Një shënim i vendosur në adresën e Facebook të deputetit Erion Braçe ka dalë në faqet e mediave këto dy ditë. Thelbi i atij shënimi përmblidhet në frazën direkte “S’dua të dëgjoj më për të huajt”. Një shfryrje dufi personal pa dyshim, por me një të vërtetë therëse brenda. E cila përmbledh dëshpërimin për atë pjesë të rolit, të cilin përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk mundën ta luajnë edhe kësaj rradhe, për të shmangur një vatër të re krize, pas zgjedhjeve të fundit lokale.
Rasti i Tiranës është pa asnjë dyshim një moment dështimi jo vetëm për sistemin demokratik e institucional shqiptar, por edhe për arbitrin, ose më mirë garantin ndërkombëtar. Kjo sepse sugjerimet e vërejtjet e tyre të përsëritura në dokumenta të shkruar e deklarata publike, për të penguar devijimin e procedurave dhe shkeljen e ligjit, pas mbarimit të procesit të votimit në Tiranë, nuk arritën të prodhojnë diçka më të mirë se shpërfilljen e palës qeverisëse. Fakti që kjo shpërfillje ka nga pas një vendim gjykate, nuk e bën më të lehtë abuzimin që vetë të huajt e vunë në dukje. Madje kjo rrethanë ka mundësi të prodhojë një reagim tek të huajt, nga ai që e kemi parë rëndom ndër vite, i cili përmblidhet në këshillën pragmatiste “Tani le të shohim përpara”!
Nuk dihet nëse do të ndodhë kështu edhe me 8 majin, por ka shumë mundësi që të jetë pikërisht kështu. Dhe në këtë rast, pesimizmi i deputetit të opozitës do të ishte mëse i përligjur. Amnezia e çuditshme që e ka kapur faktorin ndërkombëtar, ndaj problemeve, devijimeve e krizave që kanë lindur në një moment të caktuar në Shqipëri, ka qenë mjaft shpesh një burim që ka gjeneruar jo stabilitet, por krizë të re. Është një gjë e mirë që ndërkombëtarët këshillojnë dialog, kompromis, lënie mënjanë të “interesave personale, për hir të interesit kombëtar”, por nuk është aspak e urtë dhe e mençur që për hir të të gjitha këtyre, të mos shihen defektet dhe të mos korrigjohen ato.
Të shohësh përpara është e virtytshme, por është po aq e virtytshme që të ndalesh e të korrigjosh atë që shkon keq. Zgjedhjet e majit paraqisnin një risk të lartë politik, për shkak të kontekstit të tensionuar në të cilin po mbaheshin. Rezultati i Tiranës i komplikoi edhe më tej ato, duke prodhuar premisat e një krize afatgjatë, e cila nuk mund të shërohet thjesht dhe vetëm duke shkelur mbi të gjitha problemet që këto zgjedhje lanë pas. Kjo lloj terapie, e këshilluar gjerësisht nga të huajt edhe në këto orë, ka pak gjasa të prodhojë një sinergji pozitive, në kushtet kur palët vazhdojnë të grinden e të akuzojnë njëra-tjetrën për vjedhje të fitores në tavolinë.
U mbushën më shumë se dy dekada që ndërkombëtarët i kemi zgjedhur në mënyrë kolegjiale si arbitrat universalë të gjithçkaje që krijon ndarje, e për pasojë ka nevojë për një palë të tretë. Zgjedhjet kanë qenë terreni më i zakonshëm ku ka marrë shtat e është konsoliduar kjo traditë ndërmjetësimi, e cila në mjaft raste ka shbllokuar kriza dhe kolapse të rënda. Por njëherësh me këtë element qetësues, këto ndërhyrje të shumëpritura kanë prodhuar edhe gjysëm-zgjidhje, gjysëm-reforma apo kompromise të mangëta, të cilat kanë lënë pas vetes farën e sherreve të reja në jetën tonë politike. Këtu ka qenë defekti kryesor i arbitrit të huaj, që kemi thirrur për të na pajtuar. Një defekt që, siç po e shohim, vazhdon të mbijetojë edhe sot në atë që thonë dhe që bëjnë ndërkombëtarët në këtë vend.