Fabula

Fabula

Fabula e ka prejardhjen nga Lindja, sic e kane edhe vet brezat njerezor. Apologjia greke permban shpesh prejardhjen e saj siriane ose egjiptiane me simboliken qe perdor, hyjnite dhe gjeografine, por nuk ndryshon shpirtin e vet. I pari dhe me i famshmi prej fabulisteve te lashte greke, ishte Ezopi. Vet qenia e tij eshte fabul. Deshmite e shkrimtareve te lashte (me e hershmja ajo e Heroditit) na paraqesin si atdhe te tij Samon, Sardis, Mesimvrine e Thrakes ose Frijian dhe shtojne se ishte skllav i nje banori te Samos, i cili I fail lirine. Ezopi jetoi ne shekullin e VI p.e.r. (620?-560?). Edhe nese ka ekzistuar ose jo, Ezopi nuk eshte nje artist qe kultivon fabulen si nje gjini letrare, por e perdor ate nepermjet veprimtarise shoqerore , me rrefenjat e tij kerkon te ndikoje ne jeten e bashkeqytetareve te tij per ta perdorur ate ne te mire te tyre. Kafshet fitojne perfundimisht vleren e simbolikes se tyre si perfaqesues te nje virtyti njerezor ose ceni. Megjithate kalimi nga pershkrimi konkret dhe i hollesishem i kafsheve ne fabul, ku personazhe jane kafshet, ne te cilen thjeshtesia praktike u ebe klasike me Ezopin, duhet te interpretohet tek egjyptianet. Ata verrejten se kafshet, te drejtuara nga instikti i tyre, duket se i nenshtrohen nje shtrirjeje sovrane, tek kafshet njohja baze karaktersitike shperfaqet me qarte se tek njeriu, keshtu egjiptianet mbajten vetem karakteristikat me te dukshme te sjelljes se tyre, kurse per te tjerat besuan me shume dukurite sesa te verteten, prej kesaj rrjedhin percaktime te pashpjegueshme: perse gomari, i cili mund te misheronte zellin dhe durimin, u be simbol i pamundesise? Perse delja u be simbol i butesise dhe urtesise kunder marrezise dhe peruljes?Qysh prej asaj kohe ujku eshte nje perfaqesues i egersise, dhelpra e dinakerise, ariu i papjekurise dhe marrezise etj.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama