3 Nentor 2023

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kreu i lëvizjes “Thurje”, Endri Shabani, tha se në Shqipëri ka ardhur koha që politika e vjetër t’i lërë vendin të resë. Shabani tha se e njëjta gjë vlen edhe për median, ç’ka u bë shkak për një debat me gazetarin Ylli Rakipi.

Rakipi – Ti je askush!

Shabani – Ama nuk kam asnjë kusur mbi supe!

Rakipi – Si mund të kesh kusure, kur nuk je askushi?

Shabani – Hapu rrugën të rinjve se ka gazetarë të rinj.

Rakipi – Le të vijnë, nuk e bëjnë dot! Unë të kam ftuar se thua të ikë Sali Berisha. Të kam thirrur të flasësh si politikan. Sa vota ke marrë?

Shabani – 11 mijë vota.

Rakipi – Asgjë nuk janë, ti je një hiç. Përse do vish për shqiptarët? Ti je këtu dhe nuk po thua asgjë.

Shabani – Për ta shpëtuar Shqipërinë nga ju.

Rakipi – Po ca lidhje kam unë?

Shabani – Sepse ti je pjesë e kësaj!

Rakipi – Çfarë përfaqëson ti?

Shabani – Përfaqësoj një brez që ka lindur dhe është rritur me ty në TV.

Rakipi – Berisha ka ikur, ti nuk vjen dot.

Shabani – Ty nuk të nderon që u thua njerëzve ti nuk vjen dot.

Rakipi – Sa vjet ke në politikë?

Shabani – Dy!

Rakipi  – Sa votues ke?

Shabani – Janë 11 mijë njerëz që nuk të kanë dëgjuar ty.

Rakipi – Jam i sigurt që më kanë dëgjuar se audienca ime është më e mira.

Rakipi -Pse më gënjen mua kam dy vjet në politikë. Ke qenë me Kreshnik Spahiun.

Shabani – Kur AK u bë parti nuk kam qenë anëtar. Kam mbështetur kauzat e tyre.

Gazeta Sot