Pas polemikave është arritur marrëveshja. Pak orë përpara përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit 2001, është arritur një pakt që i hap rrugën përfundimit të Muzeut Përkujtimor në Ground Zero, aty ku ngriheshin dy kullat binjake të Nju Jorkut. Muzeu, i krijuar për të dokumentuar sulmet terroriste dhe për të nderuar kujtimin e pothuajse 3 mijë viktimave, duhej të ishte hapur këtë muaj, por ndërtimi u ndërpre një vit më parë për shkak të një përplasjeje në lidhje me se kush do të paguajë dhe menaxhojë memorialin.
Marrëveshja zgjidh në letër problemet që kanë të bëjnë me koordinimin dhe financimin e zonës, por nuk shkon në detaje. Për më tepër, jo vetëm nuk është e sigurtë nëse struktura prej 1 miliard dollarësh mund të përfundojë brenda vitit 2013, por mbeten edhe polemika mbi kostot e projektit.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.