Pas operacionit diten e katert te Policise se Shtetit ne Lazarat, kryeministri Edi Rama eshte shprehur krenar, duke thene sot se ajo po i ngre koken lart Shqiperise ne Evrope, duke e fshire Lazaratin nga harta evropiane e droges.
Policia ka vijuar edhe sot aksionin e gjere antidroge ne Lazarat. Rreth 800 forca policie perfshire forca te FNSH, Delta force, RENEA dhe forcat speciale nga Tirana, Durresi, Gjirokastar, Shkodra kane zbarkuar edhe sot ne fshatin e droges.
Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro do te zhvilloje nje vizite pune ne Torino ne datat 16 dhe 17 qershor. Priten takime te rendesishme dhe te vlefshme per marreveshje dypaleshe ne fushen e kultures, si takimi me Kryetarin e Bashkise se Torinos, njekohesisht kryetar i Shoqates se Bashkive Italiane (ANCI) Piero Fassino, i shoqeruar nga Asesori i Kultures, Maurizio Braçialarghe.
Razip Mahmutaj, i akuzuar si kryesuesi i grupit kriminal qe qelloi me arme ndaj policise dhe grupit te xhirimit te televizionit A1 REPORT mohoi dje se ishte i implikuar ne keto ngjarje. Ne nje lidhje telefonike, Mahmutaj tha se nuk ka lidhje me kete ngjarje dhe se ne momentin e perplasjeve me arme ka qene duke kullotur bagetine.
Kryeministri i Britanise se Madhe, David Kamerun do te mbeshtese dhenien e statusit kandidat per Shqiperine ne vendimin qe Keshilli i BE-se pritet te marre pas 10 ditesh. Por, disa media ne Britani e shohin kete vendim si te rrezikshem.
Njekohesisht me operacionin antidroge te policise se shtetit ne Lazarat, autoritetet greke, ne alarm per sasine e madhe te droges nga vendi yne, po patrullojne me mjete nga ajri ne brezin kufitar me Shqiperine per te parandaluar trafikun e mundshem te droges.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, te shtunen e kaluar me 7 qershor ka bere te ditur se, do te organizoje nje konference te profilit te larte, dedikuar integrimit te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian.
Auditori A103 ne godinen e fakultetit Ekonomik ne Universitetin e Tiranes ndryshe nga zakonisht diten e djeshme ishte i zbrazet.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.