Tensioni në rritje në Tiranë dhe kalimi të mërkurën në akte të pastra të konfrontimit fizik, mund ta shndërrojë përfundimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri në fillimin e një konflikti të ri mes dy forcave kryesore politike në vend. Pamjet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që të kujtojnë ato të 14 viteve më parë, kur përkrahës të Leka Zogut dhe elementët më të inkriminuar të pushtetit të atëhershëm të Berishës përdorën dhe armët për të kundërshtuar një rezultat zgjedhor, janë një shenjë e qartë se përballja mes dy forcave nuk është mbyllur bashkë me kutitë e votimit. Mosbesimi i thellë dhe klima e acaruar politike po rrezikojnë të nxjerrin jashtë loje institucionet dhe t’ia lënë rrugës tagrin për të përcaktuar se kush është më i forti. Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, bëri thirrje për revoltë popullore, për përballje “me zemër dhe trup” kundër një regjimi diktatorial, sipas tij, duke dëshmuar kështu se PS nuk ka ndërmend të presë vendimin e autoriteteve zgjedhore, të cilat, është e bindur se kontrollohen nga PD.
Në këtë klimë të sëmurë, është e kotë të shtrohen argumente se a duhej apo jo të zyrtarizohej nga KQZ rezultati paraprak i zgjedhjeve në Tiranë, se kur ka të drejtë të ushtrojë KQZ funksionet e një KZAZ-je të madhe për të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës dhe më kryesorja, se a duhen numëruar votat për kandidat, të hedhura gabimisht në kutitë e tjera. Pavarësisht bindjes personale se ato vota duhen numëruar, tashmë problemi e ka kapërcyer rastin konkret duke shtruar një çështje më të madhe: atë se cila është rruga që duhet ndjekur në raste të tilla, përleshja trup me trup, revolta popullore apo konsumimi i krejt mjeteve ligjore? Dhe në fund, nëse kauza është e drejtë dhe padrejtësia e hapur, pse jo, të shkohet edhe në protesta e forma të tjera të kundërshtimit. Partia Socialiste e Edi Ramës nuk e bëri këtë. Nuk do ta bënte edhe sikur Rama të kish humbur vetë me 10 vota. Njëlloj do të thërriste grupin e gatshëm të deputetëve para KQZ-së, njëlloj do të bërtiste për manipulime dhe do të ishte ai që do të kërkonte të mos zyrtarizohej rezultati për Tiranën. Por mosbesimi që një forcë politike ka ndaj sistemit nuk i jep domosdoshmërisht asaj të drejtën që ta kundërshtojë atë pa u lënë mundësi qytetarëve të binden për anësinë apo paanësinë e tij.
Edi Rama mund të jetë fitues ose humbës në Tiranë, por për këtë verdiktin e jep arbitri. Dhe nëse arbitri, në këtë rast KQZ, është i korruptuar politikisht, siç pretendon opozita, atëherë vendimi i tij duhet kundërshtuar edhe në Kolegjin Zgjedhor. E, nëse edhe ky Kolegj ndikohet nga maxhoranca, atëherë opozita ka të drejtë të kërkojë forma të tjera të kundërshtimit nëse me kauzën e saj i bind qytetarët ta ndjekin pas. Protesta e djeshme përpara KQZ nuk ishte kundërshtim qytetar, por presion i hapur ndaj një institucioni që palët e kanë ngritur dhe e kanë pranuar bashkërisht. Dhe institucionet nuk rrethohen e nuk sulmohen sa herë palët mbeten të pakënaqura nga vendimet e tyre. Me këtë logjikë, çdokujt i lind e drejta të rrethojë gjykatat, Parlamentin, qeverinë sa herë nuk është dakord me vendimet e tyre apo është i bindur subjektivisht se i është bërë një padrejtësi. Shqipëria sot duhet të pranojë, qoftë me koston e dhimbshme për dikë, se nuk është më në vitin 1997. Rrugët ligjore duhen konsumuar deri në fund dhe e drejta për protestë gjithashtu, por kjo e fundit nuk mund të mbivendoset për të rrëzuar institucionet, sado të kritikueshme të jenë ato.
Për tetë vjet me radhë, ndonëse në shumë çështje mund të ketë pasur të drejtë, opozita e Sali Berishës ishte në qendër të kritikave pikërisht për mënyrën e të bërit opozitë, për sulmin ndaj institucioneve dhe rrugën e ndjekur për të kundërshtuar qeverinë. Përleshjet, armët, bojkoti mobilizojnë një pjesë, por ftohin pjesën tjetër. Shumica e arsyeshme ka nevojë të bindet për drejtësinë e një kauze me argumente dhe kur e sheh se nuk ka asnjë mundësi ligjore të verë në vend një padrejtësi, atëherë mund t’i drejtohet rrugës. Edi Rama e ka përmbysur këtë rend të gjërave duke vënë rrugën të parën si e vetmja mundësi për t’i ndryshuar gjërat. Kjo është një zgjedhje e tij që ndoshta dhe i sjell rezultat, por vështirë ta çojë larg. Rezultati i 8 majit, nëse lexohet me kujdes, është një parathënie e kësaj rruge në të cilën e ka futur opozitën Edi Rama. Humbja spektakolare e Berishës në bashkitë kryesore të vendit ishte një ndëshkim për të, për mënyrën e tij të qeverisjes, për abuzimin dhe arrogancën me pushtetin, dhe jo një fitore e Ramës. Në këto zgjedhje fitoi fryma opozitare, por jo modeli opozitar. Ajo që ndodhi në Tiranë, fytyra e ngrysur e Edi Ramës që u kap pas një grushti votash si i mbyturi pas fijes së kashtës, është fakti i pamohueshëm se opozitarizmi i vërtetë dhe lideri që e përfaqëson atë janë shumë larg njëri-tjetrit. Me ose pa 10 votat e fatit, Edi Rama e ka humbur de facto Tiranën. E ka humbur madje përballë një kundërshtari që e kryqëzoi me akuzat më të rënda, sepse modeli i tij ka mbledhur votat kundër, por nuk i ka bindur dot ata që duan të zgjedhin se ku ta hedhin votën.
Edhe sot Edi Rama ka përcaktuar përsëri rrugën të parën për të kundërshtuar atë që po ndodh në KQZ, duke përjashtuar çdo veprim tjetër para saj. Ai ka kaluar në një përballje forcash pa pritur verdiktin final të autoriteteve zgjedhore. Mund edhe t’ia dalë, por do të jetë një rrugë që kurrë nuk do t’i falë paqe. Nesër, edhe nëse ndodh të vijë në pushtet, ia ka lanë gati kundërshtarit mënyrën më të keqe të luftës politike, asaj lufte që ende sot nuk po e lë Shqipërinë të ngrejë kokë.