Nuk kisha parë burrë më të bukur. I gjatë, me një kostum të errët, tejet nostalgjik, sikur sapo kishte ndjerë dhimbjen e mprehtë të një brenge që s'mbyllet. Atje pranë vatrës së Piacës i çova një pyetje diskrete që e preku dhe nuk e fshehu nervozizmin kur më tha se jeta private e artistit nuk duhet të përgjohet.
Aktorja ndodhet larg shtëpisë ditën e lindjes. Më 11 Mars Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit boton albumin e karrierës në skenë dhe ekran.
Në vitin 1999 gjatë një vizite në Muzeun Arkeologjik të Selanikut u befasova kur pashë një objekt arkeologjik të jashtëzakonshëm. Një përkrenare ilire me maskën prej floriri së një të vdekuri. Datimi: Viti 520 para Krishtit. Është gjetur në ishullin e Rodit në Egje.
Breza e breza të tërë shqiptarësh kanë humbur në kujtesën e shekujve dhe mulliri i kohës i ka bluar në mekanizmat e pamëshirshëm të saj. Por, në dy Codex Beratinus, dorëshkrimet e vyera dhe të papërsëritshme, që ka ruajtur mjedisi shqiptar, ku është plazmuar kujtesa e madhe fetare e popujve, duket sikur përcillet edhe vetë fryma e këtyre njerëzve, që kanë jetuar dhe i kan
Premierë "Elektra" e Sofokliut, me regji të Adonis Filipit, nuk shfaqet nesër në skenën e Teatrit Kombëtar, siç ishte lajmëruar një muaj më parë. Drejtori i Teatrit pohon se premiera do të shfaqet mesin e javës që vjen, shtyrje kjo që bëhet për të "pasur një shfaqje më të mirë".
Nje kryeveper si “Delina” do te ngjitet ne skenen e TOB premiere ne 5 mars. Ky balet rikthet per publikun shqiptar pas 46-vjetesh, interpretuar nga mjeshtri Agron Aliaj ne rolin e Arbanit, ndersa sot ai si koreograf rrefen perjetimet e vitit 1964, kur kercente perkrah Zoica Haxhos ne rolin e Delines.
Një dokument i vitit 1951, nxjerrë nga Fondi i Komitetit Qendror të PPSh-së, "Mbi shkruarjen e fjalëve të huaja ashtu siç fliten në gjuhën shqip", të nënshkruar nga Nexhmije Hoxha dhe Bedri Spahiu, hedh dritë mbi historinë e marrëdhënieve midis drejtshkrimit të emrave të huaj dhe depërtimit të mendësisë totalitare në shqipen publike.
Rita Bumi Papa, poetesha greke, kishte mbërritur në Pogradec. Në mbrëmje ne ndodheshim te Lasgush Poradeci. Ai kishte një muaj që përgjonte ardhjen e mjellmave nga Ohri. Ato ende s'kishin fluturuar mbi liqen, sepse nuk kishte ardhur ende nata e shenjtë e qirinjve që lundrojnë mbi ujë. Vetëtin në Mal të Thatë dhe dëgjohen krojet.
Studiuesit e letërsisë evidentojnë gjurmët e qytetit dhe modeleve që enden në veprat e autorëve shqiptarë të shekullit të njëzetë. Konica hap dialogun, Kadare e dominon. Me botimin së fundit të akteve të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare "Letërsia dhe qyteti" mbajtur në vjeshtë 2009, kemi një panoramë ku studiues të letërsisë evidentojnë gjurmët e qytetit dhe modeleve
Koreografi Agron Aliaj e rikthen baletin 46 vite më pas me një fizionomi të re: personazhe njerëzorë dhe koreografi të kohës në një libret të çliruar nga shabllonet e luftës. Ishte shkruar më 1964 nga Zadeja dhe Kanaçi. Në versionin e ri triptik dhe legjendat e Doruntinës dhe Norës
Yll i kinemasë pa zë, protagoniste në filma "Mata Hari" dhe "Mbretëresha Kristinë". Po edhe diva e trembur dhe e rezervuar.
Nuk dihet koha e saktë si dhe vetë procesi se si njerëzit filluan të mësojnë të rrëshqasin mbi akull edhe pse arkeologët besojnë që ky aktivitet ka qenë gjithmonë mjaft i përhapur. Fakti që patinazhi në akull ka qenë i përshtatshëm dhe efikas për të kaluar hapësira të gjera dhe të akullta është dëshmuar edhe në bazë të gjurmëve arkeologjike
A keni pare nje gje te tille me pare? Sot do t’iu prezantojme me nje instrument muzikor te pashoq ne llojin e tij, jo per nga funksioni, por per nga madhesia. Kjo qe po shikoni eshte lahuta me e madhe, qe ndodhet aktualisht ne odat e rapsodeve. Ajo eshte e larte 2 metra e 5 centimetra. Po cili eshte personi qe ka gdhendur nje objekt te tille? Ai quhet Pjeter Vukaj dhe njihet ne te gjithe zonen e
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.