Edi Rama ka bërë sërish dje një hap pas. Në takimin e përhershëm me shtypin, ai e ka lënë edhe njëherë të hapur mundësinë e një kandidimi të tij të katërt për Bashkinë e Tiranës. Kjo mund të shihet vërtet si një tërheqje, pasi vetëm tetë ditë më parë, në emisionin “Fakt”, ai deklaroi se edhe një socialist tjetër, përpos atij, mund ta fitonte kryeqytetin.
Natyrisht që në këtë kalamendje të gjatë për 8 majin, këto ndryshime në deklarata mund të duken normale. Ato kanë të bëjnë me sondazhet private që zhvillojnë konkurrentët, me popullaritetin e tyre në elektorat dhe në pëlqimin në raport me partitë respektive, me taktikën e kundërshtarit dhe ndjekjen e hapave të tij. Por, kur fillojnë të bëhen kundërthënëse ato mbajnë mbi vete edhe një risk. Riskun e pavendosmërisë. Nga i gjithë debati që po zhvillohet sot rreth tij, lideri socialist duket se është në një kryqëzim me tri rrugëdalje.
E para, që të mos paraqitet në këto zgjedhje. Duke menduar personalisht se ajo është zgjidhja më e mirë politike për Ramën, ajo është gjithashtu një zgjidhje e mirë edhe për PS-në. Ajo i lehtëson kryebashkiakut përballjet me aferat që e kanë ndjekur në këto njëmbëdhjetë vite. Ajo i heq kundërshtarëve shigjetimet për njeriun që, që prej vitit 1998, nuk shkëputet dot nga karrigia shtetërore. Ajo i lë Ramës mundësinë e rifitimit të kuriozitetit dhe sharmit që të jep fakti i të qenit njëqind për qind opozitar. Ajo i bën të vetët të besojnë se lideri i tyre ka një qëllim të vetëm: të sjellë të majtën në pushtet.
Duke qenë se këto argumente janë pothuajse po aq të forta sa edhe të kundërtat e tyre, Edi Rama ka para vetes edhe mundësinë e dytë. Atë të rifutjes në garë për herë të katërt. Duke shpresuar se kryeqytetasit nuk do t’ia japin të gjitha pushtetet Berishës, ai mund të tentojë t’i rikthejë në favor të tij. Mund të heqë njollën e humbjes së 2009-ës dhe të rikthejë besimin te socialistët se lideri i tyre është fitues. Ai mund të mbajë gjithashtu në këmbë, me një mandat të ri në krye të bashkisë, gjithë sistemin klientelist e okult, për të cilin ka paguar një kosto të madhe morale, por pa të cilin nuk është provuar as edhe një ditë të vetme në politikë.
Të dy këta variante janë ende të hapur dhe ata kanë anët e tyre negative dhe pozitive për liderin socialist. Por, ka edhe një rrugë të tretë, shumë më të rrezikshme dhe që mund të rezultojë fatale për të. Është ajo ku ai, me sa duket, po ecën; e hezitimit dhe riskut të pavendosmërisë.
Duke bërë deklarata si ajo e djeshmja, që në një farë mënyre lënë shije të ndryshme nga ajo që bëri një javë më parë, Edi Rama rrezikon të tregojë frikë dhe mosbesim. Dhe po të shihen këto në sfondin e përgjithshëm të deklaratave të tij, sipas të cilave zgjedhjet nuk janë të garantuara, atëherë kjo ndjesi bëhet edhe më e madhe. E të gjitha këto së bashku nuk sjellin rezultat tjetër veçse demotivojnë elektoratin e majtë.
Por e keqja nuk qëndron vetëm këtu, ky hezitim në sytë e publikut bën të rindjehet shija e keqe e fushatës së vitit 2009, kur lideri socialist u dyzua gjatë, për t’i thënë publikut se çdo të bënte: do ta linte apo jo bashkinë? Do të futej apo jo në Parlament?
Të gjithë e dinë, Rama vetë i pari, se edhe për këtë pavendosmëri ai pagoi një çmim jo të vogël, ndaj është e pakuptueshme si ai mund të përsërisë të njëjtën gjë edhe dy vite më pas.
I pakuptueshëm elektoralisht, me kosto gjithashtu, është fakti se ende, 2 muaj nga dita e zgjedhjeve, opozita e majtë nuk di kush do të jetë kali i saj në kryefushën e betejës? Nëse do të ishte dikush tjetër përpos Ramës, a nuk do të kishte ai shumë pak kohë për të shpalosur një model të vetin për Tiranën? Nëse do të ishte vetë Rama, a nuk do ta garantonte dhe vinte një konfirmim i tillë, më tepër në punë, të gjithë makinerinë e tij elektorale?
Edhe këto pyetje do të mjaftonin ta shtynin Edi Ramën të merrte një vendim. Ta zgjidhte një rrugë. Duke e ditur se edhe dy rrugët e para janë plot të panjohura dhe vështirësi, por duke ditur mbi të gjitha se rruga e tretë, ajo e hezitimit dhe pavendosmërisë, mund të rezultojë më fatalja nga të gjitha.