Në Republikën e Shqipërisë, sipas ligjit që rregullon qeverisjen lokale, funksionojnë gjashtëdhjetë e pesë njësi të qeverisjes vendore, bashki. Zgjedhjet për kryetarët e bashkive realizohen një herë në katër vjet dhe mënyra e kandidimit për mandatin e kryetarit nuk ka asnjë kufizim ligjor mbi përsëritjen e mundshme të mandateve apo raporte gjinore në përfaqësim. Sipas ligjit aktual, kandidimi nuk kufizohet me skedën penale të individit në konkurrim.
Pushteti lokal dhe mandati i kryetarit të bashkisë është tepër i rëndësishëm në bazë të kompetencave ligjore dhe atributeve që ligji dhe modeli administrativ i krijuar nga një kuadër më i gjerë ligjor dhe nënligjor i njeh. Decentralizimi i këtij pushteti gjithashtu rrit atributet e kryetarëve të bashkive dhe rolin e tyre në zhvillimin e zonës, njësi administrative.
Një kryetar bashkie është një individ i fuqishëm sipas kompetencave që ushtron dhe delegon. Ky i mandatuar ka kompetenca ligjore mbi aspekte të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe urban të zonës. Gjithashtu, një kryetar bashkie ka influencë në grupe dhe kategori të rëndësishme, siç janë biznesmenë, përfitues të ndihmës dhe përkrahjes ekonomike, profesionistë që synojnë punësim në administratë apo në sektorë publikë si arsim, shëndetësi etj.
Kjo tërësi e kompetencave dhe influencave të pushtetit të një kryetari bashkie në kontekstin e një vendi që ka ende shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar sa i takon politikës së administrimit dhe menaxhimit publik, kërkon monitorim dhe rregullim të mirë ligjor për të mos rriskuar krijimin e klaneve të forta të individit në dëm të interesit publik.
Shqipëria është një vend me indeks dhe perceptim të lartë korrupsioni. Menaxhimi i interesit, financës, politikës urbane dhe prioriteteve të zonave ekonomike nga një individ i vetëm në një kohë ta gjatë mbart riskun për nepotizëm dhe korrupsion. Dhe pa një sistem të mirë kontrolli një kryetar bashkie në një zonë të rëndësishme administrative mund të kthehet në një bajraktar të modelit të vonë mesjetar, i përhershëm në pushtet, me kompetenca absolute mbi vjelje taksash, vendimmarrje, organizim dhe rekrutim klanor të bashkësisë së personave nën administrimin (sundimin) e tij.
Tendenca për të shndërruar këtë pushtet në një mandat të gjatë e të ripërsëritur shfaqet gjithnjë e më e theksuar nga një proces zgjedhor në tjetrin. Kryetarët e bashkive kryesore kandidojnë disa herë radhazi. Në shumicën e rasteve rikonfirmohen duke përfituar edhe nga forca dhe pushteti që të jep korrelacioni i interesave me grupe klanore.
Konkurrentët që janë kryetarë në detyrë kanë epërsi në mënyrën se si zhvillojnë fushatë dhe kërkojnë suport elektoral në komunitete. Në zgjedhjet për pushtet lokal të mbajtura në 2011-n, që përkon me mandatin katërvjeçar 2011–2015, janë përzgjedhur në një mandat të tretë drejtues njëmbëdhjetë kryetarë bashkie ose shtatëmbëdhjetë përqind e listës së kryetarëve në total. Në një hulumtim të “Open Data Albania”, treguesit statistikorë dëshmojë se ky fenomen ka ardhur në përshkallëzim krahasuar me zgjedhjet e 2007-s, ku në mandatin e tretë drejtues u përzgjodhën gjashtë kryetarë bashkish.
Aktualisht, sipas ODA, në mandatin e tretë qeverisës janë z. Fadil Nasufi, Bashkia Berat; z. Adriatik Zotkaj, Bashkia Poliçan; z. Roland Keta, Bashkia Bulqizë; z. Ilir Krosi, Bashkia Peshkopi; z. Baftjar Zeqaj, Bashkia Fier; z. Flamur Bime, Bashkia Gjirokastër; z. Valter Miza, Bashkia Bilisht; z. Fatmir Gruda, Bashkia Leskovik; z. Artan Shkëmbi, Bashkia Pogradec; z. Fiqiri Ismaili, Bashkia Vorë; dhe z. Shpëtim Gjika, Bashkia Vlorë. E veçantë në këtë artikull hulumtues është evidentimi i përsëritjes së fitores për herë të katërt në Bashkinë e Maliqit nga kryetari Gëzim Topçiu.
Një tjetër karakteristikë që përkon me modelin e bajraktarizmës në drejtimin e pushteti lokal është edhe mungesa e gruas në këtë rol drejtues. Sikurse në kuvendet, pleqësitë apo bajraqet e hershme lista e kryebashkiakëve është një listë ku mbizotërojnë meshkujt. Gratë që kanë fituar një mandat për drejtimin e një bashkie janë shumë pak në numër. Partitë politike kanë kandiduar shumë pak gra në garat për kryetar bashkie dhe këto kandidime shpesh janë bërë në zona të pasigurta për krahun politik që kandidon.
Sa i takon pjesëmarrjes se grave në politike dhe qeverisje, përveç së drejtës për pjesëmarrje të gjithsecilit, duhet thëne që është evidentuar nga praktika ndërkombëtare dhe cituar në mjaft raporte të Kombeve të Bashkuara se pjesëmarrja më e gjerë e gruas në politikë përkon me ulje të korrupsionit dhe përmirësim të qeverisjes.
Ndër vite konstatohet se numri i grave të përzgjedhura për të drejtuar një bashki është në nivel tepër të ulët. Kështu, në zgjedhjet për pushtet lokal në vitin 2000 kemi pesë bashki që drejtohen nga gratë. Procesi zgjedhor i viti 2000 përmban edhe rezultatin më të mirë sa i takon këtij raporti me kuotën shtatë pikë, gjashtë për qind. Në vitin 2003 nuk patëm asnjë grua të përzgjedhur si fituese në garat për kryebashkiak(e). Të gjashtëdhjetepesë bashkitë në vend në mandatin 2003 – 2007 u drejtuan nga kryetarë meshkuj. Në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2007, nga konkurrimi doli fituese vetëm një grua, znj. Afërdita Alite, në Bashkinë Shijak. Ndërsa në mandatin aktual të krerëve në bashki numërohen vetëm tri zonja fituese. Konkretisht, znj. Adelina Forrici në Bashkinë e Burrelit; znj. Rajmonda Balili për Bashkinë e Patosit dhe znj. Mimoza Arapi për Bashkinë e Konispolit. Përfaqësimi gjinor me të zgjedhura kryebashkiake gra është në nivelin katër pikë, gjashtë për qind.
Karakteristikë e përzgjedhjes së kryetareve të bashkive në harkun kohor 2000 – 2015 është fakti që asnjë grua e kandiduar nga forca politike të djathta nuk ka finalizuar fitore për një mandat të tillë. Gratë e kandiduara nga e majta shfaqin kështu një epërsi sa i takon rivalitetit në nivel lokal e rrjedhimisht edhe asaj që mund të përkufizohet si lidhje me bazën.
Duke qenë tepër i rëndësishëm pushteti lokal dhe baza ligjore që rregullon zgjedhjet apo funksionimin e tij meriton një vëmendje të theksuar. Për shkak të politikave të menaxhimit dhe zhvillimit, por edhe modelimit qytetar e politikë, pushteti lokal meriton rregullime ligjore të vëmendshme. Në kontekstin e Shqipërisë, nisur edhe nga modelime të ngjashme në Europë, mandati i një kryetari njësie të qeverisjes lokale duhet kufizuar në mundësinë mbajtjes më shumë se dy herë radhazi nga i njëjti individ. Ky kufizim mund të bëhet nëpërmjet një shtese në ligjin që rregullon qeverisjen vendore. Nga ana tjetër, kuotat që sigurojnë përfaqësim gjinor duhet të bëhen detyruese për partitë edhe në kontekstin e mandateve të qeverisjes së njësive të pushtetit lokal.
Decentralizimi e pushteti lokal dhe fuqizimi i rolit të drejtuesit në nivele zonale kërkon me domosdoshmëri edhe kujdes në hapësirën për zgjedhje dhe rizgjedhje të individit të mandatuar. Përtej interesit për fitore politike partitë duhet të kufizohen në lirinë për të mbështetur çdo lloj kandidati. Vlerësimi i skedës penale të të zgjedhurit vendor, por më tej edhe parashikimi ligjor i integritetit moral e qytetar të kandidatit janë të domosdoshme si rregullime ligjore të afërta në kohë.