Tani që Edi Rama ka shpallur kursin e ri politik dhe njëkohësisht është kthyer në një kolumnist të rregullt në disa të përditshme të Tiranës, bëhet disi e vështirë për të dalluar se ku ndahen idetë e qëndrimet e tij si lider i opozitës nga ato të një opinionisti apo komentatori të shtypit. Në këtë rast të veçantë, kur kryetari i një partie të madhe dhe kandidat për Kryeministër i vendit, zgjedh editorialet si një mënyrë komunikimi me publikun, me të drejtë mund të mendohet se aty shprehet dhe vizioni i tij politik, pra dhe kursi i ri që Edi Rama po thotë se ka nisur.
Duke mos hyrë në analizën e cilësisë së shkrimeve të fundit të Ramës (i njohur dikur për publicistikën e gjatë, plot fantazi, ngjyra, metafora dhe figura goditëse, por jo për stil konciz e mendime të koncentruara), ia vlen të shihet se si po prezantohet në to kursi i ri politik i opozitës. Në katër-pesë editorialet e tij, që tani mund t’i gjeni edhe në faqen elektronike www.edirama.al, figura qendrore apo pika e vetme e referimit për artikullshkruesin mbetet Sali Berisha. Kryeministri është njëkohësisht boshti i shkrimit të Ramës si gazetar dhe boshti i qëndrimit të Ramës si politikan. Për artikullshkruesin, ashtu siç ka ndodhur të paktën dy vitet e fundit në politikë, nuk mund të thuhet me siguri nëse do të ishte në gjendje të thurte diçka tjetër po të mos ekzistonte fenomeni “Berisha”.
Është normale që një qeveri dhe drejtuesi i saj të jenë nën vëzhgimin dhe kritikën e vazhdueshme të opozitës dhe shtypit. Veçanërisht qeveria e sotme, që ka shënuar disa rekorde emblematike në afera korruptive dhe paaftësi menaxhuese. Rama, si kolumnist, po bën pikërisht këtë, ndonëse në mënyrë selektive, pasi denoncon disa skandale e hesht për disa të tjera, por gjithsesi, është një zgjedhje personale e pranueshme. Ai, gjithashtu, mund të konsiderohet një opinionist i angazhuar, pasi në shkrimet e tij nuk sheh asnjë të metë në kampin tjetër, por dhe ky është qëndrim personal e që u takon lexuesve ta vlerësojnë, siç ndodh rëndom me publicistët e tjerë. Në aspektin publicistik, pra, ndonëse gjithçka e vërtit rreth Berishës, Rama është një gur më shumë në mozaikun shumëngjyrësh të shtypit shqiptar.
Mirëpo Edi Rama nuk është, ose ka zgjedhur të mos jetë Fatos Lubonja, Mustafa Nano, Mero Baze, Andi Bushati…, por një politikan ambicioz, aktualisht kryetar i partisë më të madhe në vend, drejtues i opozitës politike dhe kandidati numër një për Kryeministër i Shqipërisë në rast se fiton zgjedhjet. Prandaj editorialet e tij nuk janë thjesht qëndrime e analiza personale, por shprehje e vizionit dhe ideve të një alternative politike që konkurron për pushtet. Nga këto editoriale të Edi Ramës duket fare qartë se kursi i ri politik i opozitës është përsëri në duart e Sali Berishës. Figura e tij mbetet ende i vetmi argument përse opozita kërkon të vijë në pushtet, një argument që deri tani ka rezultuar i pamjaftueshëm.
Rama, në të gjitha shkrimet e tij, si për ngjarjet në Libi, ashtu dhe për 11 shtatorin, ka vetëm një shqetësim, atë të sulmit ndaj kundërshtarit, madje duke e bërë atë nga pozita morale. Pikërisht për këtë, kjo goditje në vetvete është e pamjaftueshme për të sjellë ndryshimin e madh, pasi qytetarët janë të qartë se të dyja kampet politike në këtë pikë nuk kanë ndonjë ndryshim. Rama, si gazetar, mund ta gozhdojë Berishën për Gërdecin, siç ka bërë në dy shkrimet e fundit, dhe mund të mos e përmendë Mihal Delijorgjin si pjesë e këtij megaskandali. Por, si politikan, për më tepër kur akuzon nga pozita morale, një heshtje e tillë ia bjerr besueshmërinë. Për të mos përsëritur gjëra që dihen, e njëjta logjikë funksionon për lidhjet me krimin, për vjedhjen e votës, për dhunimin e demokracisë së brendshme në parti e deri te bashkëpunimi me Dritan Priftin. Edi Rama nuk mund të shkruajë thjesht si një kolumnist për sa kohë është kryetar i Partisë Socialiste dhe ka përgjegjësi politike.
Në këtë funksion ai nuk mund të mjaftohet me dhënien e opinioneve me shkrim e me gojë për kundërshtarin e tij, për më tepër kur nuk distancohet me akte dhe veprime konkrete nga mënyra të tilla të marrjes e mbajtjes së pushtetit. Rama premtoi një kurs të ri politik që do të shihte nga e ardhmja dhe do t’u tregonte shqiptarëve se alternativa opozitare konkretisht ka përgjigje e zgjidhje më të mira për vendin, sesa maxhoranca e konsumuar nga pushteti.
Në shkrimin e tij të fundit për 11 shtatorin, Rama vraponte shkel e shko në pjesën e parë për të mbërritur me një frymë në pjesën e dytë, ku niste sulmin ndaj kundërshtarit, të vetmen gjë që po dëshmon se di të bëjë. Në një ditë të veçantë si ajo, në editorialin e Ramës gjeje këto shprehje duke iu referuar kundërshtarit: kanalet e llumit të përgjakshëm, baltë e jargë, zgafella kundërmuese, vrasës, hajdut etj. Asgjë nga kursi i ri, e përsëri Berisha. Po atë ditë, edhe Presidenti i SHBA, Barak Obama, kish shkruar një mesazh duke marrë shkas nga tragjedia e 11 shtatorit.
Edhe Obama e kish shkrimin në dy pjesë; në pjesën e parë, mirënjohja për të gjithë ata që iu gjendën popullit të tij në ato kohë të vështira dhe, në pjesën e dytë, angazhime dhe premtime konkrete të SHBA në disa drejtime të caktuara. Foljet ishin të gjitha në kohën e ardhme. Ndërsa në editorialin e Ramës, gjithçka kish mbetur në kohën e shkuar. E, nëse ky është kursi i ri politik i opozitës, drejtimin duket qartë që po ia jep përsëri Berisha. Për të nisur një rrugë të re, ashtu siç po pretendon, Edi Ramës i duhet, ndoshta jo si gazetar, por si lider, të tregojë që di të bëjë diçka edhe po të mos jetë Berisha. Të dëshmohesh në politikë nuk është e njëjta gjë si në publicistikë.