Gjysmë me të qeshur dhe gjysmë me djallëzi, kryeministri Berisha u mundua t’i shmangej, pak ditë më parë, furtunës që po shkakton në mjedisin shqiptar zbardhja e kabllogrameve të Wikileaks-it. Ai i nënvleftësoi ato si fakte të marra nga gazetat, duke i injoruar si thashetheme. Por, në fakt, e vërteta nuk është kështu. Përpos denoncimeve të shtypit, në korrespondencën e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë gjendet shumë më tepër sesa kaq. Aty gjenden “spiunimet” pranë ambasadës amerikane, të atyre zyrtarëve shqiptarë shumica e të cilëve kanë qenë ose janë pjesë e pushtetit të Berishës.
Nuk është një thashethem mediatik, nëse ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm pohon se i biri i Kryeministrit është i implikuar në masakrën e Gërdecit, porse ai ka frikë të deponojë për këtë. Nuk është një spekulim mediatik, nëse drejtori i përgjithshëm i policisë, i pyetur nga ambasada për lidhjet e vartësve të tij me krimin, thotë se ata mbrohen drejtpërdrejt nga Berisha. Nuk është një spekulim mediatik, nëse kryenegociatorja e paktit detar me Greqinë, pohon se nën presionin e hapur të shtetit helen dhe për interesa politike të çastit, Shqipëria po fal territore të sajat. Nuk është një spekulim mediatik, nëse përfaqësuesit e kompanisë ‘Bechtel’ pohojnë se hapja e tunelit të Kalimashit është bërë si trofe elektorale dhe, megjithëse një gjë e tillë rrezikonte sigurinë e njerëzve dhe i harxhonte buxhetit 30 milionë euro më shumë, askush nuk guxonte t`i fliste Berishës për këto. Nuk është një spekulim mediatik, nëse Presidenti i Republikës qahet te diplomatët se i merr vendimet nën presion, pasi, përndryshe, militantët e PD-së i qëllojnë me gurë selinë. Nuk është një spekulim mediatik, nëse zyrtarë të shtetit dhe të zgjedhur në PD thonë se presin humbjen e Berishës, për të shpëtuar partinë përmes largimit të tij.
Të gjitha këto fakte, që shtypi i kohëve më parë mund t’i rendiste nën okelion: “flasin me gojën e tyre”, nga kundërshtarët e majtë të Kryeministrit, janë komentuar si prova më e qartë se Berisha ka instaluar një regjim frike, ku zyrtarët e shtetit sillen ndryshe nga ç’mendojnë; veprojnë ndryshe nga ç’besojnë; firmosin ndryshe nga ç`u thotë ligji; dhe s’u mbetet rrugë tjetër veçse të kenë një dëshmitar për ditë të keqe, ndaj dhe shkojnë e rrëfehen në selinë e Rrugës së Elbasanit.
Por, ndonëse kjo pandehmë, ajo e një shteti që drejtohet përmes frikës, është e para që të shkon nëpër mend, ajo nuk është arsyeja e vetme që Berisha mundohet t’i relativizojë e t’i përqeshë të vërtetat e frikshme të Wikileaksit. Ndaj pyetja që shtrohet është: përse ky Kryeministër që e filloi mandatin e tij të parë qeverisës duke nxitur denoncimet, duke i inkurajuar vetë njerëzit përpara kamerave dhe me telefon në dorë, të raportojnë, që afishoi dhe numrin e tij personal për të marrë sms nga qytetarët, tani u fshihet “thashethemeve” të Wikileaksit, tani mundohet t`i shpërfillë dhe devalorizojë ato?
Natyrisht që për këtë ka disa arsye. E para është se këto “thashetheme” vërtetojnë përmes pohimeve të dëshmitarëve të dorës së parë, shumica njerëz të Berishës, që deri më tani nuk kishin pasur guximin të shpreheshin publikisht, pjesën më të madhe të akuzave që i janë bërë në këto vite Kryeministrit.
E dyta është se ato dëshmojnë për atë që Berishës i dhemb më shumë, për shthurjen e radhëve. Për një sistem që i shtrëngon njerëzit të marrin vendime nën trysni, e pastaj nxitojnë të tradhtojnë urdhëruesit e tyre, duke shkuar e duke u qarë, në prehrin e diplomatëve amerikanë. Por ka dhe një arsye tjetër, ndoshta më kryesorja, se përse Berisha bën sikur nuk i vlerëson të vërtetat rrëqethëse të Wikileaks-it. Dhe kjo ka të bëjë me vetë Kryeministrin. I cili nuk është më kalorësi antikorrupsion i mesviteve 2000. Ai që shfaqej në tv me telefon në dorë dhe i ftonte njerëzit të denonconin. Që atëherë ka rrjedhur shumë kohë. Është mandati i dytë i pushtetit dhe djajtë kanë dalë nga shishja. Vetë Berisha ka kontribuar për t’i nxjerrë ata. Ndaj as i lufton, as i dëmton dot më. Ai është me ta, në mos është i pari i tyre. Ndaj ai nuk ka me forcë të thërrasë: denonconi. Ai tani është në pozicionin e mjerë të atij njeriut të mposhtur nga e keqja, e vetmja shpresë e të cilit është të bëjë sikur nuk e sheh atë. Këtë po bën edhe Berisha, duke u munduar të thotë se të vërtetat tronditëse të kabllogrameve janë thjesht thashetheme dhe nuk përbëjnë ndonjë gjë të re.