Kryeministri Edi Rama i ka derguar nje leter kryetarit te opozites, Lulzim Basha, ku i ka kerkuar qe te bashkepunoje per te rritur konsensusin per reformen territoriale.
Ne korrik te vitit 2010, Parlamenti miratoi nje Akt Normativ te Qeverise qe i dha te drejten kompanise publike Albpetrol te shiste naften e saj ne treg me cmimet e burses.
Gjate dites se enjten udheheqesit evropiane u takuan ne Bruksel per te diskutuar per sanksione te metejshme kunder Rusise. Deri tani BE-ja ka vendosur kufizime financiare dhe ndalimin e levizjes ndaj 21 zyrtareve ruse dhe ukrainas, por tani eshte qendruar larg ndonje sanksioni ekonomik ne shkalle te gjere.
Diten e sotme pritet qe ne seancen plenare te Kuvendit te Shqiperise te diskutohet ligji antimafie, i propozuar nga Ministria e Drejtesise. Por, qe ne fillim diskutimi ka nisur me perplasje dhe ofendime mes te majte dhe te djathteve. Deputeti i djathte Sali Berisha e ka nisur me fjale fyese dhe pa etike drejtuar kryeministrit Rama.
Prefekti i Tiranes, Sadi Vorpsi, i ka bere thirrje sot bashkise se kryeqytetit qe te shpronesoje te gjithe qytetaret, te cilet preken nga ndertimi i bulevardit te ri. Vorpsi shtoi me tej se kerkesa e qytetareve te Tiranes per shpronesimin e pronave te tyre eshte e drejte.
Nenkryetari i Bashikse se Tiranes, Eno Bozdo akuzoi qeverine per bllokimin e punimeve te Bulevardit te ri. Ai tha se kryeministri ka urdheruar Inspektoratin Ndertimor Urbanistik qe te nderprese punimet per vazhdimin e ndertimit te bulevardit.
Perplasjet mes te majteve dhe te djathteve kane vazhduar ne seancen parlamentare, edhe pas largimit te nje grupi deputetesh te mazhorances. Debati ka vazhduar mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te republikaneve, Fatmir Mediu, ne lidhje çeshtjen e pronave dhe ate te perndjekurve.
Ambasadori rus ne vendin tone, Leonid Grigorieviç Abramov, ka dale ne nje konference per shtyp ku ka shprehur keqardhjen per qendrimin e Tiranes zyrtare ne lidhje me çeshtjen e Krimese. 'Mund te shpreh vetem keqardhje dhe Shqiperia e di shume mire parimin e vetevendosjes dhe sa i rendesishem eshte ky parim per nje jetese normale te popujve'.
Kerkesat e shqiptareve per azil politik ne Gjermani jane te shumta dhe jane kthyer ne nje shqetesim per kete vend. Keto deklarata i ka bere ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, ne nje takim me zevendesministren e Brendshme, Elona Gjebrea.
Lideri i LPD-se, Jonuz Msliu, ka deklaruar ne nje interviste per 'Presheva jone' ka thene se, 'nese Krimeja e Ukraines do t'i bashkengjitet Rusise, duke u thirrur ne referendum, kjo gje lehteson proceset ne Luginen e Presheves per bashkim me Kosoven, sepse ne me heret kishim referendum te tille per kete,' Deklarata Msliut, i cili bere nje krahasim paralel mes Lugines se Presheves dhe Krimese nuk
Partia Demokratike ka akuzuar serish kryeministrin Edi Rama se puneson njerez me precedente penal. Zedhenesja e selise blu, Laura Vorpsi, ka deklaruar se Drejtori i Zyres se Punesimit ne Kavaje eshte person i shpallur ne kerkim nderkombetar nga prokuroria dy vite me pare, me akuzen e kontrabandes.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.