Erion Veliaj

Erion Veliaj

Z. Erion Veliaj lindi në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979.

Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studi­met Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.

Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në sho­qërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media. Në vitin 2003, z. Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori dhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Z. Erion Veliaj drejtoi lëvizjen “MJAFT” deri në nëntor të vitit 2007. Më pas Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabi­litetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së.

Në vitin 2011, z. Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër. Z.Veliaj flet shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhën gjermane dhe atë frënge.

Erion Veliaj është kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës. Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zyrtarizuar konkurrentin e majtë, vetëm pasi PD shpalli kandidatin e saj, mjekun Halim Kosova. Shefi i ekzekutivit e deklaroi Veliaj si kandidatin përfaqësues të së majtës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës, pas takimit që pati në selinë e majtë, me deputetët e qarkut të Tiranës.

  • Erion Veliaj behet sot kryebashkiaku i ri i Tiranes

    Me shume mundesi, Erion Veliaj brenda javes se ardhshme do hyje ne Bashki. Kjo pasi sot ai pritet te certifikohet fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndersa me pas, duke lene edhe hapesiren kohore te ndonje ankimimi te mundshem ne Kolegj te ndonje subjekti zgjedhor...

  • Veliaj kryebashkiaku i ri i Tiranes: Ftoj Kosoven per bashkepunim

    Erion Veliaj, i cili la postin e tij ne krye te Ministrise se Mireqenies Sociale per te garuar ne zgjedhjet vendore, eshte kryebashkiaku i ri i Tiranes. Kandidati i majte eshte zgjedhur si kryebashkiaku i ri i kryeqytetit me nje rezultat rekord, perballe pese kandidateve te tjere, te cilet ishin pjese e gares.

  • Rama: Veliaj do te beje per Tiranen, me shume se une

    Kandidati i majte per bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, mbylli fushaten e tij per kryeqytetin. Ne takimin e tij permbylles ne sheshin 'Nene Tereza', Veliaj theksoi se Tirana sot ka nje standard te ulet te sherbimit.

  • Topi me Veliajn ne Baldushk: Shans i madh per te shpalosur vizionin e tij

    Kandidati i Aleances per Shqiperine Europiane per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, dhe kryetari i Frymes se Re Demokratike, Bamir Topi, zhvilluan nje takim me banore e simpatizante te FRD ne zonen e Baldushkut, ku edhe theksuan faktin se zgjedhjet e 21 qershorit jane zgjedhje te cilat e afrojne me shume qytetarin me pushtetin vendor.

  • Erjon Veliaj inspekton punimet ne 'Selman Stermasi'

    Kandidati i mazhorances per bashkine e kryeqytetit ka qene dje prezent ne stadiumin 'Selman Stermasi', ku eshte njohur nga afer me projektin tashme te vene ne zbatim per rikonstruksionin e ketij impianti.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama