Gazetari Kastriot Myftaraj, i njohur per teorite e tij te konspiracionit, me daten 6 te ketij muaji, kishte publikuar nje shkrim ku fliste per konfliktin e biznesmenit, tashme te vrare, Artan Santon, me biznesmenin Irfan Hysenbelliun.
Sipas hetimeve mbi vrasjen e bankierit te njohur Artan Santo, motori pa targa prej dy javesh kalonte lehtesisht prane institucioneve te itinerarit te perditshem qe Santo kryente nga banesa prane Liceut Artistik, per ne zyren e tij ne zonen e ish-bllokut, nje rruge kjo e pajisur me forca te policise rrugore.
Te shtenat vrastare i ka ngaterruar fillimisht me fishekzjarre. Por me pas, ka pare nje njeri koke e kembe ne te zeza, qe qellonte mbi drejtorin e bankes. 'Polici po fliste me radio dhe iu vu nga pas' Deshmitare te shumte te krimit mafioz kunder Artan Santos kane ngaterruar fillimisht zhurmen e plumbave me fishekzjarret.
Veprimet dhe mosveprimet e uniformave blu jane vene nen “siten” e policise, te konsideruara se i dhane perparesi autoreve per te realizuar ekzekutimin mafioz te bankierit 58-vjeçar Artan Santo me gjashte plumba ne drejtim te tij, por qe njeri rezultoi fatal duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.
Vrasja mafioze e biznesmenit njeheresh bankierit te njohur Artan Santo ne qender te Tiranes, ka shtyre policine dhe prokurorine e kryeqytetit te hetoje ne disa pista hetimore, te cilat flasin rreth aktivitetit tregtar ne Shqiperi dhe Kosove.
Dy persona jane arrestuar nga forcat e policise, ne Fushe-Kruje, te cilet dyshohen te kene lidhje me vrasjen e biznesmenit, Artan Santos. Personat jane pronari i motorit me te cilin u krye ekzekutimi, dhe pronari i nje pike servili.
Pasi kane humbur gjurmet pas ndjekjes se policise, dy atentatoret kane braktisur mjetin motor tip 'Scooter' ne rrethinat e daljes se Fushe Krujes. Policia me te marre njoftimin ka mberritur menjehere ne vendin ku ishte braktisur mjeti dhe ka nisur hetimet per te zbardhur ndonje detaj te mundshem per verifikimin e autoreve.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.