Kryeministri, Edi Rama ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha e ka percaktuar ekipin per te cilin ben tifozllek. Rama ben tifo per Italine dhe ne keto momente ai po ndjek ndeshje Itali-Uruguai ne nje nga pub-et ne kryeqytet.
Presidentja e Republikes se Kosoves, Atifete Jahjaga, uroi sot presidentin e Republikes se Shqiperise, Bujar Nishani, per marrjen e statusit kandidat te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Jahjaga theksoi se marrja e statusit kandidat, eshte nje mirenjohje per perkushtimin e qytetareve te Shqiperise per rrugen evropiane dhe ndertimin e nje shteti te qendrueshem e te perparuar.
Marrja e statusit te vendit kandidat do te jete nje hap me shume, qe e çon Shqiperine me prane Bashkimit Evropian. Pervec kesaj, marrja e statusit do te nxise me tej Shqiperine per te vazhduar procesin e reformave te integrimit Evropian.
Stefan Fyle eshte lajmesi me i mire sot per Shqiperine. Ai ka preferuar ta jape lajmin e shumepritur per statusin i pari dhe ne gjuhen shqipe. Ne Teitter ai ka shkruar ne gjuhen shqipe: Shqiperia urime per statusin e kandidatit miratuar nga ministrat, njohje e perpjekjeve per reformat, nxitje per me shume!.
Arrihet marreveshja miqesore per zgjidhjen e situates ndermjet qeverise shqiptare dhe CEZ. Pritet te investohen mbi 200 milione dollare. Lajmi behet i ditur nga Ministria e Energjise dhe Industrise. Kompania CEZ do te paguaje 95 milione euro.
Ne mbledhjen e grupit te Partise Socialiste sot, kryeministri Rama kritikoi fort sistemin e drejtesise duke thene se me kete sistem, anetaresimi ne BE eshte teper i veshtire. Nje vit pas fitores se zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit, grupi i Partise Socialiste, u mblodh per te diskutuar mbi arritjet e deritanishme te qeverise.
Pas Tiranes, Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqiperise ka shenjteruar Katedralen Ortodokse te Shkodres, 'Lindja e Krishtit'.
Zbardhet projekti perfundimtar per Byrone Kombetare te Hetimit, struktura 'elite', e kerkuar me ngulm nga Kryeministri Rama dhe e cilesuar si FBI-ja shqiptare.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.