Kryeministri Berisha është shfaqur dje publikisht si lexues kritik dhe ironizues i letërsisë politike dhe jo të tillë, të autorëve-krerë socialistë. Politikani Berisha ironizoi librin në botim e sipër të kundërshtarit të tij politik, kryetarit të PS-së, zotit Edi Rama.
Një raport karshillëku po shpërfaqet prej kryeqeverisësit në adresë të kryeopozitarit të vendit, ndërkohë që diplomacia institucionale e BE-së në Tiranë jo vetëm që ka afishuar urgjencën për dialog dhe luajalitet legjislativ mes tyre, por ka afirmuar afatet kohore për dialog dhe proces politik në vend. Kjo kërkesë duket se po merret me vështirësi në konsideratë prej dy aktorëve dhe segmenteve politike institucionale. Stanjacioni është tashmë një realitet me kohë të plotë në marrëdhënien mes zotit Berisha dhe zotit Rama. Në këtë stanjacion, i pengmbajtur është vendi dhe krejt shoqëria, ndërsa produkti i vetëm i tij është shumë herë më kompleks dhe më gjurmëlënës nga sa e shohin dhe ndiejnë qytetarët.
Kjo gjendje po degradon sistemin dhe vlerën reale të institucionalizmit në Shqipëri. Shumëkush, nëpër biseda mediatike dhe në analiza, është lodhur prej konstatimit etiketues dhe sidomos apeleve për ordinerizim të administratës dhe cenim konstant të hierarkisë së vlerave në jetën publike të shoqërisë dhe sidomos të shtetit. Meritokracia nuk është më një term për të shënuar diçka prej realitetit tonë. Meritokracia është termi i dëbuar, për shkak të një realiteti në degradim të vrullshëm. Kontrasti është i skajshëm, pa referencë krahasimi dhe, sipas të gjitha gjasave, arsye spontane që mund të shkaktojë mbarsje të pakënaqurish. Partitë në këtë përballje të tyre jo funksionale, deri tani kanë shijuar dhe vjelë frytet e një korruptimi dhe përvetësimi pa kriter të shumëçkaje që ngjet si mundësi qeverisjeje. Asimetria qeverisëse, në vitin e fundit po shfaqet si një dukuri me përmbajtje të çuditshme politike. Pas zgjedhjeve vendore të 8 majit, në rang vendi po ndodh një proces i rëndë dhe me pasoja që ka lidhje me strukturën e përfaqësimit dhe sidomos me të drejtën e përfaqësimit.
Prej disa muajsh opozita fituese në bashki dhe qarqe të shumta të vendit po pëson humbjen e kryetarëve të qarqeve. Kështu ka ngjarë në Berat, në Vlorë, (në Fier vijon procesi ankimues për konstituimin me përplasje deri fizike) etj. E thënë me gjuhën e dikurshme të krerëve të sotëm, aleancat fluide në nivel lokal, po shfaqen jo si dukuri, por si fenomen me shumështrirje dhe në thelbin e tyre kuptimor ato janë thjesht një trafik i pastër politiko-pragmatist. Ndaj këtij fenomeni që po përsëritet nga njëri qark në tjetrin, nuk gjen forcë reagimi as opozita dhe as një element tjetër i shoqërisë. Ky proces jo vetëm që tjetërson strukturën e përfaqësimit politik në nivelin ekzekutiv të qeverisjes vendore, por afirmon strukturën e korrupsionit në qeverisje. Dikush mund të thotë se përmes aktesh të tilla bie “grada” e partitizmit në qeverisjen vendore dhe konfirmohet pragmatizmi i këshilltarëve. Në pamje të parë kjo peshon e tillë, por në brendinë e saj ajo e shkatërron përfundimisht besimin dhe përkatësinë politike të të zgjedhurve shqiptarë. Një proces i tillë në vetvete zhbën demokracinë institucionale dhe tribalizon përfaqësimin në qeverisjen vendore. Në zgjedhjet e fundit në Vlorë dhe në Berat realisht ka ndodhur një akt i pastër korruptimi politik. Partiakët e palës opozitare pohojnë se ka pasur edhe korrupsion në formën e mitëmarrjes apo postpremtimit. Sido që të ketë ngjarë, vlera dhe cilësia e përfaqësimit partiako-politik është zhbërë, duke tjetërsuar jo vetëm përfaqësimin, por më së shumti mandatin e besuar. Ky proces është një kërcënim me pasoja të rrezikshme tashmë për partitë e opozitës, dhe nesër për krejt sistemin politik dhe demokracinë e përfaqësimit.
Në kësi kushtesh, fituesit-kryetarë në qarqe nuk mund të bëhen garant të përfaqësimit, si të zgjedhur që u është deleguar besimi. Ata pashmangshmërisht kanë për të qenë marifetçinjtë e sapozgjedhur që do të mbijetojnë vetëm mbi kriteret e ndërgjegjes së shitblerjes politike.
Ky proces i pandalshëm ka dëmtuar dhe po vijon të cenojë potencialisht opozitën aktuale politike në vend. Dukuria e parcizimit të saj është një realitet i pohuar dhe vijues. Matanë saj është natyrisht edhe puna që kryejnë oponentët antagonistë brenda partisë së kryetarit të PS-së Rama, si dhe në mënyrën e vet investimi i dukshëm që kryen aleati në qeverisje Ilir Meta. Ky është një variabël i ri korrupsioni që procedohet në marrëdhënien politike dhe realpolitike mes koalicionit qeverisës dhe opozitës amorfe. Të dyja palët janë bërë preferente të akteve dhe aferave mitëmarrëse në nivele përfaqësimi dhe akte zgjedhore. Ky kampion i keqpërdorur shpesh në realitetin politik të vendit, duket se pas zgjedhjeve të 8 majit 2011 përbën një mjet kryesisht jetese dhe mbijetese për koalicionin e djathto-majtist të Shqipërisë së sotme.