Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Rrefimi im per “Eurosong”-un

Shkruar nga: Baton Haxhiu  
Botuar më: 17 vite më parë

Baton Haxhiu
Rrefimi im per “Eurosong”-un

Pasi lexova me vone te gjitha shkrimet dhe debatet, i habitur me mendimet e politizuara, vendosa te them ate qe une kam perjetuar. Kam per detyre qe ta mbroje dhe artikuloj interesin publik e jo ate te polemikave pro et contra per kosovarizmin dhe anti-kosovarizmin. Ate qe une do mundohem ta them eshte po ai interesi publik, qe do duhej mbrojtur dhe artikuluar nga te gjithe, edhe per faktin se me interesin publik po abuzohet ne menyren me flagrante. Po shkruaj sepse ne Kosove dhe Shqiperi eshte keqkuptuar liria e te folurit, duke transmetuar informacione selektive, te pavertetuara, shpesh te rreme, te rrezikshme dhe acaruese per festivalin “Eurosong”. Krejt e bazuar ne nje politizim Kosove-Shqiperi.

Po t’i kthehemi festivalit.

Udheheqesi i famshem ne CNN, Anderson Cuper, e kishte te ftuar te famshmin Simon Couell, te emisionit me te shikuar ne SHBA, “American Idol”. Dicka si ethet. Dicka si Adi Krasta ne Shqiperi. Flisnin per personazhet, per jeten dhe per idene e krijimit te fames per moshat e reja. Por, me e rendesishmja e ketij emisioni ishte pyetja per Simonin dhe guximin e tij per te perzgjedhur kenget dhe njerezit e moshave te reja. Per te perzgjedhur talentet e se ardhmes. Pyetja e veshtire nxjerr nje pergjigje te mencur: Keshtu thuhet ne gazetari dhe si aksiome del e vertete edhe ky qe quhej dialog i ashper ndermjet Cuper dhe Simon. Pyetja ishte: “Kush te dha te drejte te selektosh te ardhmen, kur nuk di as te kendosh, as te luash me ndonje instrument, as te jesh nder ata qe kompozon?”.

Nje pyetje e tille me doli para edhe mua kur mora thirrjen nga drejtori i RTSH, Petrit Beci, per te qene anetar jurie ne festivalin e Eurosong te RTSH. Natyrisht, as ndermend nuk me kishte shkuar qe te jem pjese e jurise. Dhe ishte nje sulm i bukur dhe i habitshem i Petrit Becit para se te thosha jo, saqe, pastaj, nuk e refuzova dot pjesemarrjen ne juri. Jurine e kisha konsideruar gjithmone si dicka e vecante e perbere nga njerezit qe s’kane interesa, konflikt interesi dhe as dashamiresi dhe as konkurrence brenda lojes. Bile i kisha konsideruar njerez ne moshe.

Por, si ta gjeja dilemen me veten dhe te arsyetoja prezencen time atje. Si kompozitor? Natyrisht s’kisha lidhje me ate pune. Si muzikant? Jo. Si artist? Jo. Si atehere? Por, prej kohesh, e kisha nje bindje te ngulitur se te jesh kengetar ne kohen e tanishme nuk duhet shume perkushtim, sepse gjithcka eshte e kompjuterizuar dhe e lene ne dore te njeriut qe nderton muziken dhe kengen mbi virtualen e jo ne ate qe quhet ze dhe potence kengetari. E kisha te thelluar bindjen se Estrada dhe kenget ne Shqiperi dhe Kosove shpeshhere jane me shume imazh se ze, jane me shume produkt i nje situate, frazave te dashurise qe idete fshihen diku tjeter dhe mundesite e realizuara tmerrojne te gjithe - edhe ata qe kendojne dhe e dine se s’jane kengetar me ze dhe ata qe kompozojne dhe krijojne nje iluzion dhe imazh te rreme. Te dyja palet jane te tmerruara njelloj ne boten e tyre te krijimtarise.

Per ta arsyetuar pjesemarrjen time, gjeta pergjigjen e Simonit ne ate pyetjen e Cuperit te thene me larte: “Une nuk di as te kompozoj, as te kendoj, por une e ndjej si 99% e amerikaneve se cka eshte kenge qe te shkakton ndjenje dhe rreqethje”. Aty as nuk ka interes, as xhelozi dhe as perkushtim per te flirtuar me miqesine. Kjo ishte e mjaftueshme qe ta bind veten qe te marr pjese ne juri. Por kisha edhe dicka personale. Qe kenga me e mire te shkonte ne Beograd. E kisha si deshire dhe perkushtim qe, nese jo te paret, atehere te dalim sa me mire ne Beograd dhe sa me te perfaqesuar. Po te mbahej ky festival ne Helsinki, ta zeme, nuk do te shkoja me asnje cmim.

Keshtu, gjithe kohen isha midis frikes dhe deshires. E midis frikes dhe deshires duhet te gjesh nje ekuiliber: Ekuiliber qe mund te quhet ndjenje per kengen me te bukur dhe me te perfaqesuar ne Beograd. Nuk isha aspak i sigurt se ajo qe beja ishte e drejte, por isha shume i sigurt se ishte ajo qe doja ta beja. Te shkonte kenga me e mire.

 

Rrefimi per Jurine

Ndoshta mosbesimi i thelle ndermjet njerezve te muzikes, papergjegjesia, klientelizmi edhe per gjera banale, dyshimi se ne c’mase eshte e moralshme Juria qe te vendosin per fatin e nje kenge ne sy te publikut ku te gjithe mund te fyheshin dhe te lavderoheshin e benin te veshtire ndjenjen per te qene ne nje perberje Jurie.

Epersia morale ishte kushti kryesor qe e bente jurine te fuqishme dhe fituese, apo e kunderta, buzeqeshja morale e fshehur me hipokrizine e zakonshme e shoqeruar edhe me interesa ne keto raste e benin humbjen e besimit total te secili anetar i jurise. Kishim edhe nje problem paragjykues, cila kenge duhet te shkonte: te jete me e mira dhe me e mira e me te mirave, por gjithashtu, te mos ishte krejtesisht nga Kosova.

Inflacioni i frikes dhe morali i humbur ne estrade te fuste ne nje rruge, ku lehte mund ta rripte nderin qe me nje idealizem mund ta perfaqesoje. Isha krejtesisht naiv edhe ne idene e prapaskenave dhe mundesive te ndikimit. Kuptova se krejt bota e muzikes ishte e ndare ne tri apo kater klane, dhe te tjeret qe vegjetonin ne perpjekje per te fituar ndonje beteje te vogel ne luften e te medhenjve. Edmond Zhulali, Shpetim Saraci dhe Ardian Hila ishin ata qe njiheshin si monopolet e skenes muzikore te festivaleve. Gjithashtu ishin tri festivale qe luftonin per te ndertuar konceptin fitues te se ardhmes: Ai i Ardit Gjebreas, “Top Fest” i “Top Channel” dhe natyrisht Festivali i RTSH, qe kishte fituar peshe se fundi per shkak te pjesemarrjes ne festivalin e “Eurosong”. Kjo, per mua, nuk thoshte shume, sepse gjithandej ne bote njihen monopolet. Ne biznes, gazetari, politike, pra edhe ne muzike, por jane te njohura si bote e konkurrences se ashper.

Ishte edhe nje problem qe ne start. Kenga e Edmond Zhulalit si drejtor i festivalit. Ideja ishte se, a mund te ndalohej krijimtaria e dikujt nese ne nje moment eshte edhe drejtor i festivalit. Jo, edhe po. Nese do ishte nje juri e pavarur, mund te interpretohej dhe vleresohej si cdo krijim tjeter. Nese do te merreshin permasat shqiptare te ndikimit, ku drejtori eshte fuqizues i projektit, ku gjithcka mund te marre permasa presioni, atehere edhe mund te merrej si konflikt interesi. Por edhe ky problem u tejkalua. Juria e pavarur, pa asnje dileme dukej e bindur se do te bej punen me se miri.

Te relaksuar deri ne miqesi, edhe pse nuk njiheshim me shumicen prej tyre, u dakorduam qe te votoje secili hapur. Por e kishim nje kusht. Qe te kete nje konsensus per kater kenget e para. Te votojme secili ne menyre te pavarur, por te kishte nje parapelqim qe kenget e katershes te jene te votuara nga te gjithe. Por, per keto kenge (katershen) secili te votoje me pike sipas ndjenjes dhe pelqimit qe ka. Dhe ashtu ndodhi.

Kur u degjuan dy netet e festivalit dhe u vendosen piket, ishte nje harmoni dhe ndjenje se nuk kishim probleme me shijen dhe dallimet. U habita edhe me veten se sa afer isha me ata qe merreshin profesionalisht me muzike.

Harrova ta them, qe na ndodhi nje incident i bukur kur ne dhomen e Keshillit Drejtues te RTSH, Xhuvani, qe e perkraha plotesisht, kerkoi qe ta leshonin sallen Petrit Beci, Edmond Zhulali dhe drejtoresha e ketij festivali. Per nje moment u krijua nje situate e ndere, por kaloi shpejte, sepse votat dhe kenget e dala me vota ishin ato qe e larguan definitivisht dilemen e manipulimit. Por, ne nje moment na doli buzeqeshja e epersise morale dhe patriotike: Kompozitori i madh Krajka, e fuqizoi deshiren qe kenga te kete melos shqip edhe per faktin se Festivali po mbahej ne Beograd.

Natyrisht qe ishte nje konsensus qe e gjithe autoresia e kenges qe do te udhetonte te ishte krejtesisht ne shqip. Edhe tekst-shkruesi, edhe autori i kenges, edhe kengetari. Per habine time na doli qe njerezit ne Shqiperi nuk e njihnin idene se nje mbiemer shqiptar mund te kishte edhe prapashtesen me – ic, sic na doli te rasti i kenges se Rovena Dilos. Rovena doli qe te eliminohej per dy arsye: Qe ishte me autor jo shqiptar dhe qe kenga e saj dukej keq e interpretuar.

Ne rastin e pare gabohej rende se autori i kenges ishte shqiptar nga Kosova, por ishte e kot te sqarohej nje mungese informate se ka plot njerez me mbiemer qe perfundojne me “ic” ne Kosove e qe jane shqiptare. Nje idealizem patriotik e mbante larg nga shikimet e verteta. Kosova eshte e panjohur per shqiptaret, definitivisht. Ky eshte nje konkludim imi i asaj nate qe perfundoi me nje debat goxha interesant ne kafen perballe stadiumit. Por, as qe provova te bind dike se te shkuarit me “ic’ ne Beograd nuk do te thote se perfaqesohet me nje joshqiptar. Eshte fjala per nje fakt qe asnje historian nuk do ta shenoje. Vitet qe pershkonin jugosllavizmin ne Kosove po linin gjurme edhe pas kaq vitesh lirie. Une imagjinoja se jetoja ne nje bote ideale, ku njerezit e ketij niveli njihnin njeri-tjetrin dhe dashuria jone per Shqiperine dhe Kosoven nuk ishte me si dikur, si dashuria e gjysmes se humbur te vetes sone. Dhe e pelqeja ate patriotizmin e ngjizur te profesorit, por e urreja veshtrimin e tij te deshperuar deri ne pa kufi, pse kishte ne Kosove emra me “ic”. Keshtu mendova se ne po vazhdojme te sorollatemi pa e njohur njeri-tjetrin.

Deshperimi i te gjitheve ishte Vesa e Etheve. Dikush e njihte, dikush jo. Krejt ishte improvizuar ne momentin e fundit ne kengen e saj. Edhe veshja. E refuzuan te gjithe kengen e saj. Ajo bente do levizje spasmodike te duarve dhe kembeve qe e zemeroi jurine qysh ne salle. Si eshte e mundur qe Vesa ka ardhur me kete kenge. Drejtori Beci i prekur fort, qe kishte qene i bindur se kosovaret do te vinin me kenge te mira, pikerisht se arsyeja ishte Beogradi, ishte i zhgenjyer fort. Edhe Vesa, ra, tha me dhimbje. Dhe nga afer dergon nje veshtrim te deshperuar per ate qe e kishin mashtruar njerezit ne Kosove. Kishte vene bast drejtori se ajo do te dilte shume mire. Ndodhi e kunderta. Beci ishte i trembur dyfish: mund ta demtonte miqesine me drejtorin e RTK-se, Agim Zatricin dhe te demtohej Kosova edhe me nje mungese kenge ne finale. Ai mbante dramen me te mahnitshme te estrades se atyre diteve, por po pajtohej se duhej te perkulej para mrekullise se renies se Rovenes dhe Veses.

Votat perafrohen ne menyre perfekte. Dhe tashme ishim te sigurt se nuk do te gjendeshim ne kuader te nje boshlleku. E panjohura po me zhdukej dhe nuk e kisha ndjenjen e Prishtines qe te shkosh ne nje festival si juri do te jesh i sigurt se do te gjendesh ne mes bujarise dhe banalitetit. Dhe, si njeren edhe tjetren e ke shume afer.

Por, ne asnje menyre s’doja te besoja se te nesermen do te ndodh ajo qe njeriu zbuloi ate natyren e tij. Filloi te fshehe cfare e ben te turperohej, dhe ne castin kur u hoqen maskat na goditi nje drite e forte.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama