Jemi në shtator të vitit 2012 dhe pamjet e mbrëmjes të së mërkuarës ku derbi Tirana-Partizani, rikujtojnë edhe një herë se në kampionatin tonë historia dhe tradita, nuk humbet. Me një skuadër thuajse anonime, por me një grupim tifozësh prej disa mijërash, Partizani zbriti përballe skuadrës më të sukseshme shqiptare, Tiranës, në "Qemal Stafa" aty ku përballë gjenden edhe mijëra tifozë bardheblu. Një klasike që mungonte prej më shumë se 3 vjetësh.
Gjithsesi ajo që bëri më shumë përshtypje për këdo që ishte i pranishëm në këtë derbi të kryeqytetit ishte atmosfera gati nostalgjike për ata që jo vetëm kanë ndjekur derbin klasik të Shqipërisë, por për të gjithë ata që kanë ndjekur dhe e ndjekin ende Superligën. Stadiumet bosh shpesh prej nivelit apo edhe dënimeve të justifikohen me rivalitetin e trasmetimit të ndeshjeve europiane në të njëjtën orë.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.