Ish-kryeministri Sali Berisha iu referua dje ne Parlament vendimit te qeverise per te shpallur firmen e Damir Fazllicit si fituese te tenderit per ndertimin e linjes se interkonjeksionit me Kosoven. Duke iu rikthyer akuzave qe kane bere socialistet kur ishin ne opozite, se Fazlliç ka lidhje me djalin e tij, Berisha pyeti nese tenderi i firmosur pak dite me pare ishte serish per Shkelzen Berishen.
Policia e Tiranes ka shoqeruar rreth 20 persona, te cilet dyshohen per atentatin e ndodhur ndaj Baki Xhabaftit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, ku nje automjet ka shperthyer rreth ores 17:00 perpara bashkise se Vores, ku mbeti i vdekur Baki Xhabaftit.
'Kompania kroate 'Dalekovod' do te ndertoje linjen ne pjesen e Kosoves ndersa kompania nga Bosnje e Hercegovina 'Energoinvest' (me pjesen kryesore te kapitalit shteteror) do te realizoje ndertimin ne pjesen e Shqiperise'-njoftoi ministria e Energjise dhe Industrise. 'Energoinvest” ka aksioner Damir Fazllicin
Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje pas mesdite nje vizite surprize ne seline e Presidences, ku eshte takuar me kreun e shtetit Bujar Nishani. Takimi qe ka zgjatur afer nje ore mes dy krereve me te larte te shtetit vjen menjehere pas perplasjeve te forta mes institucionit te Presidences dhe te Kryeministrise...
Kryeministri, Sali Berisha i ka bere thirrje qeverise qe te terhiqet nga vendimet “antikushtetuese” dhe vendimet e “padrejta”. Berisha vuri theksin tek vendimi per heqjen e licencave per transportin e qytetareve per furgonet. Berisha akuzoi qeverine se po le pa te ardhur '20 mije familje, me synimin per te vene kompani monopol' qe kane lidhje me qeverine.
Flamuri rus po valevitet sot ne disa nga institucionet me te rendesishme te rajonit te Krimese ne Ukraine.Persona te armatosur kane pushtuar ndertesat qeveritare ne kete rajon.
Gjate diskutimit ne Parlamentin grek eshte permendur edhe çeshtja e te ashtuquajturit Vorio Epir. Kryetari i partise “Greket e Pavarur”, Panos Kamenos, ka akuzuar qeverine greke se ka anashkaluar temat te rendesishme kombetare si ajo e Vorio Epirit.
Denoncimi i nje gruaje 35-vjecare ne Fier, e cila pretendonte qe vjehrri e kishte perdhunuar, ka nxjerre ne drite nje drame sociale te kesaj familje, ku nusja kishte marredhenie intime per 15 vjet me babane e te shoqit, ndersa burri e dhunonte qe nga momenti qe ajo kishte dashur te shkeputej nga vjehrri, pasi nuk e besonte nje veprim te tille.
Rezervat e naftes ne zonen e Shpiragut mund te arrijne nga 500 deri ne 800 milione fuçi. 'Oil and Gas Investments', nje institut kerkimor kanadez ne fushen e energjise thote se ky mund te jete nje nga zbulimet me te rendesishme te naftes ne rajon per vitet e fundit.
Presidenti i Rusise, Vladimir Putin ka dhene nje urdher urgjent per testimin e gatishmerise se trupave kombat te forcave te armatosura ne perendim te Rusise. Lajmi raportohet nga 'Interfax' dhe agjenci te tjera informative ruse. Nje veprim i tille cilesohet si tregim muskujsh nisur nga tensioni ne Ukraine.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.