Kur më në fund të gjithë prisnin një përleshje titanësh në televizion, gjithçka u anulua në minutën e fundit. Jo nga pala që është akuzuar rëndom këto vite si më e trembura, si më frikacakja dhe më e dobëta, por pikërisht nga ajo anë e spektrit politik që sulmin “ballë për ballë” e ka pasur një stil konstant komunikimi. Ftesa e Edi Ramës ndaj Sali Berishës, për dëshpërimin e të gjithë atyre që kujtonin se Doktori mezi po pret të përballet me “zotërinë 20 për qind”, gjeti përgjigje negative. Nuk do të ketë debat para fushatës së vitit 2013, u përgjigjën zyrtarisht nga selia blu dje. Që do të thotë se me një njoftim prej tre rreshtash, Sali Berisha ka hequr qafe edhe dorashkat e tjera eventuale që mund t’i hedhë kreu i opozitës gjatë kësaj periudhe kohore deri në zgjedhje.
Për një qytetar të thjeshtë, i cili ka një imazh të caktuar, të stampuar në mendjen e tij, për Kryeministrin e vendit, kjo mund të duket si një kthesë e papritur dhe si një dalje nga kostumi tradicional i luftëtarit mesjetar, të ngarkuar me veshje hekuri, parzmore e heshtë të gjatë me majë bronzi, hipur mbi një kalë të bardhë të blinduar po aq rëndë sa i zoti. Ky stereotip, i ngulitur fort në imagjinatën kolektive rreth Sali Berishës, ka punuar fort në favor të tij ndër vite, në kohë të mira dhe të këqija. Ideja politike që ka shoqëruar këtë siluetë kalorësi që s’i trembej syri nga asgjë, ka qenë ajo e politikanit të fuqishëm, të kudondodhur e të papërtuar, që gjeneronte në çdo çast kurthe e teza politike, të cilat e linin rregullisht topin në fushën e kundërshtarit.
Por poshtë këtij imazhi, më shumë të kërkuar e të parafabrikuar, sesa të natyrshëm, fshihet prej kohësh njeriu i pushtetshëm që e di se pas shumë vitesh në krye të qeverisjes, ka shumë më tepër për të humbur, sesa për të fituar, nga një kryqëzim i parakohshëm shpatash me kundërshtarin. Sidomos tani, kur ky i fundit ia ka liruar komplet skenën, duke i lënë kësisoj mbi kurriz edhe përgjegjësinë totale mbi gjithçka që lidhet me shtetin dhe me pushtetin.
Kësaj radhe, siç nuk ka ndodhur më parë mes tyre, Edi Rama e ka lënë topin mu në mes të fushës së Sali Berishës. E ky i fundit, gjëja më e çuditshme, ka preferuar ta mbajë, pa e hedhur matanë gardhit, siç ka ditur të bëjë dhjetëra herë në dy dekadat e fundit. Në editorialin ku motivonte sfidën e tij publike, Edi Rama rreshtonte arsyet se përse duhej një ballafaqim publik mes tij dhe Kryeministrit. Natyrisht Rama nuk shprehej qartë në atë shkrim, se përse e refuzoi një përballje me Berishën për shumë vite rresht. Por në të kundërt, teksa rreshtonte dispozitivin e temave dhe pikave të nxehta të debatit, ai përpiqej të sugjestiononte Kryeministrin, për të mos shkelur mbi atë gropë hileqare të mbuluar me degë të thata fieri. Siç duket, ia arriti ta trembë kundërshtarin e tij.
Berisha e provoi një “antipastë” debati me opozitën, pak ditë më parë në Kuvend. Përplasja me Erion Braçen nuk mbaroi hiç mirë për kreun e ekzekutivit, që e demonstroi pozitën e vështirë ku ndodhej, me gjestin nervoz të shtyrjes nga podiumi të deputetit socialist. Një debat me Ramën do të ishte një ushtrim edhe më i vështirë, në kushtet kur evitimi i temave të nxehta, siç bëri në Kuvend gjatë interpelancës, në atë rast do të ishte praktikisht i pamundur.
Sali Berisha e di se një debat me Edi Ramën, tani që ai është një ish-kryetar bashkie, do të ishte potencialisht një vetëvrasje publike. Sepse kreu i opozitës e ka sofistikuar mjaftueshëm imazhin e tij prej “viktime të 8 majit”, sa për ta vënë në pozitë të vështirë atë që akuzohet si autori e shkaktari i këtij viktimizimi. Debati mes tyre në këtë moment, do të ishte shumë tinëzar për imazhin publik të Kryeministrit. Këtë ai e ka kuptuar, duke pranuar të marrë përsipër koston e njeriut që shmanget dhe që tërhiqet në hije.
Është interesant të shihet sesi Kryeministri i vendit ka krijuar e po i shkon nga pas me shumë stoicizëm, një varianti gjysmëkomik e gjysmëhokatar politikani, i cili i thotë thuajse të gjitha me shpoti, batuta dhe si duke u tallur. Ky petk zyrtari, që duket sikur flet nga kafeneja, edhe kur është në Parlament, është në fakt arma kryesore që kreu i mazhorancës përdor në rastet kur ndodhet në siklet. Mjedisi shqiptar i mbingarkuar në ekstrem me sindromën “a e patë si ia tha”, e ndihmon veçanërisht këtë stil komunikimi politik që bazohet mbi batutën e çastit.
Gjithsesi ka momente, si ky i kërkesës për debat të Edi Ramës, kur as ironia, as akuzat në distancë, e as projektet me dru frutorë e arrorë, nuk të shpëtojnë. Kur kundërshtari të fton në mejdan, duhet të kesh guximin t’i dalësh përpara. A nuk ia kanë thënë me vite rresht këtë gjë Edi Ramës, ata që sot po i fshihen?!