Në Shqipëri ka qenë në traditën e pushteteve që të akuzojnë opozitën si armike të popullit. Madje pushteti komunist i shfarosi, duke i vrarë dhe burgosur opozitarët. Këtë e bëri në “emër të popullit” dhe “populli” e duartrokiti për mbi 40 vjet. Por ja ra “Muri i Berlinit” dhe bashkë me të edhe sistemi komunist. Edhe në Shqipëri. Dhe shqiptarët besuan se më në fund do të krijohej një sistem politik, ku opozita nuk do të ishte më armike e popullit dhe se të asgjësoje opozitën do të thoshte të asgjësoje demokracinë. Por nuk qe e thënë. Në pushtet u ngjit, pastaj ra, më pas u ringjit përsëri, Sali Berisha, një komunist që nuk arriti kurrë të bëhet antikomunist. Dhe si i tillë ai nuk mund të praktikojë veçse praktika autokratike të trukuara nominalisht si demokratike. Një nga këto praktika është të akuzuarit vazhdimisht të opozitës si armike e popullit.
Pak ditë më parë, Kryeministri Berisha deklaroi në publik se fajtore për mosmarrjen e statusit të kandidatit nga Shqipëria është opozita që nuk po miraton ligjet që kërkojnë edhe votën e saj në Kuvend. Por është e qartë se kemi të bëjmë përsëri me një gënjeshtër në katror. Berisha akuzon kundërshtarët pikërisht për atë që e lakmon vetë në fshehtësi, lënien e Shqipërisë jashtë Europës. Atij i duhet vetëm një alibi dhe si çdo komunist, atë e gjen tek opozita politike. Opozita ka gabimet e saj, por fakti që Shqipëria nuk do ta marrë statusin e kandidatit edhe këtë vit, nuk është aspak faj i saj. Vetëm nëse do të quajmë faj të opozitës rezistencën që ajo i ka bërë sulmit të autokratizmit berishist për kapjen e institucioneve dhe vjedhjen e zgjedhjeve. Na duket se një rezistencë e tillë nuk e lë Shqipërinë jashtë, por i mban hapur shanset që një ditë Shqipëria të hyjë në Europë. Sepse të mos i rezistosh autokratizmit duke toleruar konsolidimin e tij, do të thotë që ta lësh përfundimisht Shqipërinë jashtë Europës.
Shqipëria nuk e merr statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, sepse nuk ka plotësuar 12 rekomandimet e dhëna për të në vitin e kaluar. Dhe po t’i marrësh me radhë këto rekomandime, do kuptosh se pengesë kryesore për plotësimin e tyre është pikërisht qeveria dhe shumica berishiste. Të garantohet funksionimi i duhur i Parlamentit? Po kush është pengesë për këtë, përveç tiranisë së shumicës, vegël e bindur e ekzekutivit, tirani i demonstruar hapur dhe me pasion antiopozitar nga “avokatja e opozitës” Jozefina Topalli. Të miratohen ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar? Po kush është fajtor për mosmiratimin veç shumicës që ofron projektligje që qartazi çojnë ujë në mullirin e autokratizmit dhe jo të demokracisë. Kush e pengon miratimin me konsensus të Avokatit të Popullit, apo të emërimeve për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë përveç gjakimit autokratik të Berishës që kërkon të akaparojë çdo pushtet në shtet? Dhe është një gjakim që, sikundër konstatonte edhe ambasadori Uidhers në kabllograme, shkon në raport të drejtë me korruptimin e qeverisjes dhe vetë Kryeministrit. Rekomandimet kërkojnë që edhe të depolitizohet administrata publike. Por si mund të thuash se një pushtet ka vullnet për një gjë të tillë, kur vetëm në Bashkinë e Tiranës shohim të shkarkohen punonjës publikë për shkaqe politike dhe të emërohen të tjerë po për shkaqe politike. Edhe në këtë rast, pushteti berishist tregoi se e shikon administratën publike jo si një pasuri të shtetit, por si një çiflig të pushtetit. Këtë mund ta thuash edhe për pushtetin gjyqësor që tenton ta mbajë në kthetra, edhe për të drejtat e pronës që kërkon t’i dhunojë edhe për luftën kundër korrupsionit që nuk mund ta luftojë, sepse pushteti është korrupsioni vetë.
Të fajësosh opozitën për mos afrim të Shqipërisë me Europën, është njësoj si të bësh ujkun që nga maja e burimit, t’i hakërrehet qengjit që ndodhet poshtë, se po ia turbullon ujin. Ashtu si ujku nuk e kish hallin tek uji, po donte të gjente një pretekst për të ngrënë qengjin, edhe Berisha do që të kollofisë shansin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE. Dhe për këtë i duhet të gjejë një alibi që, në këtë rast, është përsëri “armiku tradicional i popullit”, opozita. Rreth 20 vjet më parë shkaku që nxiste Berishën të ndërmerrte veprime dhe politika që e mbanin larg Shqipërinë nga Europa, ishte xanxa e tij prej autokrati që prirej jo nga qeverisja por nga sundimi. Sot forca që e shtyn fatalisht drejt sundimit autokratik është korrupsioni. Është një iluzion të shpresosh se një lider i tillë dhe klani i korruptuar që e rrethon, mund të harmonizojnë interesat me integrimin europian dhe sundimin e ligjit që do të thotë, fund i sundimit të tyre. Prandaj ndërsa bëjnë gjithçka që ta mbajnë Shqipërinë sa më larg Europës dhe shtetit ligjor, ankohen me hipokrizi se faji është i opozitës.