Partia Demokratike ka akuzuar qeverine se po mashtron me te dhenat per te ardhurat ne Dogana per muajin dhjetor nderkohe qe shqiptaret po zhvaten me taksat e reja.Deputeti Florion Mima tha sot se Shqiptaret do te paguajne edhe per gjoja tejkalimet e te ardhurave.
Gjykata e Larte zbardhi dje arsyet pse pranoi kerkesen e Prokurorise se Vlores per transferimin e dosjes gjyqesore ndaj kryebashkiakut Shpetim Gjika nga Gjykata e Vlores ne ate te Tiranes. Vendimi i dates 19 dhjetor 2013 zbuloi detaje te reja nga hetimet per kryebashkiakun, nje prej te cilave fakti se ndaj tij kane paraqitur kallezim penal 68 shtetas.
Tregtaret e karburanteve dhe cigareve kane shfrytezuar rritjen e lajmeruar te taksave per te nxjerre perfitime te padrejta ne dem te buxhetit dhe konsumatoreve.
Drejtoresha e pergjithshme e Doganave, Erisa Spiropali, ka bere nje analize te punes se bere gjate tre muajve te para te qeverise se re. Ajo e cilesoi si mjaft te suksesshem tremujorin e fundit te vitit 2013, sa i perket mbledhjes se te ardhurave.
Ministria e Puneve te Brendshme ka reaguar lidhur me deklaraten e deputetit te PD-se, Arben Ristani per bilancin e krimeve ne muajin dhjetor. MB ka pergenjeshtruar Ristanin duke krahasuar te dhenat dhjetorit te vitit 2013 me ate te nje vit me pare.
Grabitjet ne seri te disa argjendarive ne qytete te ndryshme te Shqiperise, gjate vitit 2013, dyshohet se jane bere nga i njejti grup. Ngjarja e fundit datoi ne Krishtlindje, ku kater persona, te veshur si babagjysha, u futen ne argjendari dhe moren prej andej sasi te konsiderueshme flori, argjend, madje edhe gure te ?muar, me nje vlere qe kap shifrat e qindra mijerave eurove.
Ankesat e shumta qe jane depozituar se fundmi ne Polici nga drejtuesit e mjeteve per gjobat ne mungese dhe pa qene ne dijeni te tyre, sjellin reagimin e drejtuesve te Policise Rrugore. Nje urdher i fundit i drejtorit te Qarkullimi kerkon nga sherbimet e Policise Rrugore qe te mos vendosin gjoba pa ia komunikuar me pare drejtuesit te mjetit qe kryen shkeljen.
'Urime ciftit'! Kjo ka qene targa e mjetit, nga ku dyshohet se eshte telekomanduar mina qe hodhi ne ere makinen e emigrantit te ardhur nga Belgjika, me 8 shtator ne mes te dites dhe ne mes te Tiranes. Grupi i hetimit ka mundur te mbledhe te dhena ne lidhje me mjetin e dyshuar qe ka ndjekur Petrit Markun
Ministria e Financave permes nje udhezimi shpjegon drejtorite e tatimeve per procedurat qe do te ndjekin per zbatimin e paketes se re fiskale qe ka hyre ne fuqi ne 1 janar.
Megjithese i zhytur ne nje krize te thelle ekonomike, fqinji yne jugor Greqia qe prej dates 1 janar 2014 ka marre drejtimin e presidences se Unionit Europian. Gjate 6 muajve te ardhshem Qeverise greke do t'i duhet te organizoje me qindra takime, negociata komplekse dhe 13 takime te Keshillit Europian.
Vendi yne ka rritur eksportet, duke kapur shifren 21 miliarde leke ne muajin nentor te viti 2013. Sipas te dhenave ka pasur nje rritje te eksporteve me 7 per qind krahasuar me muajin nentor te vitit 2012.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.