Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve. Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha mardhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenjeve njerëzore, qenjeve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenjeve njerëzore dhe politikave të prodhimit. Definicioni i mësipërm është një nga shumë definicionet e formuluara nga ana e ekonomistëve eminentë botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror. Një definicion ekonomik nga një definicion tjeter ndyshon varësisht nga periudha se kur është bërë ai definim apo edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë definim.