Vath Koreshi, një nga prozatorët më të mirë të letërsisë shqipe. –
Vath Koreshi, lindi në Lushnje në vitin 1936 dhe vdiq në vitin 2006, ishte një shkrimtar i shquar shqpitar.
Koreshi studioi gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Tiranes më 1964. Ai ka shkruar mjaft libra si “Dasma e Sakos”, “Rekuiem për një grua”, si edhe shumë skenarë filmash. Vath Koreshi ka qenë deputet në legjislaturën e XVI-të të Kuvendit Shiptar, ndërsa ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve1991-92.
Përvoja Profesionale
- Gazetar “Zëri i Rinisë”;
- Gazetar, “Drita”;
- Skenarist në Kinostudion “Shqipëria e Re”;
- Shkrimtar në profesion të lirë;
- Drejtor i Drejtorisë së Arteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
- Drejtor i revistës “Art”,
- Drejtor i Shtëpisë Botuese, “Onufri”
Tituj të veprave Kryesore
- Kur zunë shirat e vjeshtës –
- Dy të shtunat e Suzanës –
- Mali mbi kënetë –
- Rekuiem për një grua –
- Dasma e Sakos – novelë
- Haxhiu i Frakullës – novele
- Rrugë të bardha – skenarist/film.
- Gjeneral gramafoni – skenarist/ film
- Balada e Kurbinit edhe skenarist i filmit me te njejtin titull.
Nje vleresim nga Moikom Zeqo
studimi i veprës së tij është lënë në harresë.
“E kam një nga miqtë e mi më të shtrenjtë që kam pasur në jetë, dhe komunikimi ka qenë edhe një ditë para vdekjes…..
Kur kam qenë ministër i Kulturës, Vathi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Kulturës dhe Arteve”, tha Moikom Zeqo duke shtuar se “Kemi punuar edhe bashkë, Vathi ka qenë edhe deputet, ka qenë edhe Ministër i Kulturës. Vathi ka qenë njeriu për të cilin kam respekt të pakufishëm si të gjithë, sepse dinte të krijonte marrëdhënie njerëzore me miqtë edhe shokët si askush.
Krijimtaria e Vathit është një krijimtari jo shumë shumë e studiuar për mendimin tim. Vathi është shkrimtar që fare mirë po të botohej në gjuhë të huaja do të kishte një famë europiane e më gjerë.