Zyrtarët e lartë shqiptarë bënë edhe në 2011 adetin pranë ILDKP-së, institucionit që përgatit dhe publikon pasuritë e atyre që e kanë detyrim me ligj që të publikojnë pasuritë që bëjnë vit pas viti. Është stërthënë se kjo është një maskaradë, se ajo që deklarojnë zyrtarët shqiptarë, apo burimet nga ka ardhur pasuria që kanë vënë është, është tu hedhësh hi syve shqiptarëve dhe se ajo që publikojnë nuk është as maja e ajsbergut e pasurisë dhe bizneseve që kanë vënë nën emra të tjerë.
Por edhe ajo që deklarojnë është mjaft për të treguar se për ta nuk ka krizë, nuk ka kokëçarje financiare, nuk ka pasiguri për nesërmen, nuk ka atë dhimbjen e përditshme që ka çdo shqiptar që nuk ka mundësinë të jetë abuzues i të mirave materiale të vendit, dhe që jeton vetëm me rrogën që merr si i punësuar, apo i vetëpunësuar.
Sot një zyrtar apo një familjar i tyre, nga e djathta në të majtë, është një shqiptar, që pas 21 viteve të rënies së rregjimit kolektivist ku të gjithë ishin të barabartë në varfërinë materiale kriminale komuniste, është shndërruar në oligark. Ka mbledhur fitime të papara nga pasuria e përbashkët, duke e marrë atë për disa qindarka, duke shfrytëzuar postin, duke mjelë lopën e korrupsionit dhe mbi të gjitha duke shtënë në dorë sektorët më jetikë të ekonomisë së vendit. Nuk ka ecur kështu jeta për shqiptarët që nuk kanë patur qasje në ndarjen e pasurisë së përbashkët. Po çfarë po ndryshon për shqiptarin e thjeshtë vit pas viti?
Paratë kanë rrjedhur në këtë vend, por ato kanë shkuar në pak duar. Vetëm në dekadën e fundit, asistenca totale e huaj që iu dha Shqipërisë ishte rreth 3 miliardë euro, në formë grantesh dhe kredish.
Sipas të dhënave të “Open Data Albania”, që përmbledh të dhënat zyrtare të qeverive shqiptare dhe të agjencive vendase dhe të huaja, paradoksalisht, ndërsa Shqipëria zhvillohet, shtetasit shqiptarë janë ende shumë më të varfër se fqinjët apo shtetasit e tjerë të vendeve ish-komuniste, që dolën nga ekonomia e centralizuar para dy dekadave.
Shqipëria, edhe pse ka patur një performancë të mirë ekonomike gjatë viteve të fundit, ka varfëri të lartë.
Në vitin 2009, të ardhurat për frymë ishin 3808 dollarë dhe mesatarisht pasuria e një shqiptari është rritur vetëm me rreth 5% gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Shqipëria është në vendin e parafundit në rajon me një Prodhim të Brendëshm Bruto për frymë (PBB) e ndjekur nga Kosova me 2,984 USD, kur në vend të parë renditet Greqia (29,240 USD), e ndjekur nga Kroacia (14,222 USD), Turqia (8,215 USD), Mali i Zi (6,635 USD), Serbia (5,872 USD), dhe Maqedonia (4,514 USD). Në 2008, rreth 12.4% e popullsisë në Shqipëri jetonte në varfëri absolute (rreth 373137 persona me konsum mujor real nën 4891 lekë), nga 25.4% në vitin 2002 (rreth 813,196 persona) dhe pjesa më e madhe e personave që jetojnë në varfëri absolute jetojnë në zonat rurale.
Në Shqipëri gjatë 2010 përfituan ndihmë ekonomike 97540 familje dhe shifrat tregojnë për një tendencë në rritje gjatë 3 viteve të fundit. Edhe pse krahasuar me gjashtë vite më parë, numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike është më i ulët, gjatë tre viteve të fundit vihet re një tendencë në rritje e numrit të familjeve të varfra, gjë që është shoqëruar edhe me rritjen e fondit për mbështetjen ekonomike.
Nga ana tjetër më pak valutë po sjellin rreth 1.5 milionë emigrantët jashtë vendit. Në vitin vitin 2009, e niveli i remitancave në Shqipëri ishte 781 milionë euro, por ato kanë rënë në mënyrë drastike brenda dy viteve dhe është një goditje e madhe për familjet e varfra shqiptare, që I përdorin remitancat vetëm për ushqim dhe ilaçe.
Edhe pse shkalla e papunësisë ka qënë në ulje gjatë dhjetë viteve të fundit, ky nivel nuk e ka arritur ende atë të vitit 1996, kur ishte 12.4 për qind. Në vitin 2009, u vu re një rritje e shkallës së papunësisë me 0.6% krahasuar me vitin e mëparshëm. Sipas FMN, shkalla e papunësisë në Shqipëri në vitin 2010 vlerësohet të jetë rreth 12.5%.
Shqiptarët po paguajnë më shumë vetë nga xhepi i tyre për shëndetin se sa shërbimet që financon shteti. Sektori publik mbulon vetëm 40% të shpenzimeve totale, gjë që shpie në pabarazi të përfitimit të kujdesit shëndetësor, duke goditur grupet me nivel të ulët të ardhurash, sepse vetëm gjysma e popullsisë mbulohet efektivisht nga sigurimet shëndetësore, ndërsa gjysma tjetër paguan drejpërsëdrejti për shërbimet e përfituara.
Shqipëria është vendi që shpenzon më pak në rajon për frymë për shëndetësinë. Ajo është e fundit në rajon me 549 dollarë për frymë dhe ka një diferencë jo të vogël me vendin e dytë, Maqedoninë, rreth 30% më pak. Ende më larg qëndron Mali i Zi, me 2 herë më shumë apo Greqia, që kryeson listën, me mbi 5 herë më shumë. Në vitet 2003-2006 pesha e buxhetit të alokuar për shëndetësinë ndaj Buxhetit Total përjetoi rritje, por 2007-a e gjeti Shqipërinë me një rënie 15% krahasuar me një vit më parë. Vitet 2008 dhe 2009 vazhduan ta shkëputin vendin tonë nga pjesa tjetër e rajonit duke shpenzuar vetëm 8.4% të Buxhetit për shëndetësinë, krahasuar me një minimum prej 10.2% që po shpenzonin fqinjët tanë.
Numri i mjekëve për 1,000 banorë në Shqipëri ka ardhur në rënie me 1.15 mjekë për 1,000 banorë, krahasuar me 1.39 në vitin 2000 (ose 17.5% më pak). Nëse kjo shifër krahasohet me vendet e rajonit, rezulton se ky tregues është 2.5 në Maqedoni, 2 në Serbi, 6 mjekë për 1,000 banorë në Greqi, etj. Ndërkohë në Shqipëri rezultojnë 4 infermiere për 1,000 banorë. Shqipëria ka edhe një edhe një numër më të ulët shtretërish spitalorë për 1,000 banorë. Në 2007, rezultojnë vetëm 2.92 shtretër spitalorë për 1000 banorë dhe krahasuar me vitin 2000 kjo shifër është ulur me 11%. Edhe ky tregues nëse krahasohet me vendet e rajonit është më i ulët. Në Maqedoni numri i shtretërve për 1,000 banorë është 4.6, në Serbi 5.4 dhe në Greqi 4.8.
Shqiptarëve sot u kushton shumë herë më tepër të arsimohen edhe pse aktualisht, shpenzohet 5 herë më shumë se sa në vitin 1995 për arsimim, por vetëm 2.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) kundrejt 3.7% në 1995-n. Buxheti arsimit ndaj PBB-së ka qenë vazhdimisht më i ulët se mesatarja e vendeve të OECD-së. Kështu, në vitin 2004, mesatarja e OECD-së shënonte 4.5%, ndërsa e Shqipërisë 3,4%. E njëjta situatë edhe në vitin 2007. Mesatarja e vendeve të OECD-së ishte 4.6%, ndërsa e Shqipërisë 3,2%. Ndërsa shumë shtete iu përgjigjen krizës ekonomike nëpërmjet investimit në kapitalin human, si një mundësi për daljen dhe lehtësimin e pasojave të saj, buxheti i arsimit për vitin 2010 në Shqipëri u tkurr me 3%, krahasuar me vitin 2009.
Një shqiptar sot ka pagën dhe pensionin më të ulët në rajon. Sipas të dhënave pagën mesatare më të lartë e ka sektori i transportit dhe komunikacionit (39,800 lek), e ndjekur nga sektori i industrisë (39,433 lek), i tregtisë (37,200 lek) dhe nga ndërtimi (36,200 lek). Në vitin 2009, krahasuar me vitin paraardhës vihet re një rritje e pagës mesatare me 23% për sektorin e industrisë, 21% për sektorin e ndërtimit, 16% për sektorin e tregtisë dhe 15% për sektorin e transportit dhe komunikacionit.
Në 2009, pensioni mesatar mujor në qytet ishte 12,032 lek, ndërsa në fshat 6,656 lek. Rritja më e madhe e pensionit të pleqërisë në qytet rezultoi në 1998 (me një rritje prej 20%), dhe në fshat në 2009 (me një rritje prej 29%). Se për çfarë del ky pension, përballë çmimeve gjithnjë në rritje të mallrave të konsumit të përditshëm dhe të shërbimeve bazë, kjo nuk ia vlen të komentohet, sepse është përditshmëria e mjerë e mbi 550 mijë pensionistëve që ka Shqipëria, për të cilët fatura e shtrenjtuar e energjisë, ilaçeve, ujit, telefonit apo transportit është e papërballueshme pa remitancat që sjellin emigrantët.
Nëse dëgjojmë sot qeverinë, Shqipëria është “miss bota” dhe një kopësht i lulëzuar, një ishull i veçuar ku nuk ka krizë dhe vetëm rriten rrogat, pensionet dhe investimet publike.
Zyrtarisht prej kolapsit të vitit 1997, Shqipëria ishte vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon dhe Banka Botërore shprehej se ekonomia shqiptare rritej mesatarisht me 6.1 për qind në vit. Por kjo rritje nuk i bëri më të pasur shqiptarët, ose për të qenë të saktë ua shtoi pasurinë me vetëm 5 për qind gjatë dekadës së fundit. Banka Botërore megjithatë i ngushëllon shqiptarët se në 2017 do jenë njëlloj të pasur sa maqedonasit apo se në 2020 do të jenë po aq të pasur sa serbët. Ndërsa për tu krahasuar me vendet perëndimore, as që bëhet fjalë, sepse ato do të jenë “vite dritë larg”.
Dhe këtu nuk bëhet fjalë për ata që mbushin formularët e deklarimit të pasurisë pas vitit 2020. Ata do të vijojnë të marrin tortën e pushtetit, populli do të ngushëllohet me thërrimet.