Jemi në shtator të vitit 2012 dhe pamjet e mbrëmjes të së mërkuarës ku derbi Tirana-Partizani, rikujtojnë edhe një herë se në kampionatin tonë historia dhe tradita, nuk humbet. Me një skuadër thuajse anonime, por me një grupim tifozësh prej disa mijërash, Partizani zbriti përballe skuadrës më të sukseshme shqiptare, Tiranës, në "Qemal Stafa" aty ku përballë gjenden edhe mijëra tifozë bardheblu. Një klasike që mungonte prej më shumë se 3 vjetësh.
Shumë shpejt Tirana tregon supermaci në lojë dhe kalon në avantazh, por Partizani, nuk zhgënjen tifozët e pranishëm në stadium. Një kundërsulm i tyre sjell penalltinë e golit të barazimit, ndërkohë në tribuna tifozeritë janë të papërmbajtura, duke treguar dhe një lloj malli për njëra-tjetrën, duke qenë se bëhet fjalë për skuadrat më të mëdha e më të suksesshme të historisë së futbollit shqiptar.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.