Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Krim i sistemit te Drejtesise

Shkruar nga: Aranita Brahaj  
Botuar më: 14 vite më parë

Aranita Brahaj
Krim i sistemit te Drejtesise

Masakra e Kozarës, vrasësi i katërfishtë endet i lirë. I dënuari me burgim të përjetshëm Luan Marra sipas Kushtetueses është dënuar padrejtësisht.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë me Vendim Nr. 14 datë 03. 05. 2011 ka shpallur si antikushtetues Vendimin Nr. 107 datë 23. 05. 2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, Vendimi Nr. 117 datë 03.03. 2009 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe Vendimit Nr. 760 datë 24. 06. 2010 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi) për dënimin e të pandehurit Luan Mara me Burgim të përjetshëm.

Çështja Luan Marra njihet për opinionin publik si Masakra e Kozarës. Pese vite pas arrestimit dhe dënimit si autor i vrasjes se katërfishte te vëllait dhe familjes se tij Gjykata Kushtetuese rikthen Luan Marren ne gjendjen e prezumimit te pafajësisë dhe vendimet e tre niveleve te gjyqësorit i shpall: Antikushtetues. Rasti shënon një precedent unik të një individi të dënuar me burgim të përjetshëm në kushte të një procesi të parregullt ligjor. Procesi dhe vendimi i Gjykatës Kushtetues  që bënë të pavlefshëm dënimin me burgim të përjetshëm për Luan Marrën u finalizua pas një mbrojtjeje katërvjeçare nga dy avokatët Dilaver e Alban Bengasi.

Ngjarja - Masakra e fshatit Kozare Berat. Me 9 shkurt 2006 në fshatin Kozarë në afërsi të Kuçovës janë vrarë në shtëpinë e tyre tre pjesëtarët e një familjeje të re, ndërsa vrasja është konsideruar e katërfishtë pasi njëra nga viktimat ishte një grua shtatzënë. Të vrarë nga të shtënat e një arme zjarri mbetën Shpëtim Marra 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florie Marra shtatzënë dhe fëmija dyvjeçarë Artiol Marra.

Dy pista hetimore te ngritura pas ngjarjes:

1.    Pista e parë përkonte me akuzat ndaj Luan Marrës, vëllai i viktimës. Sipas policisë motiv për krimin përbënte një marrëdhënie shtatzënie dhe intime e supozuar mes të dyshuarit dhe kunatës së tij, viktime e ngjarjes. Prova e ADN-se se fëmijës që pritej të lindte nuk verifikoi atësinë e të dyshuarit si motiv për grindje dhe vrasje mes vëllezërve Marra.

2.    Pista tjetër implikonte një individ të ri në moshë i cili ishte në konflikt me familjen Marra për shkak të një fejese të dështuar me ndërhyrjen e babait të viktimës. Kjo pistë dhe vendndodhja e personit të dyshuar nuk u verifikuan në asnjë moment të hetimit ndonëse ne vendin e ngjarjes u zbuluan dhe fiksuan dy gëzhoja arme zjarri te cilat i korrespondonin automatikut te sekuestruar ne banesën e personit te dyshuar me iniciale A. M. Personi i dyshuar nuk u ndalua asnjëherë nga policia edhe për shkak të largimit të tij nga banesa natën e krimit.

Polica e Beratit dhe Prokuroria e këtij rrethi gjyqësorë insistuan në fajësinë e vëllait të viktimës duke marrë dëshmi vetëfajësimi në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe në kushte të denigrimit dhe trajtimit çnjerëzor të personit nën hetim dhe familjes së tij. Për deklarimin e fajësisë e tërë familja, babai i viktimës Shefqet Marra dhe dy djemtë Iliri dhe Luani i janë nënshtruar dhunës fizike dhe torturave në ambientet e komisariatit të Beratit.

Konkluzioni.

Organi i Akuzës pas këtij Vendimi të Gjykatës Kushtetuese duhet të ri çelë hetimin  duke konsideruar edhe pista të tjera mbi vrasjen për të shmangur fajësimin e një individi në kushte pafajësie dhe lirinë e padrejtë të vrasësit të katërfishtë.

Gjykata Kushtetuese si garant i “të drejtën kushtetuese për proces të rregullt ligjor”, ka konstatuar se procesi gjyqësorë për hetimin e masakrës së Kozarës është kryer nëpërmjet ushtrimit të torturës dhe shkeljes së të drejtës së individit për tu mbrojtur dhe dëgjuar në prani të një avokati. Po sipas Gjykatës Kushtetuese gjatë hetimit në organin e akuzës dhe gjatë procedimit në tre nivelet e gjyqësorit, janë shkelur një seri parimesh të doktrinës penale.
Me këtë vendim të dhënë Gjykata Kushtetuese ka kthyer çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat.

Provat qe renduan mbi te akuzuarin.

Provat të cilat çuan në dënimin e shtetasit Luan Mara janë një procesverbal i marrjes në pyetje me përmbajtje vetëpërgjegjsie i datës 30 tetor 2006 dhe një eksperiment hetimor i po kësaj date. Këto dy prova janë cilësuar të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese duke u vlerësuar si cenim i rëndë i standardeve kushtetuese për marrjen dhe fiksimin e provave. Gjykata vlerëson se në çështjen në shqyrtim vërehen dyshime serioze për kushtet dhe rrethana në të cilat kërkuesi ka pohuar fajësinë e tij për veprën për të cilën akuzohet, kjo në cenim të neneve 25 dhe 32 të Kushtetutës. Në vendim citohet se është e papranueshme që në një shtet të së drejtës gjithë akuza të mbështetet kryesisht në deklarime që janë bërë për shkak të dhunës së ushtruar ndërkohë që Shqipëria ka ratifikuar që prej 1994-ës Konventën kundër Torturës dhe Akteve Çnjerëzore e Denigruese. Trupa e gjyqësorit kushtetues çmon në vendim se krijohen dyshime serioze për ligjshmërinë e provës në procesin penal nëse ajo merret pa praninë e mbrojtësit dhe prokurorit. Ky detaj i jep hetimit policorë atribute të hetimit në një sistem drejtësie inkuizitor i ngjashëm me proceset penale të realizuara para viteve 90-të.

Dy avokatet qe mbrojtjen te pandehurin deri ne shpalljen e Pavlefshmërisë.

Media dhe Avokatët mbrojtës Dilaver dhe Alban Bengasi gjatë procesit gjyqësorë kanë denoncuar në çdo moment një proces të bazuar në prova dhe alibi të cenueshme. Gjithashtu janë denoncuar rast pas rasti edhe ushtrime torture nga ajo pjesë e policisë që realizonte hetimin. Në tetor të 2006 kjo familje ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Avokatit të Popullit për të verifikuar ushtrimin e dhunës në komisariat. Ky ankim megjithëse është regjistruar në protokollin e institucionit nuk është shoqëruar me një inspektim konkret në ambientet e paraburgimit. Pretendimet për torturë verifikohen edhe nga një akt ekspertimi mjeko ligjor i Luan Marrës menjëherë pas ndalimit në polici.

Luan MARRA.

I rikthyer ne statusin e shtetasit që prezumohet i pafajshëm pese vite pas arrestimit dhe dënimit me burgim të përjetshëm, Luan Marra përveç torturës, burgimit të padrejtë dhe pesë viteve heqje lirie është dëmtuar edhe në të drejtën e individit për të krijuar familje. Burgimi i përjetshëm u kthye në shkak për divorc, presionet psikologjike te policisë gjatë marrjes në pyetje provokuan tek ish bashkëshortja e Luan Marrës një abort të pavullnetshëm të konfirmuar me raport mjekësorë. I dënuari me burgim te përjetshëm sot është 35 vjeç dhe gjendet ne burgun e sigurisë se larte ne Korçe. Pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese pritet qe gjyqësori ne shkalle te pare te riktheje çështjen për hetim. Tashme i Marra prezumohet i pafajshëm ndërsa provat e fajësimit te tij janë shpallur te pavlefshme ne vendimin e Kushtetueses. Po me vendim te Gjyqësorit te Shkalles se pare pritet një rivlerësim i masës se sigurie ndaj tij.

Individi kundrejt sistemit te drejtësisë. Avokati i Popullit nuk inspektoi rastin ne 2006-ten.

Familja Marra nuk ka disponuar mundësi financiare për të siguruar që në momentet e para të hetimit mbrojtje me Avokat. Gjithashtu ky është rasti tipik i pamundësisë së Individit për tu mbrojtur kundrejt padrejtësive të Sistemit (gjyqësore). Gjate pse viteve vetëm media si pushtet i katërt i një demokracie, dhe konkretisht Gazeta me e madhe ne vend Panorama inicioi një numër te madh artikujsh me detaje mbi ketë proces gjyqësore tashme te shpallur te pavlefshëm nga ne emër te Drejtësisë Kushtetuese mbështetur ne te drejtat dhe liritë e njeriut. Me cilësinë e një juristi, mbrojtës ligjorë që njeh të drejtën materiale dhe procedurale penale dhe njëkohësisht hetimin policor për shkak të eksperiencës si ish oficer i policisë kriminale av. Alban Bengasi konsideron rastin si një çështje unike në llojin e saj. Po sipas Bengasit ky është një rast ku dëshmohen vështirësitë për implementimin e sistemit akuzator në prezumim të pafajësisë, kundrejt sistemit inkuizitor të gjyqësorit shqiptarë të dekadave të mëparshme. Sistem ku prokurori dhe prova e servirur prej tij vlente mbi gjykatën e ku të pandehurit ndëshkoheshin pa të drejtën e mbrojtjes me avokat.

Organi i Akuzës pas këtij Vendimi të Gjykatës Kushtetuese duhet të ri çelë hetimi  duke konsideruar edhe versione të tjera mbi çështjen për të shmangur fajësimin e një individi në kushte pafajësie dhe lirinë e padrejtë të vrasësit të katërfishtë.

Dënime me burgim te përjetshëm ne RSH sipas Open Data Albania.

Gjykatat në Republikën e Shqipërisë në harkun kohorë 2004 – 2009 (6 vite) kane  dhënë 69 vendime penale të formës së prerë me burgim të përjetshëm. Sipas Open Data Albania në vend dënohen çdo vit mesatarisht 11 persona me dënimin maksimal “burgim i përjetshëm”. Vëllimin më të madh të krimeve të dënuara me burgim të përjetshëm e kanë autorët e dënuar për veprat penale të vrasjes pasuar nga vjedhja me pasojë vdekjen. Sipas ODA në vitin 2008 në burgjet shqiptare vuanin dënim me burgim të përjetshëm 116 të dënuar.

Dënimi me burgim të përjetshëm është dënim maksimal për ligjin penal në RSH. Të dënuarit me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojnë nga faljet, amnistitë dhe kërkesat për ulje dënimi pa kaluar 25 vite të vuajtjes së dënimit.

Rasti i dënimit maksimal për një individ të pafajshëm përbën shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe shënon një precedent të rrezikshëm ku drejtësia dënon të pafajshëm duke lënë një vrasës të lirë.

Precedenti.

Rasti Marra është rasti i parë ku një i dënuar me burgim të përjetshëm fiton një proces kundrejt sistemit gjyqësorë në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese njëzëri, me unanimitetin e te nëntë anëtarëve të saj ka vendosur të shpallë të pavlefshëm vendimet e dhëna nga të tre nivelet e Gjyqësorit duke shënuar rastin më unik të praktikës së kësaj Gjykate në Shqipëri.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama