Zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 tek ne do të mbahen mend për një risi të veçantë, që, ndonëse me vonesë, është dhe do të jetë domethënëse për psikolo-gjinë e re që duket se ka nisur të karakterizojë elektoratin shqiptar. Së pari, me sa vihet re, jo vetëm në Tiranë, por edhe në shkallë republike, bastionet tradicionale e të dy krahëve të politikës shqiptare nuk janë më aq të sigurta sa dikur.
Pra, elektorati shqiptar ka filluar të mendojë edhe me kokën e vet dhe jo vetëm me kokën e partisë e aq më pak me atë të liderit. Së dyti, me sa duket, nocioni “shumicë dërrmuese e votave” po varroset një herë e përgjithmonë: nuk ka më vend në Shqipërinë demokratike jo vetëm për variantin “fitore me 99, 99 përqind të votave” të kohës së diktaturës komuniste, por as edhe për ndonjë më të zbutur (90, 80, 70, apo 60 përqind), çka e dëshmuan tashmë zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Sot në vitin 2011, rasti i Tiranës është kuptimplotë: Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve, në mos gabohem, Partia Socialiste vlerësonte se udhëheqësi i saj, zoti Rama (vetëm ai, gjithmonë ai) do të zgjidhej për një mandat të katërt në krye të Bashkisë së Tiranës me një diferencë prej disa mijëra votash, por ecuria e numërimit të votave këto ditët e fundit dhe, sidomos, mbyllja e numërimit dje po dëshmojnë qartë të kundërtën, d.m.th. që diferenca midis dy rivalëve apo kundërshtarëve mund të jetë me dy shifra, ndoshta edhe me një.
Nga ana tjetër, edhe pse në mediat elektronike u përdoren disa herë termat [votim] “plebishitar” ose “referendar”, edhe pse opozita, nën udhëheqjen e Partisë Socialiste me zotin Rama në krye, u përpoq, gjatë gjithë fushatës zgjedhore, t’i kthente realisht këto zgjedhje vendore në një plebishit apo referendum mbarëpopullor duke u dhënë atyre një karakter politik të theksuar, duke vendosur piketa të qarta urrejtjeje ndaj Partisë Demokratike, duke diabolizuar liderin e saj, zotin Berisha, duke e cilësuar kabinetin e tij si qeveri kusarësh e vrasësish, duke e hequr veten dhe Partinë Socialiste si viktima, duke folur për “popull opozitar” e për “popull të majtë”, çka nënkupton ekzistencën e një “populli pozitar” apo “të djathtë” etj, etj., pra, edhe pse veproi kështu për ta manipuluar elektoratin shqiptar, zoti Rama dhe pasuesit e tij dështuan në orvatjet e tyre.
Ata dështuan sepse votëshmëria e lëvizshme në bastioneve klasike të të dyja partive falë kalimit të zgjedhësve (për arsye nga më të ndryshmet) nga një krah në krahun tjetër provoi që nuk ka popull të majtë apo të djathtë, por ka njerëz që, më në fund, gjykojnë, po e përsëris, jo më vetëm me mendjen e partisë apo të liderit, por edhe me mendjen e tyre.
Krejt ndryshe nga strategjia e nga taktikat e zotit Rama, nga agresiviteti i tij verbal e gjestual, tek zoti Basha, por edhe te zoti Berisha, spikat vullneti për t’i shërbyer para së gjithash qytetarit dhe vetëm qytetarit konkret, spikat respekti për zgjedhësin, pavarësisht se kujt mund t’ia ketë dhënë votën ai, respekti për komisionet zgjedhore të niveleve të ndryshme, për vëzhguesit, numëruesit, mediat, forcat e rendit etj., spikat fisnikëria e fjalës, e mimikës dhe e gjesteve etj. Në këtë drejtim rrahu dje edhe fjala e zotit Berisha në selinë e Partisë Demokratike, ku u kërkoi të gjithëve, si djathtas edhe majtas, ta presin me qytetari shpalljen e fituesit nga KQZ-ja, duke i kontrolluar emocionet qofshin ato edhe pozitive, duke pasur parasysh se ekziston edhe procedura e ankimimit deri te Kolegji Zgjedhor.
Së fundi, sido që të rrjedhin ngjarjet, cilido qoftë kryebashkiaku i nesërm, kjo risi zgjedhore dëshmon, me shumë gjasë, konsolidimin e një mendësie, e një psikologjie të re zgjedhore te ne, shqiptarët, pa dallim përkatësie apo simpatie partiake, çka shkon paralelisht me orientimin e qartë të Shqipërisë demokratike drejt Bashkimit Europian, ku vota e lirë dhe e përgjegjshme jo vetëm është ligjërisht e respektueshme, por edhe respektohet konkretisht, siç sapo ndodhi këtë javën e fundit tek ne.