Simbole dhe objekte pagane ne nje fshat te qytetit te Pukes qe deshmojne per ritet e lashta qe po perjetohen nga brezi i fundit
Ne gusht te vitit 2008 u evidentua, se prane kishes se Arst-Miliskaut ne Rrethin e Pukes, ruhet nje dere druri e gdhendur e viteve 1800. Dera u gjet e permbusur ne balte e rrezikuar qe nga kalbja te shkaterrohej plotesishte. Dera ka qene e kishes qe ne fillimet e viteve 1800, dhe eshte rivendosur edhe pas riparimeve qe i jane bere ngrehines disa here gjate shekujve te fundit. Ajo paraqet mjaft interes per traditen e dekoracionit arkitektonik te faltoreve te lashta dhe te kishave ne Shqiperine e Veriut. Ne vendin tone ruhen vetem dy dyer te objekteve fetare te kesaj periudhe. Ne pjesen e siperme, dera ka nje diell me rreze, i cili haset shpesh ne gdhendje me gur, qendisje, ne veshjet me endje tradicionale popullore shqiptare. Ky eshte nje motiv shume i vjeter ne Ballkan. Ai eshte shume i ngjashem me ate te Mbretit te Maqedonise, Filipi II. Dera e kishes se Arst Miliskaut ruan edhe gdhendje te lehta me motive gjeometrike, te cilat jane modele te punuara tradicionalisht ne gdhendjet e furkave, djepave dhe orendive te tjera ne vendin tone. "Rikonstruksioni grafik i ketyre tre elementeve, te deres, dy shenjtorete gdhendur ne gur, si dhe te simboleve te tjera te gdhendura gjithashtu ne gure na rezulton si nje "ikonostas" me shume interes, ne te cilin paraqiten objekte perfaqesuese pagane dhe te krishterimit katolik. http://puka.shqiperia.com/index/artikull/artID/232/titulli/Dera%20e%20%201800%20e%20kish%C3%ABs%20s%C3%AB%20Arst-Miliskaut
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.