Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ka nisur hetimet per disa punonjes policie, pasi dyshohet se ata kane dekonspiruar operacionin e arrestimit te vrasesve me pagese dhe bashkepunetoreve te tyre. Burimet bejne me dije se behet fjale per dekonspirimin e arrestimit te kusherinjve Genis Mehillaj dhe Andon Mehillaj, te cilet jane shpallur persona ne kerkim.
Malta iu nenshtrua presionit nga Bashkimi Europian mbi skemen e vet te re te debatueshme te marrjes se pasaportes nga nenshtetasit jo-europiane duke shtuar se tashme aplikantet duhet te qendrojne se paku nje vit ne Malte ne menyre qe te fitojne te drejten.
Partia Demokratike ne nje deklarate per mediat disa minuta me pare denoncoi kercenimin e deputetit Mark Frroku ndaj deputetes Jozefina Topalli. Zedhenesja e PD-se, Laura Vorpsi tha se Topalli eshte shantazhuar nga Frroku fill pas seances se djeshme parlamentare ky Topalli I kerkoi edi Rames te pozicionohet per deputetin Frroku, per te cilin mediat belge thone se akuzohet per vrasje.
Debati i mbremshem ne 'Opinion', ku ishte i ftuar ministri i Brendshem, Saimir Tahiri dhe perballe tij ishin gazetare dhe analiste ka shkaktuar shume reagime ne rrjetet sociale. Shumica kritikonin Artan Hoxhen, i cili ishte nje nga debatuesit me te zjarrte me Tahirin.
Nje nga bashkepunetoret me te ngushte te Julian Sinanaj ka fituar statusin e te penduarit, pasi ka treguar detaje te hollesishme te aktivitetit te tij kriminal dhe te 31-vjecarit nga Elbasani. Ndri?im Gjokona ka treguar per hetuesit se Sinanaj kryente vrasje me pagese, ndersa klientet? e tij ishin biznesmene dhe njerez te lidhur me pushtetin.
Disa nga ngjarjet e renda kriminale kane mesazhe te qarta politike. Nje nga keto ngjarje eshte dhe vendosja e tritolit ne shtyllen e tensionit te larte. Pohimi vjen nga ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri. Gjate nje debati ne emisionin 'Opinion' perballe gazetareve, Tahiri pohon se: 'Une besoj qe ka natyre politike vendosja e tritolit ne shtyllen e tensionit te larte.
Kuvendi i Shqiperise si ?do te enjte eshte bere arene debate, fyerjesh e sharjes mes dy paleve. Protagonist i debatit te sotem ka qene ish-kryeministri Sali Berisha i cili ne fjalen e tij te gjate ka akuzuar ministrat e rinj te qeverise 'Rama', te cilet kane replikuar pas tij me kunder akuza.
Nje i penduar ka treguar zinxhirin e vrasjeve me pagese dhe eksploziveve te vendosur ndaj zyrtareve qendrore dhe lokale, duke bere terror per nje kohe te gjate.
Greqia eshte vendi i katert ne radhe sa i takon shkembimeve tregtare me vendin tone. Vendin e pare e mban Italia me 37%, thuhet ne te dhenat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Ne vend te dyte eshte pozicionuar Turqia me 7.2% te totalit te shkembimeve tregtare kurse ne vend te trete eshte Kina me 6.5%. Greqia ka zbritur ne vend te katert me 6.2% te totalit te shkembimeve.
Nje minoren shqiptar ka djegur flamurin grek ne gjimnazin e nje shkolle ne Kavala. Mesohet se ndaj djalit 13-vjecar ka nisur ndjekja penale ne gjendje te lire, pasi ai nuk mund te arrestohet per shkak te moshes.
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, ka deklaruar diten e sotme se norma baze e interesit do te mbetet e pandryshuar ne nivelin prej 3 per qind. Fullani ka prezantuar sot raportin mujor te keshillit mbikeqyres se Bankes se Shqiperise, ku theksoi se ulja e normes baze te interesit u be per te stimuluar ekonomine.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.