Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Skajshmeri

Shkruar nga: Edmond Tupja  
Botuar më: 14 vite më parë

Edmond Tupja
Skajshmeri

Para disa muajsh rubrika ime e zakonshme e se dieles mbante titullin Persiatje per plehrat por e kisha harruar fare kete teme sociale shqetesuese per Tiranen dhe po te mos kisha takuar pardje nje zoteri as do te me shkonte mendja ta trajtoja perseri. Me zoterine ne fjale nuk diskutuam per nje import te mundshem plehrash te huaja teme kjo fort aktuale keto javet e fundit i cili import me duket i neveritshem ne fakt tek ne sot popullsia prodhon aq shume plehra saqe mund edhe ti eksportojme por ja qe qeverise nuk i ka vajtur mendja per kete.

Jo zoteria me shume respekt ma kujtoi persiatjen time per plehrat duke nenvizuar nje hollesi interesante dhe madje domethenese per ne shqiptaret Ne persiatjen time theksoja se shpesh diku prane hyrjes se pallatit ku banojme ndodhen ngjitur dy kazane plehrash por shume shpesh njeri prej tyre ai me afer shkalleve mbushet plot e perplot nga banoret madje pirgu i plehrave derdhet bujarisht edhe jashte tij ndersa tjetri dy pellembe me tutje eshte gjysme bosh.

Risia tek e cila ma terhoqi vemendjen zoteria ishte se qe te nesermen e botimit te persiatjes sime dhe ne ditet ne vazhdim ai kishte vene re se fqinjet e tij te shkalles qe me gjase e kishin lexuar shkrimin tim po i hidhnin plehrat edhe ne kazanin tjeter dy pellembe me larg ai kishte shpresuar se tash e tutje te dy kazanet do te mbusheshin afersisht ne te njejtin nivel dhe plehrat nuk do te binin me jashte tyre mjerisht ishte gabuar sepse nuk vonoi dhe ja kazani me i afert mezi mbushej deri ne gjysme kurse ai dy pellembe me larg mbushej stermbushej dhe ta pret mendja vinte nje cast qe plehrat e rrethonin ate pertoke.

Ky kalim nga njeri kazan ne tjetrin nga njeri skaj ne tjetrin vetem dy pellembe larg mu duk kuptimplote dhe tipik per sjelljen e bashkatdhetareve te mi te nderuar te cilet qendrimet e veprimet e skajshme i kane gati-gati nje natyre te dyte. Kalojme keshtu thuajse te gjithe kjo me ndodh edhe mua por fatmiresisht rralle e me rralle nga njerin ekstrem ne tjetrin nga miqesia e dendur ne armiqesi te deklaruar nga arroganca ne servilizem nga guximi te frika dhe nuk po e vazhdoj me numerimin e ketyre cifteve antonimike.

Fatkeqesisht kete luhatje jo fort te karaktershme por karakteristike te homo albanicus-it si dikur nderrimet e fese me ardhjen e cdo pushtuesi te ri nderrimet e aleancave nderkombetare sipas rrethanave nderrimet e qendrimeve publike ne politike sipas disa interesave vetjake me pasterti te dyshimte morale etj. etj. e deshmon edhe historia por gjithsesi nuk guxoj te hyj cka do te ishte thuajse e paturpshme nga ana ime ne fushen qe levrojne miqte e mi historiane te Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise.

Se fundi nese do te ma lejonte lexuesi i vemendshem dhe i paanshem i kesaj rubrike une do ti jepja vetes te drejten ta interpretoja bipolaritetin e kazaneve te plehrave ne menyre te figurshme nen driten e skajshmerise karakteriale te shqiptarit. Sigurisht kalimi nga njeri skaj ne tjetrin pra edhe nga njeri krah i politikes shqiptare ne krahun e kundert nga e djathta tek e majta nga pozita ne opozite nga e bardha tek e zeza rrjedhimisht nga njera ngjyre tek tjetra cka do te thote edhe nga bluja tek roza rrjedhimisht edhe anasjelltas eshte ne ndergjegjen e gjithsecilit. Shume shqiptare ne moshe madhore e me shendet te plote mendor zgjedhin skajin e tyre meqenese nuk bejne dot si shqiptare qe jane pa nje grime skajshmeri ngaqe me sa duket e kane marre ate me qumeshtin e gjirit.
 
Prandaj le ti hedhin plehrat ne kazanin dy pellembe me larg pastaj pas ca kohesh kur ky te jete mbushur plot e perplot dhe te nise te derdhet le ti kthehen te parit atij vetem dy pellembe me prane por vetem nje gje nuk duhet te harrojne jane ata vete qe e mbushin plot me plehra njerin kazan dhe pastaj pavetedijshem ose paturpesisht turren ta mbushin tjetrin ate qe nderkohe eshte boshatisur pergjysme. Nuk u ve faj diku duhen hedhur plehrat. Edhe ato te ndergjegjes.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama