E fshehta aritmetike se po t’i zbresësh 20% çmimit të bukës, çmimi i ri do jetë më i ulët zbulohet në klasën e parë të shkollës fillore. Sikur këtë kalkulim ta pretendonte si një gjetje një nxënës i klasës së dytë, ne do të ngrinim pikëpyetje mbi stadin e tij evolutiv. Mirëpo kur këtë e bën kryetari i opozitës politike dhe, për më keq, e afishon si një alternativë ekonomike, gjërat bëhen shqetësuese. Jo prej faktit se niveli logjik i llogarisë është qesharak, por sepse vetë ideja është kokë e këmbë populiste dhe aspak serioze. Saktësisht këtë gjë bëri zoti Rama pardje.
Brenda një tabele ekonomikisht modeste kishte futur disa mallra shporte dhe duke krahasuar çmimet me TVSH dhe pa TVSH, mbërrinte në përfundimin se pa TVSH mallrat kushtonin më lirë. Uau! Kohë më parë, një operacion të tillë aritmetikor e paraqiti edhe sekretarja për çështjet ekonomike në Partinë Socialiste, Mimi Kodheli. Mirëpo e kaluam, me shpresën se ishte vetëm aritmetikë politike dhe jo politikë ekonomike. Paskemi gabuar!Pas daljes së pardjeshme të zotit Rama kuptojmë se zonja Kodheli e paska pasur seriozisht. Për pasojë, zoti Rama nuk ka faj. Ai nuk është ekonomist dhe buon sensi të detyron t’i nënshtrohesh logjikës se tabela e tij, në fakt, është ajo e zonjës Kodheli. Që me fjalë të tjera, do të thotë se grafiku është dispozitivi alternativ që ka opozita për të amortizuar efektet sociale të krizës. I konvertuar në terma politikë, ilustrimi grafik i zotit Rama tingëllon kështu: “nëse ne vijmë në pushtet nesër, mbi pjesën dërrmuese të mallrave kryesorë të konsumit do të heqim ose përgjysmojmë TVSH-në”. Përtej gazit të sinqertë që të shkakton ilustrimi grafik, është koha për të qenë seriozë me konceptin ekonomik antikrizë të opozitës. Për dy arsye themelore.
E para, është arsye ekonomike dhe qëndron, mbi të gjitha, te një kontradiksion vizionesh që bart opozita. Ka gati tre vjet që e kundërshton fort Sali Berishën për uljen e barrës fiskale me arsyetimin se kjo ndikon negativisht në shëndetin e financave publike dhe se instrumenti antikrizë par excellence, sipas saj, është rritja e taksave. Tani, me idenë e heqjes apo përgjysmimit të TVSH-së, nuk bënë gjë tjetër përveçse, parimisht, shkon te formula e Kryeministrit për ta lehtësuar barrën e detyrimeve. Por, me ndryshimin se, mënyra e lehtësimit që ajo ofron, është spekulative dhe populiste. Pikëpamjen e sjelljes së saj me krizën e kanë adoptuar (ose kjo e ka adoptuar, me korrektime) vetëm të majtat ekstreme ish-komuniste dhe të famshmit indignados në luftën e tyre të shpallur kundër tregut. Kurrsesi nuk mendoj se PS-ja është e tillë, por fryma e grafikut të zotit Rama u ngjet deri-diku atyre.
Do të ishte shumë më e sinqertë sikur PS-ja të propozonte publikisht, fjala vjen, frenimin e rritjes së pagave. Padyshim që kjo nuk do të prodhonte konsensus social dhe politik sa heqja e TVSH-së, por do të ishte një sprovë e madhe e kurajës dhe dinjitetit të saj si e majtë moderne. Por hapësirat ku PS-ja mund të ndërhynte janë të shumta. Duke filluar që nga përpunimi i skemës së tatimit progresiv, kontigjencat, reduktimi i investimeve kapitale, ulja e shpenzimeve, hartimi i një ligji të posaçëm për reditometin masiv, përgatitja e një baze të dhënash mbi të ashtuquajturën “familje fiskale” etj. etj. Pra, më mirë një presion agresiv shumëformësh që synon drejtpërdrejt në riekuilibrimin e parametrave macro, sesa një goditje cinike kundër burimit primar të fiskut, siç është TVSH-ja.
Arsyeja e dytë është politike. Duke iu përmbajtur pikëpamjes korrente se kriza përballohet, kryesisht, me një disiplinë fiskale militare, le të konsultojmë pak curriculën e PS-së në këtë sektor. Pak ditë më parë, një nga eksponentët e PS-së kishte identifikuar me të drejtë si problem real të qeverisjes së sotme shthurjen skandaloze të administratës fiskale, gjë që reflektohet në rënien progresive të të ardhurave në buxhet. Mirëpo kjo nuk të lejon që kritikën ta barazosh me alternativën. Aq më pak socialistët duhet ta pretendojnë këtë. Qeveritë e tyre lanë si trashëgimi një mjedis buxhetor të gërryer nga evazioni dhe informaliteti. Nuk është aq e largët koha për ta harruar këtë. Po t’i shtojmë kësaj edhe tablonë e freskët të Bashkisë së Tiranës, ku për 11 vjet disiplina fiskale nuk është se ndryshonte shumë nga ajo arkitektonike, atëherë paqartësitë shtohen. Në këto kushte, do të ishte më e udhës që, para se të ilustronte grafikisht lehtësimin e barrës fiskale përmes heqjes së TVSH-së, PS-ja të paraqiste një skemë të saj për reduktimin e evazionit dhe ndërtimin e një fisku inteligjent. Është kjo një nga gjërat që na duhet urgjentisht për të përballuar sizmën e krizës dhe pastaj tabelat gazmore me aritmetikën e klasës së parë,
100% - 20% = 80%.