Uragani "Sandy", tashmë i klasifikuar si stuhi tropikale vijon të shkaktojë dëme dhe viktima në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të paktën 16 persona rezultojnë të vdekur ne SHBA dhe një tjetër person ka vdekur në Kanada, si pasojë e motit tepër të keq.
Rrugët e New York-ut janë mbushur me ujë dhe metrotë janë bllokuar keqazi, aq sa paniku dhe frika më e madhe është që për ditë të tëra qarkullimi në qytet do të jetë i paralizuar.Autoritetet thonë se do të duhen ndoshta edhe katër ditë që të eliminohet totalisht uji në metro.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.