Sulmi me armë ndaj trupave të KFOR-it në Veri dhe ndërprerja e dialogut në Bruksel, e kanë vendosur Beogradin në pozitën më të vështirë qëkur nisi kursin e së ashtuquajturës politikë të moderuar dhe procesin e afrimit me BE. Ajo që po ndodh këto ditë i ka bërë zero përpjekjet e Tadiçit në misionin e tij të pamundur që të fitojë simpatinë e europianëve dhe njëkohësisht të ruajë vatrat e nxehta në Veri të Kosovës për konsum të brendshëm apo si presion ndaj ndërkombëtarëve. Serbia mund të thuhet me siguri se dështoi në këtë ndërmarrje dhe shkak kryesor i këtij dështimi ka qenë edhe qasja tepër konstruktive e Prishtinës zyrtare në të gjithë procesin e vështirë të zgjidhjes së konfliktit mes dy vendeve.
Beogradi hyri në fazën e dialogut teknik, i detyruar nga një rezolutë e KS të OKB, pas goditjes që mori nga Gjykata Ndërkombëtare lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë nga Kosova më 17 shkurt 2008. Në këtë dialog, pala serbe ka shpresuar të vazhdojë lojën e njohur, sipas së cilës shfaqet e moderuar në dukje, por në veprime e mban situatën të pandryshuar. Ajo ka shpresuar gjithashtu që Prishtina zyrtare, nisur nga presioni i madh i brendshëm dhe tensioni i mbartur prej krimeve serbe, në një moment delikat do të tërhiqej nga bisedimet. Në këtë mënyrë Beogradi do t’i vishte vetes petkun e rremë të konstruktivitetit duke ia lënë përgjegjësinë palës shqiptare.
Por Prishtina zyrtare, me gjithë situatën delikate brenda vendit, i shkoi deri në fund një procesi duke nxjerrë zbuluar sjelljen e dyfishtë të qeverisë së Tadiçit. Ajo vërtetoi edhe njëherë se politika konstruktive, paqësore dhe bashkëpunuese, është e vetmja rrugë sot për të arritur objektivat kombëtare. Pjesëmarrja dhe qëndrimi i palës kosovare në dialog po rezulton efektiv dhe po e vendos Kosovën në kahun e duhur kundrejt agresivitetit dhe falsitetit të Serbisë në të gjithë këtë proces të sponsorizuar nga BE. Ngjarjet në Veri dhe mënyra e pandershme me të cilën Serbia po implementon në terren konkluzat e arritura në Bruksel, po i japin të drejtë dhe po i shtojnë pikët politikës së ndjekur nga Prishtina.
Është e qartë se ka qenë Serbia ajo që ka bllokuar tregtinë e lirë mes dy vendeve dhe është po ashtu e qartë në sy të të gjithëve se ndonëse delegacioni i Kosovës pranoi të heqë fjalën “republikë” nga vula e doganave, këndej hyjnë qindra kamionë me mallra serbë e andej numërohen me gishtat e një dore. Ky fakt e bën të mosbesueshëm angazhimin e Beogradit në të gjitha pikat e dialogut me Prishtinën dhe nga kjo nuk humbet Prishtina, por vetë Beogradi. Serbia, e cila deri dje dukej se kish marrë një lloj mbështetje për shkak të sjelljeve të moderuara, sot shihet qartë se ato sjellje nuk kanë qenë rezultat i bindjeve politike për ndryshim, por një taktikë për të fituar kohë e për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE përpara zgjedhjeve të pranverës.
Edhe durimi me të cilin veproi Prishtina në Veri të vendit pas 25 korrikut e në vijim provoi se tensioni dhe konflikti prodhohen nga strukturat paralele me mbështetjen thuajse të hapur të Beogradit. Vrasja e një polici shqiptar, barrikadat, djegiet, sulmi mbi shqiptarët e pambrojtur në lagjen e boshnjakëve dhe, mbi të gjitha, kërcënimi i jetës së ushtarëve të KFOR-it, janë oferta e palës serbe kundrejt angazhimit paqësor të Prishtinës në sintoni me faktorët ndërkombëtarë. Për këtë Serbia do të ketë një faturë të rëndë për të paguar. Tani e tutje, zhbërja e strukturave paralele dhe atyre kriminale do të jetë një kusht që do ta ndjekë nga pas Beogradin. Ndërprerja e dialogut është gjithashtu një akt që e largon Serbinë nga objektivi i anëtarësimit në BE. Ndërsa plumbat mbi trupat e KFOR-it, veçanërisht nëse sulmet vazhdojnë, rrezikojnë që ta kthejnë këtë forcë nga ndërmjetësuese në palë të përfshirë në konflikt. Tani, Boris Tadiç nuk mund të shihet më si zgjidhja e problemit, por si problemi vetë.
Prishtina, nga ana e saj, po provon se maturia dhe lëshimet që ajo po bën në emër të zbutjes së konflikteve dhe afrimit me BE-në, po japin rezultat. Sjellja e moderuar, që në një këndvështrim mund të dukej si përulje ndaj Serbisë, në një afat më të gjatë po i ndihmon Kosovës. Ndërsa rruga e Beogradit në BE po kushtëzohet nga Prishtina, kjo e fundit ka shansin që brenda një viti të arrijë marrëveshjen për liberalizimin e vizave. Angazhimi serioz dhe i sinqertë në procesin e ndërmjetësuar nga BE e ka kthyer situatën në favor të Prishtinës. Tani i takon Beogradit të japë prova të forta se e meriton vërtet të ketë një vend në familjen europiane.