Diten e sotme ishte parashikuar te zhvillohej seanca e pare gjyqesore ndaj kryebashkiakut te Vlores, Shpetim Gjika pas transferimit te dosjes se tij ne Tirane, por kjo seance, me gjithe pranine e kryebashkiakut dhe te pandehurve te tjere ne dosjen 'Gjika' eshte shtyre per shkak te mungese se deshmitareve.
Nje ish-deputeti evropian nga Sllovenia eshte denuar me dy vjet e gjysme burg dhe me nje gjobe prej 32 250 eurosh, pasi kishte pranuar te modifikonte ligjet evropiane kundrejt nje pagese.
Nje Gjykate ne Beograd denoi sot nente persona me gjithsej 106 vjet heqje lirie nen akuzat per krime lufte kunder shqiptareve gjate luftes ne Kosove. Te nente pjesetare te formacionit para-ushtarak serb te njohur si 'Cakajte', u denuan per vrasjen e mbi 120 civileve shqiptare ne fshatrat Lubeniq, Zahaq, Pavlan e Qyshk te komunes se Pejes, ne Kosoven perendimore ne pranveren e vitit 1999.
Republikani Eliot L. Engel eshte iniciatori i letres se autorizuar nga republikani Michael Turner, leter e cila inkurajon Sekretarin e Shtetit Amerikan, John Kerry, qe zgjerimi i NATO-s te jete prioritet i SHBA-ve para Samitit 2014 te NATO-s.
Projekti i gazsjellesit Trans Adriatik, TAP, eshte investimi me i madh i ketyre 23 viteve ne Shqiperi, me nje vlere qe i tejkalon 1 miliard euro. Por International Balkan News Agency ka pyetur kryeministrin Edi Rama dhe ish- kryeministrin per kete ?eshtje dhe duket se ka nje problem, qe mund ta lere Shqiperine duarthate nga ky projekt.
Marion Mitro, ish-punonjesi i INUV-it te Bashkise se Vlores, i arrestuar si nje nga porositesit e atentatit ndaj Besnik Dervishit, i ka kerkuar nje takim prefektit diten qe eshte arrestuar Julian Sinanaj me urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda.
Sherbimi Informativ Shteteror duhet te reformohet ndersa Presidenti duhet te korrigjoje mangesite e tij ne kete drejtim. Pohimi vjen nga ish-Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu.
Brenda 24 oreve te fundit ne Universitetin publik te Kosoves 'Hasan Prishtina' kane ndodhur disa doreheqje. Pas doreheqjes se mbrmmshme te rektorit te UP-se, Ibrahim Gashi dhe te prorektorit Nuri Bexheti, sot ka dhene doreheqje edhe i Ushtruesi i sapoemruar i Detyres se Rektorit te Universitetit te Prishtines, Naser Sahiti.
Ministria Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka bere te ditur se 96 projektues kane aplikuar ne konkursin per Vijen Bregdetare te qytetit te Vlores.
Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, dhe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Artan Didi, u ka dhene urdher strukturave te policise, qe te mos perdorin simbolet e Policise se Shtetit ne 'Facebook'.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.