-Personat e punesuar dhe punedhenesit e tyre jane te detyruar te paguajne kontribut per semundje,barrelindje dhe pensione ne nje shume qe varet nga paga e tyre totale (bruto). Kontributi nuk mund te caktohet nen nje page minimale dhe mbi nje page maksimale mujore.
Punedhenesit detyrohen te paguajne kontribut per aksident ne pune e semundje profesionale dhe per papunesine.
Personat ekonomikisht aktive jane te detyruar te paguajne kontribut mujor per barrelindje dhe per pensione ne masen e nivelit baze.
Personat e vetepunesuar ne bujqesi jane te detyruar te paguajne kontribut per barrelindje dhe per pensione. Masat dhe kriteret caktohen nga Keshilli i Ministrave. Shteti paguan kontribute ne varesi te veprimtarise ekonomike te zhvilluar me pare per kohen qe shtetasi kryen sherbimin e detyrueshem ushtarak, si dhe per te gjithe kategorite e personave te percaktuar me ligje dhe me vendime te Keshillit te Ministrave.