23 Qershor 2024

Dy krijesa krejtësisht të ndryshme, por kanë zgjedhur të bashkëjetojnë dhe të jenë si një “familje” për njëri-tjetrin.

Kjo është historia e një gomari që u arratis nga ferma pesë vjet më parë në Kaliforni dhe është gjetur “duke jetuar jetën e tij më të mirë” përkrah një tufe drerësh të egër.

Një alpinist pa gomarin “Diesel” në mesin e drerëve dhe postoi videon në rrjetet sociale.

Pronarët Terrie dhe Dave janë të bindur se kafsha në pamje është gomari i tyre i humbur në vitin 2019. Ai duket pjesë e pandarë e tufës, i ndryshëm në fizik por ka reflekse dhe sillet si ata.