Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Letër ambasadorit tonë në SHBA

Shkruar nga: Auron Tare  
Botuar më: 17 vite më parë

Auron Tare
Letër ambasadorit tonë në SHBA

I nderuar Z. Ambasador
Perpara disa javesh nje miku im gazetar amerikan i nje te perditshmeje te rendesishme me dergoi te regjistruar prezantimin tuaj mbi Shqiperine ne Universitetin Brigham Young (BYU) ne Utah te Shteteve te Bashkuara. (Per lexuesit ky eshte nje universitet privat i Kishes Mormone). Si qytetar i thjeshte i Republikes qe ju perfaqesoni ne nje prej kryeqyteteve me te rendesishem te vendimmarrjes politike boterore, me erdhi mjaft rende kur pashe nivelin me te cilin ju prezantuat vendin tone te perbashket. Jo pa qellim gazetari amerikan e dergoi fjalen tuaj perpara nje auditori universitar si nje deshmi se si Shqiperia prezantohet nga diplomatet e saj ne bote. E pashe prezantimin tuaj me keqardhje por megjithate nuk do te ulesha dhe tju shkruaja kete leter ne se nuk do degjoja gati te njejtat mendime nga disa te rinj shqiptare ne Boston, te cilet kishin marre pjese ne nje prej prezantimeve Tuaja me komunitetin atje.

Personalisht mendoj se niveli gjuhesor i perdorur nga ana e Juaj ne kete prezantim ne nje auditor universitar, le shume per te deshiruar dhe eshte ne nivele jo te pranueshme per nje ambasador, i cili ka kontakte te vazhdueshme me kancelarite e rendesishme te Washingtonit. Duke pasur parasysh se sa modeste dhe e pasakte eshte anglishtja e perdorur nga Ju, eshte mjaft e qarte se ne prezantimin tuaj, Ju nuk mund te jeni ne gjendje te shprehni të gjitha ato që deshironi por jeni i detyruar të mbeteni në një nivel nen mesatar, në mendim dhe në emocion. Gjithsesi, shumekush qe do te lexoje kete leter do habitej se perse une mendoj se kryediplomati yne ne Washington duhet te flase nje anglishte prefekte. Ne Shqiperi falen shume gjera. Mesa duket ish ministri juaj i jashtem, i cili nuk dinte vete asnje fjale anglisht, e ka falur kete kerkese te rendesishme per ambasador ne Washington. Megjithate, perseris se ne se prezantimi juaj mbi Shqiperine do kishte ndopak rrjedhe llogjike anglishtja juaj edhe mund te gelltitej, por per ate qe degjon shumkush ne kete prezantim te filmuar dhe tashme te postuar edhe ne disa prej websiteve me te populluara ne internet, rrënon edhe më tepër emrin e diplomacisë shqiptare. Personalisht mendoj se ne nje prezantim si ai tuaji, nje ambasador duhet te beje nje pasqyre te sakte te vendit te tij ne menyre kronologjike dhe llogjike dhe jo te kerceje dege me dege pa asnje lidhje. Promovimi i arritjeve, sukseset, historia, kultura, turizmi, letersia jane disa nga temat interesante qe mund te trajtohen dhe jo te habitet degjuesi me kotesira te tipit ka ca dokumenta ne bote si libri Enigma qe eshte bestseller se flet per Shqiperine, apo shikoni filmin The Fifth Element se eshte zeri i Inva Mules, apo Ferit Murati ka shpikur Viagren (si mjek qe jeni duhet ta dine se Ferit Murati nuk ka shpikur Viagren por ka bere studime mbi rolin e qarkullimit te oksidit nitrik, studim qe u mor per baze ne zhvillimin e metodave te reja per trajtimin e impotences), apo se Skenderbeu lufoi per interesin e Kishes Kristiane, apo Nena Tereze ishte very teenager kur iku nga Shqiperia e te tilla brockulla qe bejne per te qeshur kedo. Si kryediplomati yne ne Washington ne rradhe te pare ju do benit mire te mesonit mbi gjeografine e vendit tuaj, pasi Ju nuk mund te deklaroni se Shqiperia ka ca kufi me Greqine dhe kufizohet nga Serbia dhe Mali i Zi, duke haruar se Kosova nuk eshte me pjese e Serbise.

Si mundet Ju, si Ambasador i Shqiperise ne Washington, te beni nje deklarate te tille ne auditoret amerikane ne prag te eventualitetit te shpalljes se pavaresesise se Kosoves? Ky eshte nje gabim shume i rende politik dhe diplomatik. Po keshtu, deklarata e Juaj se ne Maqedoni jetojne 1 milion shqiptare eshte nje deklarate jo diplomatike, e cila mund te behet nga Qytetari Sallabanda por kursesi nga nje Ambasador i Republikes se Shqiperise. Ne se auditori i atij universiteti ne Utah nuk e ka shume idene se kush ka qene Skenderbeu, te cilin ju nje here e quanit Guvernator i Pare i Shqiperise, apo xhentelmen, luftetar qe luftoi 57 vjet kunder turqve dhe njehere personi qe nuk i jepte lejen turqve te shkonin ne Itali (a thua se Skenderbeu yne kishte qene Drejtori i Doganes se Vlores), me siguri qe ata e njohin shume mire historine e vendit te tyre. Prandaj gafat tuaja historike mbi figurat politike amerikane sigurisht qe do ti kene lene me goje hapur. I nderuar ambasador, me nje kerkim shume te thjeshte ne Internet perpara se te dilnit perballe studenteve dhe pedagogeve amerikane, ju do te kishit mundesi qe te lexonit se Presidenti Willson (apo xhentelmeni, si e quani Ju) ne vitet 1913-1914 nuk kishte lidhje fare me rolin qe i jepni ju si shpetimtar i Shqiperise. Presidenti Willson ne vitet kur Lufta e Pare Boterore nuk kishte filluar akoma, as qe e ka permendur ndonjehere vendin te cilin sot ju e perfaqesoni. Ajo qe ju kerkonit te thonit (por qe e bete lemsh) eshte fakti se Presidenti Willson mori pjese ne Konferencen e Paqes ne Paris ne Janar 1919, konference kjo e cila mbylli zyrtarisht luftimet ndermjet paleve nderluftuese dhe pas me se 6 muajsh negociatash konkludoi ne 5 traktatet e famshme te njohura si Traktati i Versajes, St Germain, Trianon, Neuilly dhe Serves, te cilat detajonin ne leter marrveshjet me palet humbese te Luftes se Pare Boterore. Ishte ketu, ne kete Konference dhe jo ne vitin 1913, sic shpreheni ju, qe Presidenti Willson mbrojti parimin e vetvendosjes se vendeve te vogla, nder te cilat ishte edhe Shqiperia.

Te shprehura ne dokumentin e famshem te 14 Pikave, keto parime ishin mbeshtetur ne idene e zgjidhjes se problemeve territoriale, sigurimi i lirise se mardhenieve tregetare si dhe krijimin e nje organizate nderkombetare, sic qe Liga e Kombeve, e cila do te mbikqyrte ruajtjen e paqes dhe bente te pamundur nje lufte tjeter ne Europe. Me gjithe deklarimet tuaja patetike, deri me tani nuk njihet asnje dokument qe te vertetoje fjalet tuaja ne goje te xhentelmenit Willson se Amerika eshte me Shqiperine, thene ne Konference. Z. Ambasador, auditoret universitare sigurisht qe mund te mos e njohim mire historine e Shqiperise. Trajtimi sa me realist dhe kronologjik i kesaj historie ndoshta duhej te perbente thelbin e prezantimit tuaj por nje auditor universitar, nuk mund te mos nenqeshe kur merr leksione mbi historine boterore nga Ju. Ndoshta shpjegimet tuaja naive mbi flamurin shqiptar se gjoja ai eshte me shqiponje si e amerikaneve apo ka dy koka sepse Guvernatori Skenderbe e kishte ushtrine nga Veriu dhe Jugu dhe Guvernatori Skenderbe ishte trupi dhe dy kokat jane Veriu dhe Jugu mund te mos krijojne te qeshura.

Por ne se ju e quani Perandorine Romake te shtrire nga Roma ne Istambul, (duke haruar se Perandoria Romane ishte e shtrire jo vetem ne nje territor me te gjere por Istambul apo Stamboll u quajt keshtu vetem pas marrjes se Konstandinopojes nga Otomanet), kjo eshte me te vertete per te qeshur. Eshte e pa mundur qe ne nje leter te tille te renditen te gjitha gabimet, pasaktesite dhe gafat tuaja historike per Shqiperine dhe rajonin, por nuk mund te le pa permendur se njohurite tuaja per historine e antikitetit dhe mesjeten e vendit tuaj jane te pa mjaftueshme per te pasur guximin qe ju t’i prezantoni ne nje auditor universitetar kudo qofte ai. Mjafton te degjosh fjalen tuaj dhe kushdo mund te gjykoje vete mbi keto njohuri. Ne se Ju keni njohuri shume te pakta mbi kulturat qe kane qene te pranishme ne territoret ku sot eshte Shqiperia, eshte e pa falshme qe Ju te mos thoni asnje fjale mbi Ilirine dhe kulturen ilire sado modeste qe ajo mund te jete.

Auditori amerikan degjoi se Shqiperia tashme ka ndertuar Korridorin 8, nje lajm ky i pa njohur deri me tani ne Shqiperi dhe ne rajonin tone, deklarim ky i cili do te habise jo pak bashkadhetaret Tuaj ne Shqiperi dhe politikanet e Ballkanit dhe ata te Bashkimit Europian. Persa i perket kembenguljes suaj se shqipja vjen nga pellazgjishtja, kjo ndoshta mund te ishte pjese e nje bisede mes miqsh ne ndonje klub te Tiranes por kursesi pjese e nje prezantimi te nje ambasadori ne nje auditor universitar. Kjo mund te thuhet akoma me teper per kembenguljen tuaj se libri Enigma eshte nje prej fakteve te pa mohueshem ne kete drejtim. Deri me sot askush ne qarqet shkencore linguistike nuk ka sjelle ndonje fakt per te provuar se shqipja eshte pasardhese e pellazgjishtes dhe kembengulja e juaj ne nje auditor akademik sjell vetem nenqeshje cinike mbi naivitetin e tuaj. Gjithashtu Z. Ambasador, Ju mund te flisni per Kryeministrin e vendit Tuaj ne prezantimet qe beni, por si diplomat Ju nuk mund te haroni se kreu i Shtetit eshte Presidenti i Republikes dhe ne prezantimin Tuaj, Ju nuk mund te haroni nje fakt te tille themelor i cili respekton sikur edhe formalisht hirarkine shteterore duke haruar te permendni ne prezantimin Tuaj, Kryetarin e Shtetit.

I nderuar Z. Ambasador,
Deshiroj ta mbyll kete leter te hapur me nje pasazh nga nje email te cilin e kishte derguar nje student shqiptar pasi kishte pare prezantimin tuaj: Vlera e një diplomati nuk varet nga madhësia e territorit tê vendit tê vet, as edhe nga numri i popullsisë së tij, por nga menyra se si ai diplomat e perfaqeson vendin e tij. Shembulli më i mirë që ilustron këtë frazë êshtë Konica, pasardhesi i të cilit është Sallabanda ynë i mjerë


Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama