Raporti i progresit të KE për të dytin vit radhazi i dha notë negative Shqipërisë. Më 12 tetor nuk humbëm thjesht shansin e radhës për të qenë kandidat për anëtarësim në BE, por morëm leksionin e radhës se demokracia funksionale nuk vendoset me deklarata populiste, por me vullnet politik dhe zbatim real të reformave integruese.
Gjuha e përdorur nga Komisioni Europian në raportin për Shqipërinë është e moderuar, megjithatë në çdo paragraf thuhet që “kjo…nuk funksionon” që e bën të qartë realitetin tonë. Padyshim ky është raporti më negativ i të gjitha viteve për Shqipërinë dhe refuzimi i statusit kandidat ishte një refuzim i “pritshëm”, dhe fatkeqësisht i “merituar”. Raporti më tepër sesa gjykim mbi situatën është “konfirmim” i konstatimit që kur demokracia degradon, gjithçka çon në regres. Shumë njerëz jashtë e brenda Shqipërisë, tashmë kanë dalë nga agonia e iluzioneve se Shqipëria “meritonte” t’i jepej statusi kandidat edhe sikur opozita të kishte votuar ligjet me 3/5 e votave. Edhe para daljes së këtij raporti janë bërë publike nga personalitete të BE-së, se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga 12 rekomandimet që KE-ja shtroi në raportin e vitit të kaluar.
Prandaj, justifikimi i mazhorancës për refuzimin e statusit me mosvotimin nga opozita të ligjeve me 3/5 e votave është alibi që e trajton procesin kompleks të integrimit në mënyrë shumë sempliste. Kujtoj se në raport kur flitet për votimin me 3/5 theksohet nevoja për votim me konsensus. Është detyra e mazhorancave qeverisëse të gjejnë kompromisin me opozitën për të marrë konsensusin e saj.
Në fakt, procesi i integrimit duhet kuptuar si procesi i demokratizimit dhe transformimit të institucioneve dhe shoqërisë sonë drejt standardeve europiane.
Mirëpo është trishtues fakti që demokracia në vend që të shkonte përpara, për fat të keq ka bërë hapa prapa. Vazhdimi i arrogancës qeverisëse në Parlament thelloi diskriminimin e opozitës parlamentare si asnjëherë më parë, duke shkelur rëndë pavarësinë e saj, për ta kthyer atë në një fasadë të pluralizmit shqiptar. Kjo shpuri në rritjen e konfrontimit politik duke dëmtuar rëndë dialogun dhe konsensusin, pa të cilin në këto kushte votimi me 3/5 ka qenë i pamundur.
Asnjë iluzion mbi refuzimin
Si mund të kemi iluzione, se mund t’i ofrohet statusi kandidat një vendi ku pushteti politik graviton rreth fuqisë së një individi; ku ekonomia po kthehet gradualisht një “patriark” oligarkik i një grupi të vogël biznesesh, kryesisht të lidhura me pushtetin; ku ekonomia është në rënie konstante, ndërsa makina propagandistike e qeverisë na rreshton në mënyrë cinike në krah me Gjermaninë me një stil të kohës së shkuar; ku opozita margjinalizohet në ekstrem; ku mbështetësit e opozitës vriten në mes të bulevardit dhe qeveria në mënyrë të paprecedentë, refuzon të zbatojë verdiktin e prokurorisë; ku media opozitare luftohet me forcën e pushtetit; ku zgjedhjet e lira dhe drejtësia manipulohen në mënyrën më primitive? E pra, si mundet të kishim dyshime se opinioni i Brukselit mund të mos ishte negativ?
Shqipëria, rajoni dhe integrimi europian
Ka një aspekt më të keq sesa thjesht “refuzimi”. Shqipëria mbetet e fundit në axhendën e integrimit. Na pëlqen apo jo, qenia e Serbisë në grupin e vendeve të Ballkanit që diskutohen në listën e “accession” i jepte këtij grupi një konotacion tjetër. Ikja e Serbisë, e ka lënë Shqipërinë në një grup me Bosnjën dhe Kosovën, dy vende, që me gjithë respektin kanë probleme shumë më të mprehta ekzistenciale e shtet-formuese për të zgjidhur para çështjes së statusit.
E pra, kur një vend si Serbia është në gjendje të fillojë dialogun politik me Kosovën dhe të bindë edhe Brukselin se ky është një proces serioz, klasa politike Shqiptare nuk është në gjendje të sigurojë një dialog serioz brenda vetes duke penalizuar rëndë vendin. Për Shqipërinë kjo është bërë tashmë çështje “kredibiliteti”… dhe mesa duket askush në Bruksel nuk “ngutet” më për të na ofruar diçka më shumë, përveç sugjerimeve për dialog dhe konsensus. Fatkeqësisht, “kredibiliteti” nuk ndryshon me ditë dhe kam frikë se Brukseli do të ngelë për shumë kohë “skeptik” për Shqipërinë.
Kur humb Shqipëria...
Sjellja e mazhorancës që përpiqet të fshihet pas opozitës, për të justifikuar refuzimin është trishtuese. Por, po kaq shqetësuese është tendenca e shfaqur nga përfaqësues të qeverisë, për të zvogëluar dëmin që sjell ky refuzim për të gjithë qytetarët shqiptarë. Më tepër sesa “refuzim” për sot, pasojat do i shihja si kosto për të ardhmen e vendit edhe në rrugën e zhvillimit të tij ekonomiko-social. Mjafton të përmend këtu, se aksesi për fondet strukturore dhe atyre të kohezionit social nga BE-ja lidhet me këtë status, prandaj mosmarrja e tij do shoqërohet me mungesën e këtyre financimeve, sigurisht me pasoja për nxitjen e zhvillimit të vendit, veçanërisht në bujqësi. Kujtoj se BE-ja, nëpërmjet fondeve të paraaderimit IPA, ndihmon Shqipërinë që të përballojë me sukses sfidat e procesit të integrimit europian me synim final anëtarësimin në BE. Kjo ndihmë përbëhet nga 5 komponentët: Asistencë tranzicioni dhe ngritja e institucioneve, bashkëpunimi ndërkufitar, zhvillimi rajonal, zhvillimi i burimeve njerëzore, zhvillimi rural. Një vend kandidat potencial si Shqipëria përfiton asistencë vetëm në dy komponentët e parë. Por, fondet për komponentët e zhvillimit rajonal dhe rural, përbëjnë peshën kryesore të ndihmës komunitare në kuadrin e asistencës së BE-së, për rajonet më të prapambetura ku futet dhe Shqipëria. Por që të përfitoj financimet nga këta komponentë të ndihmës komunitare, Shqipëria duhet të fitojë statusin e vendit kandidat dhe të jetë e përgatitur me strukturat e nevojshme, sipas standardeve europiane në nivel qendror dhe vendor. Kujtoj se Bullgaria si vend kandidat gati dyfishoi financimin në sektorin bujqësor dhe zhvillimin rural në 5 vitet para anëtarësimit, falë asistencës së BE-së për këta komponentë. Një shembull tjetër edhe më frymëzues jep anëtarësimi në BE, p.sh., rasti i Rumanisë, që si vend anëtar përfiton nga BE-ja rreth 30 miliardë euro për ciklin buxhetor të BE-së 2007-2013. Kjo shifër e përkthyer në kushtet tona, do të thotë se sikur të ishim anëtarësuar edhe ne si Rumania mund të përfitonim rreth 4,5 miliardë euro, ose rreth 900 milionë euro në vit. Dhe në kushtet e shtrëngesës buxhetore dhe borxhit të lartë publik kuptohet lehtë se çfarë frymëmarrje do t’i jepnin zhvillimit të vendit këto fonde. Marrja e statusit është shumë i lidhur me investimet e huaja, prandaj refuzimi është një pasojë negative edhe në këtë drejtim. Nga kjo panoramë besoj se është e qartë se kur humb Shqipëria, të gjithë kemi humbur. Sigurisht nuk kam parasysh një grusht oligarkësh të lidhur me pushtetin, që në këtë situatë mungesën e standardeve europiane e kanë konvertuar me përfitime monetare.
Qasje realiste në vend të demagogjisë
Komisioneri i zgjerimit z.Fyle, në një shkrim për publikun shqiptar pas daljes së këtij raporti sugjeron se: “Në vend të retorikës negative dhe konfliktuale ka nevojë për reflektim”. Kjo do të thotë që në vend të konfrontimeve e provokimeve politike, vëmendja e politikës të përqendrohet me prioritet tek axhenda jonë europiane. Qasja ndaj raportit pas kësaj eksperience 2-vjeçare refuzimesh ka nevojë për realizëm dhe jo demagogji apo eufori si rëndom ka ndodhur.
Raporti i progresit të këtij viti, na kujton nevojën e aprovimit të tij në Kuvend. Por kjo kërkon domosdoshmërisht të mos përsëritet eksperienca negative e vitit të kaluar. Kur draft-rezoluta e propozuar nga opozita që synonte adresimin e 12 prioriteteve të prezantuara në raportin e vitit të kaluar, jo vetëm që nuk u dialogua, por u hodh poshtë me arrogancë pas një debati shumë të tensionuar me mazhorancën, e cila integrimit në axhendën parlamentare i kushtoi seancën e fundit
të vitit, si për të na kujtuar se kjo ishte çështja e fundit që i interesonte Kuvendit.
Një qasje e re për këtë vit, do të ishte aprovimi i planit të veprimit mbi 12 prioritetet e BE në seancën parlamentare duke dëgjuar e reflektuar, ndryshe nga deri më sot, mendimin e opozitës, për t’i dhënë kuptim aprovimit të tij me konsensus në Kuvend. Raporti duke adresuar nevojën e aprovimit të planit të veprimit në Kuvend tërheq vëmendjen se procesi integrimit kërkon gjithëpërfshirje. Mendoj se aprovimi në seancë plenare duhet të paraprihet nga diskutimi në të gjitha komisionet e Kuvendit, duke përfshirë realisht këtë institucion, i cili me transparencë të ftoj mendimin e specialistëve të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit për hartimin dhe monitorimin e këtij dokumenti. Kjo është eksperienca e suksesshme që ndoqi Mali i Zi në hartimin e planit të veprimit për 7 prioritetet, që i kishte rekomanduar KE, e cila u shpërblye me vendimin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e saj në BE.
Prandaj mendoj se aprovimi në Kuvend i planit të veprimit me konsensus do të arrihej pas një marrëveshjeje mbi të. Kjo është e rëndësisë së dorës parë për reformat kyçe që përmban ky plan, sepse ato kërkojnë vendimmarrje konsensuale në Kuvend.
Adresimi si duhet i kësaj çështjeje dhe të tjerave që kërkon raport-progresi, kërkon respekt për opozitën dhe mendimin e saj dhe shtron nevojën e rishikimit të procedurave parlamentare me konsensus, pse jo sipas modelit të Parlamentit Europian që e kërkoi edhe Kryeministri. Përgjigjja pozitive e mazhorancës me prioritet për këtë çështje, reformën zgjedhore, zgjedhjen e institucioneve të pavarura, si dhe çështjeve të tjera të ofertës sonë, të cilat harmonizohen me prioritetet e opinionit të KE-së do të rriste frymën e besimit reciprok të minuar pas zgjedhjeve të 2009, ngjarjes tragjike të 21 janarit, zgjedhjeve në Tiranë të njohura ndërkombëtarisht si problematike etj.
Konfirmimi i përsëritur nga BE-ja edhe në këtë kohë krize për perspektivën tonë europiane është një shans që deri në dhjetor t’i japim kredibilitet këtij procesi me rëndësi kombëtare.
Autori: Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian