Treguesi ekonomik

Treguesi ekonomik

Statistikat ekonomike janë duke përdorur metoda të reja shkencore të grumbullimit dhe përpunimit të informacionit që lejojnë interpretimin e fenomeneve shoqërore-ekonomike. Vrojtimet me zgjedhje të përqasura më kërkesat e Komunitetit Europian, kanë bërë të mundur dhënien e informacionit për sektorin real në tërësi. Që nga viti 1998 Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve, bën pjesë në Programin Kombëtar Statistikor. Kjo anketë është më e rëndësishme për grumbullimin, përpuminin dhe publikimin e të dhënave ekonomike bazuar në aktivitetin dhe madhësinë e ndërmarrjeve. INSTAT iu ofron përdoruesve çdo vit karakteristikat dhe rezultatet kryesore të ekonomisë shqiptare nëpërmjet treguesve, të cilët për mënyrën e llogaritjes së tyre, bëhen të krahasueshme në nivel ndërkombëtar. INSTAT ka bërë kujdes për zhvillimin dhe përsosjen e statistikave afatshkurtëra, duke llogaritur e publikuar një seri indeksesh si Indeksi i çmimeve të konsumit, Indeksi i kushtimit në ndërtim, Indeksi i çmimeve të prodhimit, Indeksi i Vlerës së njësisë për tregtinë e jashtme , Indeksi i shitjeve, Indeksi i tregtisë me pakicë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama