Prokuroria e Tiranes dyshon se te gjitha veprimet e familjes Ta?i jane kryer me te vetmin qellim: pastrimin e parave. Burime nga akuza e kryeqytetit pohojne se hetimet kane filluar prej dy muajsh, ku jane mbledhur fillimisht dokumente nga bankat e nivelit te dyte per te gjitha transaksionet qe shkojne ne miliona euro.
Rezart Ta?i bashke me familjaret e tij akuzohet per evazion fiskal me dem miliona euro. Por, Taci shprehet i gatshem per t'u ballafaquar me drejtesine edhe pse akuzohet per krim ekonomik, pasi eshte ballafaquar me prokurorine edhe here te tjera. Ne nje interviste per 'Gazeten Shqiptare', Taci shprehet se, nuk do te tentoje te largohet nga Shqiperia.
Gjate mbledhjes se grupit te Partise Demokratike, kreu i te djathteve, Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj qeverise se re ne lidhje me projektbuxhetin. Ai ka thene se ky projektbuxhet vetem po renon dhe varferon popullin shqiptar. Basha shtoi se, te gjithe pensionistet, invalidet, pronari i nje biznesi ndihen te humbur ne paketen fiskale hileqare dhe te padrejte te qeverise.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot nje bashkebisedim me qytetaret ku ka zbardhur paketen fiskale dhe ndikimin e sistemit te ri fiskal. Rama ka shpjeguar se masat e ndermarra kane qene te kushtezuar prej borxheve te mbartura nga qeveria e meparshme.
Greqia ia ka ngrire financat shteteror partise se ekstremit te djathte Agimi i Arte. Politikanet greke e kane mbeshtetur vendim, i cili u mor pasi gjashte nga 18 deputetet e kesaj partie jane ne hetim per ngritjen e nje organizate kriminale. Mes tyre eshte edhe kreu i partise, Nikos Mikaloliakos.
Ne prag te diskutimit ne parim te buxhetit dhe paketes fiskale, edhe biznesi i vogel ka dale kunder qeverise per rritjen e taksave per vitin 2014. Ne nje tryeze te organizuar nga Partia Demokratike, perfaqesues te biznesit te vogel kane ngritur shqetesimin e ndryshimit te nivelit te disa taksave, prej te cilave ata preken direkt.
Buxheti i vitit 2014 parashikon nje rritje me me shume se 420 milione dollare tek te ardhurat, nese krahasimin e bejme me vitin 2013. Ne Komisionin e Ekonomise, ministri i Financave Shkelqim Cani mbrojti projektin duke dhene argumente per pjesen e te ardhurave.
Ekonomia, punesimi, politikat sociale dhe ato detare, per zhvillimin e burimeve energjitike, dhe ?eshtjet e emigracionit perbejne fokusin e presidences greke. Me pas vjen 'kryeprioriteti i zgjerimit', sipas zevendesministrit te Jashtem grek, i cili permendi me entuziazem nisjen e negociatave me Serbine ne Janar.
Ne nje samit ne Bruksel, kryeministri britanik do te nxise homologet e tij, lideret e BE, te nxjerrin mesime nga gabimet e bera kur Rumania dhe Bullgaria u bashkuan me bllokun 28 anetaresh ne vitin 2007.
Athina zyrtare ka perkrahur ne takimin e ministrave te Jashtem ne Bruksel, dhenien e menjehershme te statusit kandidat per anetaresim Shqiperise. Keshtu behet me dije ne nje njoftim te ministrise se jashtme grek, sipas te ciles ministri Venizelos ka udhezuar ambasadorin e Greqise ne Tirane qe t'ia komunikoje kete qendrim qeverise shqiptare.
Nje sasi eksplozivi eshte vendosur ne nje lokal ne kryeqytet, tre muaj pas plagosjes me arme te pronarit te ketij biznesi. Emigranti 29-vjecar i kthyer vetem prej pak kohesh nga Anglia, sulmohet serish nga persona ende te panjohur.
Gjykata e Apelit Tirane vendosi lenien ne fuqi te akuzes 'vrasje nga pakujdesia' ndaj biznesmenit kosovar Azis Kelmendi, i akuzuar per ngjarjen ku humbi jeten kengetarja Elsina Hidersha, e njohur si Emmy.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.