flamuri shqiptar ka bere xhiron e botes gjate gjithe dites se djeshme. Ne faqet online, por edhe ne youtube, shqiptaret kane postuar festimet e tyre per 100-vjetorin e Pavaresise, ne vendet ku ndodhen si emigrante. Eventi i pagezuar “100 vjet! Gezuar Shqiperi!” Ne Shtetet e Bashkuara, me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise, tabelat elektronike ne sheshin Times Square ne Manhattan do te shfaqin flamurin shqiptar dhe ne shesh do te jepet nje koncert me kenge dhe valle shqiptare.
Vlora thyen rekord ne 100-vjetorin e shpalljes se Pavaresise. Rreth 1 milion banore mbushen dje sheshin dhe rruget kryesore te qytetit, duke e shnderruar festen ne nje pelegrinazh madheshtor per flamurin kombetar. Ishte tejet e veshtire per t’u futur ne Vlore, megjithate qytetaret nga te gjitha trojet shqiptare ia dolen mbane. Dikush me makine, me tren, me motore, me biçikleta, me kuaj e deri edhe me kembe, shqiptaret me ne fund u bashkuan per nje dite dhe u perqafuan ne jubileun shekullor te Pavaresise pa dallime krahinore, politike e fetare.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.