Zarfi i Sali Berishës, i nisur me urgjencë dhe hipokrizi qysh në 28 prill të vitit 2009, ka qëndruar më gjatë se çdo zarf i ndonjë shteti tjetër, i dërguar në Bruksel, pa një përgjigje pozitive. Për të zbutur disi shijen e keqe që lë sot tek shqiptarët ky refuzim i përsëritur i Brukselit për Shqipërinë, duhet t’i hedhim një vështrim konceptit me të cilin Sali Berisha ka tentuar ta shkatërrojë procesin, qysh në nisje të tij, duke e përdorur vetëm si moment elektoral dhe jo si një proces që do të evropianizojë Shqipërinë.
Së pari, momenti kur Shqipëria bëri kërkesën, dhe çmimi me të cilën e pagoi atë përdorim elektoral nga Sali Berisha, është më i larti se çdo vend tjetër. Nën dritën e kabllogrameve të ambasadës së SHBA në Tiranë ne kemi parë se me çfarë përçmimi dhe habie aleatët tanë shikonin manovrat elektorale të Sali Berishës për t’i pranuar një zarf të mbyllur në Pragë për të na thënë një muaj para zgjedhjeve se na futi në Evropë. Kryeministri çek e priti pasi Berisha kishte mbaruar një kontratë rënduese për qytetarët shqiptarë duke i shitur CEZ shpërndarjen e energjisë elektrike në vend, dhe duke e kushtëzuar atë të mos e rriste çmimin deri në fund të vitit sa të mbaronin zgjedhjet.
Për të siguruar mbështetjen e kryeministrit grek të asaj kohe, e priti atë të nesërmen në Tiranë dhe firmosi paktin e faljes së ujërave shqiptare në Detin Jon. Më pas vrapoi në Francë dhe i premtoi Sarkozisë blerjen e helikopterëve francezë për ushtrinë shqiptare në një shifër që shkonte rreth 70 milionë dollarë. E gjithë kjo që ne të gjithë të besonim se ai po na fuste në Evropë. Ky ishte poshtërimi i parë dhe i madh që i bërë Sali Berisha këtij procesi, duke e strukturuar atë si proces elektoral.
Pasi Shqipëria arriti të marrë me vonesë në raport me vendet e tjera procesin e liberalizimit të vizave, Berisha stopoi përpjekjet e tij për të qenë luajal me Perëndimin. Fotografia dy vjeçare e Shqipërisë pas vitit 2009 është fotografia e një vendi anti-perëndimor. Vendi ka jetuar një krizë permanente dhe kryeministri Berisha ka kurorëzuar raportin e tij kriminal me opozitën, duke vrarë katër qytetarë që protestonin para zyrës së tij. Vrau me gjakftohtësi kur ishin me duar në xhepa, dhe bëri të nesërmen një nga gjestet më anti-perëndimore që ka bërë ndonjë herë ndonjë kryetar shteti në botë, refuzoi urdhër arrestet e prokurorisë duke deklaruar haptazi moszbatimin e tyre. Nuk mjaftoi kjo, por akuzoi Presidentin, Kryeprokuroren dhe Shefin e SHISH si puçistë, duke përfshirë në një listë paranojake dhe 4 gazetarë. Ngriti një komision qesharak hetimor, i cili dështoi qysh në nisje, duke kërkuar të marrë nën hetim presidentin e Republikës, kryetarin e SHISH, kryeprokuroren dhe gazetarët.
Berisha shkoi në zgjedhjet lokale të majit 2011, zgjedhje të cilat e degdisën Aleancën për Qytetarin, e udhëhequr nga Berisha në fshatrat e Shqipërisë, atje ku vota blihet për shkak të varfërisë dhe hijes së stërzgjatur të kulturës demokratike. Berisha humbi gjithë qytetet e Shqipërisë, përfshi kryeqytetin, të cilin e përmbysi në mënyrën më transparente të mundshme me vendime gjykatash, që nuk ia njohu as raporti i ODIHR.
Pas kësaj lufte të vetëdijshme kundër opozitës dhe zgjedhjeve të lira në Shqipëri, Berisha e ka marë notën pakaluese, e cila u kumtua dje në mëngjes, qysh në qershor. Presidenti Barroso devijoi avionin e tij nga Tirana gjatë turit ballkanik, dhe Shqipëria e humbi shansin të ishte një vend që do të merrte ftesën për kandidat për anëtare të Bashkimit Europian. Nuk e ka humbur as për faj të opozitës dhe as për faj të qeverisë, por për dëshirë të qeverisë.
Siç dhe e ka deklaruar vetë disa herë publikisht, Sali Berisha, është i qartë në qëndrimin e Shqipërisë larg Evropës. Një Shqipëri në Evropë është një Shqipëri që i jep fund një regjimi të tillë. Një Shqipëri e marrë nën kontroll nga Bashkimi Evropian, jo vetëm që nuk mund të lejojë vrasjet politike në mes të bulevardit dhe vjedhjen e votave para syve të milionave shqiptarëve, por nuk do të lejojë mes të tjerash perandoritë financiare që po ngre Pushteti i Familjes duke grabitur Shqipërinë. Një Shqipëri në Evropë nuk lejon Fabrika si ajo që ndërtoi i biri i kryeministrit në Gërdec, pazare nga ato që bën e bija e kryeministrit me pasuritë kombëtare duke kapur shtetin, palaçollëqe nga ato që bën gruaja e tij me paratë e biznesit shqiptar, dhe horrllëqe nga ato që bën kryeministri i degraduar i vendit, i cili ëndërron ta ketë Shqipërinë ndaras Europës si një feud të Familjes së tij.
Ai është i qartë se Europa nuk është ëndrra e tij, por fundi i ëndrrës së tij në pushtet. Mos u gënjeni se ai ëndërron Evropën dhe nuk po jadeldot. Për të marrë ftesën për tu anëtarësuar në Evropë, duhet më pak mund se ç’ka bërë ai për ta prishur. Mjafton të mos vrasësh dhe vjedhësh për të qenë një vend normal evropian. Por ai nuk e do atë status, nuk e do realisht atë proces që fillon praktikisht të çmontojë pushtetin e tij.
Përpiquni të zbërtheni fjalimin e fundit të Sali Berishës në Korçë rreth këtij procesi. Edhe pse ka një degradim të dhimbshëm psikik, ai tha në fillim të fjalimit të tij se ‘rrugën e Shqipërisë drejt Evropës nuk e ndal dot askush, as opozita’, dhe vazhdoi dy paragrafë më poshtë se ‘rrugën drejt Evropës fatkeqësisht po e ndal opozita’. Mos e merrni për të çmendur. Thjesht do të tregojë se ai nuk mund të sillet si evropian me opozitën për të shkuar në Evropë. Ai kërkon që para se ne të shkojmë në Evropë, duhet të pranojmë zgjedhën e tij, Pushtetin e Familjes së tij, dhe standardet e tij feudale për qeverisjen e vendit.
Rruga drejt Evropës nuk është proces elektoral, siç Berisha e ka nisur nga prilli i vitit 2009, por proces evropianizimi. Pikërisht pas prillit 2009, Berisha ka dëshmuar gjithë veset e veta anti-perëndimore: ka prekur dy procese zgjedhore; ka vrarë katër qytetarë protestues; u ka shpallur luftë gjithë institucioneve dhe pushtetit të drejtësisë për të shpëtuar Pushtetin e Familjes së tij. Si i tillë ai ka konsoliduar procesin më të egër anti-perëndimor që Shqipëria ka njohur pas vitit 1990. Si i tillë, pas refuzimit të djeshëm nga BE, ai nuk ka për t’u dëshpëruar dhe as për t’u ndjerë keq. Ai thjesht ndjehet i qetë, që ne do të kemi në krye ende një satrap. Sot është festë e tij dhe zi e shqiptarëve që duan Perëndimin.