Duket se shteti fqinj, Greqia, do te jete shteti i radhes, i cili do te njohe pavaresine e Kosoves. Kete e ka bere me dije ambasadori i Greqise ne Kosove, Dimitris Moschopoulos, ne nje interviste per te perditshmen kosovare 'Koha Ditore'.
Mazhoranca votoi dje e vetme ndryshimet ne ligjin 'Antimafia'. Vendimi i Komisionit te Sigurise erdhi pas debateve te ashpra lidhur me hetimin e zyrtareve te larte. Opozita kundershtoi draftin me argumentin se ai nuk heton realisht zyrtaret e larte, por eshte vetem nje menyre per te ushtruar presion mbi pushtetin gjyqesor dhe prokurorine.
Presidenti i Rusise, Vlladimir Putin, vazhdon te krahasoje Krimene me Kosoven, duke thene se populli i republikes autonome te Ukraines ka te drejte te vendose per te ardhmen e vet, po aq sa kishte Kosova ne vitin 2008.
E perditshmja e Bostonit 'The Christian Science Monitor', ne nje analize krahasuese midis Kosoves dhe Krimese, shpjegon dallimet dhe argumentin qe sjelle presidenti rus, Vladimir Putin dhe kundervenien e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila e quan nje krahasim 'te turpshem'.
Çeshtja e punesimeve ne administrate sjell perplasjen e radhes mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputeteve te grupit parlamentar te socialisteve. Kryeministri, ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura, ka diskutuar ne mesditen e djeshme te grupit socialist per ecurine e punesimit ne administrate dhe po keshtu per rregullat e reja qe do te ndiqen per kete ceshtje.
Zyrtaret amerikane raportojne se kthesa e pare drejt perendimit qe e devijoi fluturimin e 'Malysia Airlines' nga drejtimi i planifikuar nga Kuala Lampur ne Pekin u percaktua me ane te nje sistemi kompjuterik, qe ishte programuar nga dikush ne bordin e avionit, i njohur per sistemet e avioneve.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjese ne ceremonine e organizuar ne kuader te 70-vjetorit te krijimit te Brigades se 7 Sulmuese ne Corovode. Sigurisht qe kjo eshte nje dite shume e rendesishme, eshte dita e 70-vjetorit te krijimit te Brigades se 7 Sulmuese, nje nga brigadat heroike te luftes.
Kriza ne Krime eshte afruar me luften, kur diten e sotme, Ukraina ka mobilizuar forcat e armatosura dhe nje ze nga armata e zjarrit e Kremlinit e ka paralajmeruar Ameriken te qendroje jashte puneve te veta, duke deklaruar: 'Ne mund t'ju kthejme ne pluhur radioaktiv!'
Raporti per vitin 2013 i Departamentit Amerikan te Shtetit tregon se Shqiperia eshte nje vendburim i marijuanes gjate viteve te fundit. Sipas te dhenave gjate vitit 2013 vleresohet se ka pasur nje volum te larte te lendeve narkotike te prodhuara.
Kosova eshte vendi me i varfer ne Evrope, por eshte parajse per politikanet. Shume nga ta i shfrytezojne pozitat ne llogari te trashjes se pasurise personale.
Qeveria shqiptare do te prese te njihet fillimisht me vendimin qe Brukseli do te marre ne qershor lidhur me statusin e vendit kandidat per Shqiperine dhe me pas te nise fazen e dyte te rekrutimeve ne Administraten Publike.
Dhimbja, hidherimi, tronditja per ndarjen nga jeta e tri motrave te vogla ka pllakosur te gjithe ata qe kane mesuar lajmin. Ndjenja qe natyrisht perjeton qindra here me te fuqishme babai i tyre, Bashkim Dobrushi qe ka humbur driten e syve te tij, qe keto dite edhe pse i derrmuar nga dhimbja, nuk ka rene asnjehere pre e ndjenjave te hakmarrjes ndaj ish te shoqes, citon 'Shqiptari i Italise'.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.