E vërteta është se televizioni, si në vetvete apo edhe kur paraqitet në Internet, i ka bërë shërbime të mëdha demokratizimit të jetës politike. Kjo mund të thuhet sikurse për modelin e përgjithshëm, pra për përvojat historike botërore, veçanërisht të vendeve perëndimore të zhvilluara, ashtu edhe në rastin shqiptar.
Pa pasur nevojë të tjerrim gjatë këtë çështje që nuk ka nevojë për tu vërtetuar, mund të themi vetëm disa gjëra ende të përgjithshme.
Televizioni e zgjeroi hapësirën publike të diskutimit, duke shuar mjaft dallime midis hapësirave politike dhe hapësirave familjare.
Në një farë mënyre jeta politike, informacioni politik, personazhi politik, ngjarja politike shkojnë shpesh “live” në vatrat familjare dhe bëhen objekt komentesh politike.
Mbi të gjitha, sikurse shprehet me të drejtë specialisti i komunikimit politik, Dominik Wolton, në kushtet bashkëkohore nuk mund të bëhet fjalë për një hapësirë të përbashkët kombëtare opinioni publik pa televizionin gjeneralist. Në një farë mënyre mund të thuhet se ka qenë media e shkruar në fillimet e veta që krijoi ndërgjegjen e plotë kombëtare, duke e shtrirë komunikimin politik brenda hapësirave demografike me njerëz që flasin të njëjtën gjuhë, kurse është televizioni që sot përbën nga faktorët bazë që e bëjnë këtë opinion publik kombëtar të jetë dinamik, mbi të gjitha të ekzistojë. Nga pikëpamja politike, ka vend të shprehemi se ne debatojmë gjatë ditës ato informacione politike që televizioni na ka servirur një mbrëmje përpara.
Mirëpo, ajo që vihet re është se rritja e numrit të kanaleve televizive, rritja e pranisë të informacionit politik në ekranin e vogël, fushatat publicitare politike në televizion nuk kanë sjellë aq sa do të dëshironim një rritje të pjesëmarrjes të publikut në politikë, por është shoqëruar edhe me një farë rënieje të votuesve në zgjedhje.
Sigurisht për këtë prirjen e fundit nuk e ka fajin vetëm transmetimi politik në televizion. Këtu ndikojnë edhe faktorë të tjerë të pavarur prej mediave televizive. Por edhe ekzagjerimi me komunikimin politik në televizion mban një lloj peshe dhe duhet reflektuar për të.
Televizioni si media dhe teknologji sigurisht nuk është përgjegjës për asgjë. Sikurse çdo media, ai mund të përdoret në këtë apo në atë mënyrë. Është si një lloj lodre që fëmija e përdor mirë ose keq. Pse merret shembulli i fëmijës? Sepse shoqëria jonë vetëm nja 20 vjet ka që po e përdor televizionin disi më lirshëm. Kurse bumi televiziv nuk ka më shumë se nja dhjetë a pesëmbëdhjetë vjet që ka ndodhur. Më pak vite akoma ka zbulimi i teknikave për ta përdorur masivisht televizionin si një mjet themeltar komunikimi në fushata zgjedhore dhe në komunikimin politik.
Si i zbeh televizioni partitë politike
A ka vetëm anë pozitive rritja e intensitetit të informacionit politik dhe komunikimit politik në televizion? Mendoj se jo, nuk mund të thuhet se ka vetëm anë pozitive.
Mbi të gjitha televizioni si media, sikurse shkruante Marshall Mc Luhan në kohën e tij, e atrofizon “shqisën” që ai zëvendëson. Me një fjalë, në një farë mënyre duket se televizioni përgjatë komunikimit politik mund të shpallë si të panevojshme partitë politike. Nga njëra anë kemi një shoqëri të mbështetur politikisht te partitë politike, ndërkaq media që realizon komunikimin politik duket se i zëvendëson në thelb partitë politike. Lideri politik mund të komunikojë politikisht me elektoratin pa pasur nevojë për të gjithë kaskadën e infrastrukturave komunikuese të partisë që drejton. Para kamerave, në një miting, në një bisedë në studio, ai hyn në komunikim të drejtpërdrejtë me anëtarët e partisë së tij, biles edhe më gjerë sesa kaq, me të gjithë elektoratin, ose edhe me të gjithë kombin përkëtej dhe përandej kufijve.
Por, këtu veç anëve pozitive nisin edhe problemet. Lidhja në komunikimin politik në mënyrë të drejtpërdrejtë e liderit politik me masën ka prirje edhe të atrofizojë strukturat e ndërmjetme partiake, që në kushte të tjera janë të domosdoshme për ta siguruar këtë lidhje. Dikush mund të thotë se çfarë të keqe ka këtu. E keqja qëndron në faktin se këto hallka të ndërmjetme janë pikërisht forumet partiake, të cilat janë të domosdoshme për demokracitë e brendshme në partitë politike bashkëkohore. Duke u zëvendësuar nga televizionet, ato janë atrofizuar. Vetë zgjedhja e kryetarëve të partive sipas parimit “një anëtar - një votë”, në fakt nuk është veçse një zbythje e fuqishme e strukturave partiake të ndërmjetme nga roli i tyre në jetën politike të vendit. Vetëm lideri politik ravijëzohet me imazhin e tij në publik, kurse kontingjenti tjetër i udhëheqësve politikë zbehet.
Jo më kot pastaj jeta politike personalizohet. Nis të shuhet dallimi mes spikerit televiziv, zëdhënësve të partive, individëve që punojnë në zyrat e komunikimit të partive politike dhe deputetëve që japin deklarata politike në podiumet e partive politike në sallat e konferencave të shtypit.
Vështirë se mund ti dallosh nga njëri-tjetri në funksionet komunikuese që kryejnë.
Po kështu nis e zbehet dallimi mes deputetit, anëtarit të forumeve partiake, militantit politik dhe elektoratit të një partie politike. Kamera televizive i ka bërë ata pothuajse njësh.
Televizioni po i “vret” partitë politike.
Mirëpo çështja nuk mbetet vetëm me kaq, nëse teprohet me komunikimin politik në televizion.
Komunikimi asimetrik
Cilat janë disa nga problemet e transmetimit televiziv në komunikimin politik?
Në një farë mënyre audienca e sheh emetuesin e informacionit, mesazhit, kumtit politik, kurse politikani nuk e sheh audiencën. Nuk është thjesht çështja e të parit, por ka të bëjë me interaktivitetin e komunikimit politik. Politikani mund tu flasë qytetarëve nga ekrani, por qytetarët e kanë të pamundur ta marrin fjalën dhe ti flasin, ta kundërshtojnë, të debatojnë, ta mbështesin, ta kritikojnë politikanin që është ftuar në studio, apo që paraqitet në ekran në një miting të transmetuar në televizion. Në këtë mënyrë komunikimi politik shndërrohet në një komunikim që quhet asimetrik. Politika i flet shoqërisë, por shoqëria nuk i flet dot politikës. Dihet pastaj, që mesazhi politik televiziv politik është gjeneralist. Ai është i detyruar të mbetet në analiza të përgjithshme, sepse dëshiron të kapë të gjitha pjesët e audiencës. Në një farë mënyre, shprehet Burdië, mesazhi ka prirje të shkojë drejt margjinalizimit, sepse kërkon të rrokë sa më gjerë audienca të ndryshme. Në këtë mënyrë ai bëhet gjithmonë e më shumë pasionant, sepse nuk ka mundësi të artikulojë argumente të detajuara racionale. Pasioni, emocioni, apelacioni bëhen gjithnjë e më shumë gjuhët simbolike të transmetimit të politikës në televizion.
Në ekran politika ka prirje të bëhet spektakël. Jo më kot kjo praktikë shoqërohet me spektakle të vërteta, me këngëtarë që zëvendësojnë forumet politike të ndërtuara si forma debati politik.
Audienca televizive në kushtet e shoqërisë së komunikimit masiv është anonime. Shuhet personi moral, individualiteti i telespektatorit, para një mesazhi që u dërgohet të gjithëve. Ndërkaq, kjo e shndërron qytetarin në një lloj mase amorfe, sepse edhe politikani nëpërmjet televizionit nuk e strukturon dot sa duhet kumtin e vet politik.
Qytetari ka prirje të trajtohet brenda një turme amorfe edhe sepse privilegjohet tej mase komunikimi politik televiziv, edhe sepse ai shoqërohet me mitingje. Mitingu dhe televizioni janë shumë afër njëri-tjetrit si media komunikimi politik. Ata karakterizohen nga komunikimi asimetrik, pasionet, gjendja e spektaklit dhe mbi të gjitha shuarja e individualizmit qytetar në shërbim të amorfizimit të tij si pjesë e një turme që nuk di të artikulojë racionalist, meqë të folurit racional është aftësi e individit dhe jo e turmave kolektive.
Për një reformë praktikash televizive
Nuk duhet tepruar në komunikimin politik televiziv, sidomos kur ai kthehet në mjet lehtësimi i punës dhe i praktikave politike, gjë që e paraziton politikën, duke e mbajtur mbyllur brenda sallave të konferencave të shtypit, para kamerave, apo edhe në kthimin e politikanit në një aktor para kamerave, sepse kjo gjë i ul atij pa masë besueshmërinë. Midis politikanit dhe aktorit të filmave televiziv dallimet vijnë e shuhen.
Televizioni ka shumë mundësi për të shfrytëzuar. Mbi të gjitha duhet një përgatitje e vështirë dhe e specifikuar e gazetarit përballë politikanit. Kërkohet përballje mes tyre dhe jo politesë e shtirur inferioriteti. Gazetari nuk mund të jetë i pasjellshëm me politikanin, sikurse ndodh ndonjëherë, por në asnjë rast nuk është amà shërbëtori i tij. Ai duhet të jetë gjithë kohën opozitar i hidhur. Duhet kuptuar se roli i gazetarit është në këtë rast të zëvendësojë qytetarin.
Mbi të gjitha, duhen vjelur pyetje për politikanin nga qytetarët dhe të zëvendësohen ato “vox populi” qesharakë, ku qytetarëve në rrugë u drejtohen pyetje shpesh infantilizuese.
Të gjithë qytetarët janë njësoj të vlefshëm politikisht, por kamerat televizive nëpër rrugë duket se u drejtohen qytetarëve më pak të informuar për çështjet që trajtohen. Mungojnë para kamerave teknicienët, intelektualët, specialistët etj.
Pastaj, është bërë thërritëse nevoja që sa herë në studio ka një politikan të rëndësishëm, sidomos në periudhat elektorale, të ketë edhe publik të iluminuar si pjesëmarrës aktiv në studio.
Kur do të vijë publiku në studion televizive si aktor i barabartë me të tjerët?
Kur do të vijë qytetari si pjesëtar i një jurie gjyqësore?
Kur do të vijë qytetari si pjesëtar i një komisioni votimi?
Kur do të vijë qytetari si vëzhgues i seancave të Parlamentit apo i mbledhjeve të këshillave bashkiake?
Përdorimi i “lodrës” televizive jashtë mundësive të saj sjell dëme të rëndësishme në jetën politike të vendit.