Kombëtares spanjolle iu rezervua një pritje heronjsh, në kthimin e tyre në atdhe pasi rishkruan historinë e futbollit botëror. Me suksesin në finalen e Euro 2012, të fituar 4-0 përballë Italisë, kombëtarja iberike u shndërrua e para në histori që arrin të fitojë në tre kompeticione të mëdha radhazi (dy Europianë dhe një Botëror).
Mbreti Juan Carlos, nga ana e tij, e cilësoi suksesin e kombëtares si një “moment të lavdishëm të kombit spanjoll, një shprehje e lartë uniteti dhe krenarie, në një moment të vështirë për shumë bashkëkombas të tyre”.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.