Gjergji Goro është fitues i zgjedhjeve për pushtet lokal në Bashkinë e Himarës. Përfundimi i numërimit të votimit të 15 kutive për bashkinë në fjalë shpall fitues me 30 vota epërsi kandidatin e Partisë Socialiste Z.Gjergji Goro kundrejt Kandidatit të PBDNJ Vasil Bollano. Në shtabe elektorale situata paraqitet e qetë dhe në konsensus. Vota të pavlefshme janë vetëm 3. Rezultati i votimit pritet të zyrtarizohet nga KQZ. Partia Socialiste në Himarë ka nisur prej orësh festimet me motive etno-shqiptare. Lajmi sipas korrespondentit te ORA Tv ne Himare.