Majlinda Kelmendi, Majlinda praktikon sportin e Judos dhe konkuron në kategorinë e peshës 52 kg. Majlinda jeton në Pejë ku ndjek studimet në Fakultetin Ekonomik në vitin e dytë dhe njëkohësisht zhvillon stërvitje e ndjekur nga trajneri i saj Driton Kuka. Majlinda është një nga sportistet e cila ka praktikuar stërvitjen dhe nëpër qendra të tjera stërvitore si në Zvicër dhe Slloveni, çdo herë para aktiviteteve të rëndësishme kualifikuese për Olimpiadë. Aktualisht Majlinda është klasifikuar sipas listës së Federatës Ndërkombëtare të Judos në vendin e V-të.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.