Mazhoranca e lexon saktë rëndësinë që ka fitorja e Tiranës, por interpreton gabim formulën për ta realizuar atë. Madje, për ta saktësuar, ka të gabuar filozofinë mbi të cilën ka vendosur të ndërtojë fushatën kundër rivalit të saj. Në tentacionin për shkruar një “biografi” sa më të zezë për Edi Ramën, ajo po bie në logjikën reaksionare të spekulimit me gjysmë të vërteta apo të deformimit të të vërtetave rreth tij. Por e ka gabim. Jo vetëm sepse kjo nuk është moralisht korrekte, por sepse nuk ka asnjë nevojë ta bëjë. Edi Rama është, në mënyrën më absolute, kandidati më i lehtë për t’u mundur por...
Të mendosh të mundësh Edi Ramën duke e akuzuar se “gjithçka po e bën vetëm për të qenë Kryeministër” është qesharake. Ç’të keqe ka nëse kryetari i opozitës dëshiron të bëhet Kryeministër? Unë nuk di nëse Sali Berisha ka ndonjë arsye më legjitime nga kjo e Edi Ramës për të qenë në politikë. Edi Rama nuk po bën ndonjë faj politik sepse lufton për të qenë Kryeministër i vendit, por sepse për t’u bërë Kryeministër ai po shprish rendin politik të gjërave në këtë vend. Së pari, ai është i vetmi individ politik në këtë vend që kërkon një mandat të katërt, për t’u kalcifikuar plot trembëdhjetë vjet në një funksion publik. Kështu që, beteja ndaj tij duhet të jetë, mbi të gjitha, një betejë kundër riaktivizimit të një kulture politike totalitare që edukon pushtetin pa limite. Së dyti, ai është i vetmi personazh politik në këtë vend, që nuk ka qenë kurrë në opozitë. Duke refuzuar që të futet në këto zgjedhje i zhveshur nga pushteti, ai po deformon rëndë thelbin e dialektikës demokratike që bazohet te beteja normale pozitë-opozitë. Sepse, Edi Rama nuk është në opozitë. Në opozitë është vetëm Partia Socialiste.
Të mendosh të mundësh Edi Ramën duke ngritur komisione hetimore elektorale, për të gjetur se ku i ka fshehur pasuritë, është diletantizëm politik i kulluar. Para së gjithash, kjo puna e komisioneve të mazhorancës më kujton “Mbledhjemëdhenjtë” e Majakovskit, me të vetmin ndryshim se, kësaj here, poezia mund të quhej, “Komisionemëdhenjtë” e Berishës, të cilët janë bërë si dëshmorët: “një bie, qindra ngrihen”. Nga ana tjetër, çfarë nevoje ka të fillosh një betejë për të gjetur paratë hipotetike të Edi Ramës përmes komisionesh, kur ajo që ai ka deklaruar vetë është prova më e tmerrshme që mund të imagjinohet. Deklarimi tij është demaskimi i tij. Nuk është kaq e vështirë për t’u kuptuar kjo. Mjafton t’i kujtosh shoqërisë se ka deklaruar vetëm tre mijë euro dhe komisioni hetimor bëhet pa kuptim. Sepse, nuk ka rëndësi të përligjësh dyshimet për pasurinë që ka fshehur Edi Rama. E rëndësishme është që, askush nuk ka dyshim se Edi Rama ka fshehur pasurinë. Brenda të njëjtës frymë, nuk ka nevojë mazhoranca për komisionin kundër Ramës, por është Rama që ka nevojë për komisionin e mazhorancës kundër tij, për ta përdorur atë si një sulm elektoral që i bëhet.
Të mendosh të mundësh Edi Ramën, duke spekuluar se “ai ka harruar prej kohësh Tiranën” apo “ai nuk e do Tiranën”, është e pandershme kokë e këmbë. Edi Rama jo vetëm që nuk e ka harruar Tiranën, por e do atë. Madje, mund ta dojë edhe më shumë se kandidati i mazhorancës. Në çdo peme që mbillet, në çdo stol që ngulet, në çdo festë ai gjendet aty. Problemi qëndron se z. Rama nuk bën dot më tepër për Tiranën. Me instinktin krijues të një piktori ai u mor për dhjetë vjet me formën e saj, me look-un, me make-up e saj. I bëri një lloj lifting-u, i fshehu rrudhat, e leu me bojë. Por me shëndetin e qytetit nuk u mor dot. Nëse sot Tirana ka anatominë urbane më të atrofizuar të kontinentit, mushkëritë më të sëmura edhe se Shangai, arteriet rrugore më të sklerotizuara të Europës, pulsin ekonomik më të dobët edhe se Shkupi, kjo nuk ka ndodhur sepse Edi Rama e ka harruar atë, por sepse nuk mundet. Fakti që ai nuk intercepton dot nevojat e metropolit, nuk vjen ngaqë nuk e do, por ngaqë nuk di. Tirana e së ardhmes duhet rikonceptuar me themel, duke konservuar makiazhin snob që i bëri z. Rama, por duke u thelluar në patologjitë e saj. Fakti që z. Rama nuk e kuroi dot, nuk ka të bëjë me atë që thotë mazhoranca “se ai urren qytetarët e Tiranës”, apo se “i ka harruar ata”, por sepse kaq ishin mundësitë e tij .Ç’mund të bënte më shumë se kaq një piktor?
Kjo është kapsula inteligjente me të cilën mund të ndërtohet strategjia për të rrëzuar Edi Ramën dhe jo sjelljet prej diletantësh ndaj tij. Ai të jep aq shumë lëndë për ta asgjësuar politikisht, sa nuk ka nevojë të spekulosh në mënyrë amatoriale me gjysmë të vërteta apo të pavërteta. Është rivali më i thjeshtë nga të gjithë. Mbase edhe vetë është i vetëdijshëm. Por, ka fatin se mazhoranca nuk e kupton këtë gjë.
Gazeta Mapo