Edhe pse u bene 23 vjet nga renia e Murit famekeq te Berlinit (9 nentor 1989), ende sot, ne epoken e globalizimit ekzistojne me dhjetera mijera km çimento muresh qe ndajne shtete, territore, familje dhe popuj te tere. Mure per te mbrojtur dhe mure per te pushtuar, barrikada betoni dhe tela me gjemba, krijesa super-teknologjike dhe konstruksione me rere apo kanaçe, pengesa qe bien e te tjera ne ndertim e siper, me karakter racist, fetar, ekonomike apo politik. Ne te njejten kohe kaq te ngjashme dhe po kaq te ndryshme, muret moderne, ngritur per te mbrojtur kufijte, aneksuar territore, luftuar emigracionin ilegal dhe terrorizmin kane nje gje te perbashket: ndajne boten.
Bastioni i Izraelit Muret e Izraelit jane ne rritje dhe jane bere gjithnje e me teknologjike. Muri qe daton nga viti 2002, i ashtuquajtur ebarriera e sigurisee me Bregun Perendimor; me 730 kilometra e tij te gardhit dhe betonit qe gjarperon permes lagjeve te Jerusalemit dhe Betlehemit , ne 85% te tij ky mur pershkon territorin palestinez dhe vetem 15% ndodhet ne afersi te vijes kufitare. I krijuar fillimisht me synimin per te ndare shtetin hebre nga territoret e Bregut Perendimor, per ta mbrojtur ate nga sulmet e mundshme terroriste, ne realitet, muri prej betoni me lartesi 8 meter deperton edhe pertej evijes se gjelbere te vendosur nga Kombet e Bashkuara ne vitin 1967, duke krijuar keshtu ishuj palestinezet brenda territorit izraelit. Per kete arsye, ne vitin 2004 muri i Izraelit u vleresua ene kundershtim me ligjin nderkombetare nga Gjykata e Drejtesise e OKB-s
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.